​Maqedoni e Veriut, OEMVP dhe zv.kryeministri Bytyqi bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjellë

Maqedonia

​Maqedoni e Veriut, OEMVP dhe zv.kryeministri Bytyqi bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjellë

Më: 27 janar 2023 Në ora: 15:37
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) ka pritur në takim kryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqin

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) ka pritur në takim kryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqin, me të cilin diskutuan rreth çështjeve aktuale ekonomike të vendit si dhe për mundësitë e tejkalimit të të njëjtave nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë mes institucioneve qeveritare dhe Odës.

Në komikatën për media bëhet e ditur se në këtë takim të zhvilluar në hapësirat e OEMVP-së, se vëmendje e posaçme iu kushtua energjisë, fuqisë punëtore, ndërtimtarisë, doganave si dhe konkurrencës jolojale, nga të cilat kompanitë janë më shumë të prekura, por gjithashtu edhe çështja e hapur e bizneseve të dëmtuara nga vërshimet e 2016 në Hasanbeg të Shkupit.

“Këtë takim e kryesoi Kryetari i OEMVP-së z. Mendi Qyra, ndërsa prezent ishin edhe kryesia e Odës të cilët përfaqësuan grupacionet dhe sektorët ekonomikë të OEMVP-së”, thuhet në komunikatë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat