Burri kërcënon me armë zjarri gruan dhe vajzën në Shkup

Maqedonia

Burri kërcënon me armë zjarri gruan dhe vajzën në Shkup

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Kërcënime me armë zjarri ndaj një gruaje dhe vajzës së saj nga ana e bashkëshortit është paraqitur në Stacionin Policor të Bit Pazarit në Shkup.

Rastin e ka paraqitur motra e gruas së kërcënuar, ndërsa nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Më datë 12.12.2022 në ora 13:30 në Stacionin Policor Bit Pazar, A.Sh (40) nga Shkupi ka raportuar se me datë 12.10.2022 në shtëpinë familjare në rrugën Slavej Planina, S.Sh bashkëshorti i motrës së saj është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar me armë zjarri atë dhe mbesën e saj të mitur”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat