Ndërroi jetë Goce Kamçev, njëri ndër afaristët më të suksesshëm në Maqedoni

Maqedonia

Ndërroi jetë Goce Kamçev, njëri ndër afaristët më të suksesshëm në Maqedoni

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 18:57
Goce Kamçev

Pas një sëmundje të shkurtër, sot ka ndërruar jetë Goce Kamçev, një nga biznesmenët dhe menaxherët më të suksesshëm në Maqedoni, themelues dhe kryetar i rrjetit të njohur të shitjes me pakicë “KAM Market”, njoftoi korporata “Kamçev Group”.

Goce Kamçev ka lindur më 28 prill 1945 në Shkup dhe rrjedh nga një familje afaristësh. Që nga shkolla e mesme u fokusua në ekonomi dhe më pas vazhdoi shkollimin në Fakultetin Ekonomik në Shkup. Më pas kreu studimet pasuniversitare në fushën e zhvillimit ekonomik.

Kamçev është themelues i disa kompanive në fushën e tregtisë, prodhimit, bujqësisë, hotelierisë dhe patundshmërive.

Kompanitë që ai ndërtoi, të cilat janë pjesë e “Kamçev Group”, aktualisht punësojnë më shumë se 1800 persona dhe kontribuojnë në zhvillimin e gjithë shoqërisë. “KAM” tashmë për të tretin vit është ndër 10 kompanitë më të mëdha në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat