Petrovska dhe Gjurçinovski vizitojnë Gardën Kombëtare të Vermontit

Maqedonia

Petrovska dhe Gjurçinovski vizitojnë Gardën Kombëtare të Vermontit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 11:22
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski gjatë vizitës në Vermont vizituan terrenin stërvitor të Gardës Kombëtare të Vermontit, Ethan Allen, ku ata u pritën nga komandanti i Gardës Kombëtare, Gjeneral Gregory Knight.

“Në terrenin stërvitor Ethan Allen, ministrja Petrovska dhe gjenerali Gjurçinovski patën mundësinë të ndjekin stërvitjen e përbashkët të ushtarëve të Maqedonisë së Veriut nga njësia e Mbrojtjes Atomike Biologjike dhe Kimike dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, të quajtur “Northern Fallout”, që është një tjetër dëshmi e fortë partneriteti dhe bashkëpunimi ndërmjet forcave të armatosura të dy vendeve.

Pas vizitës në terrenin ushtarak, Petrovska dhe Gjurçinovski do të vizitojnë edhe bazën ajrore të Gardës Kombëtare të Vermontit, ku do të priten nga komandanti i krahut, kolonel Daniel Finnegan.

Vizita në bazën ajrore do të përfundojë me ngritjen e avionëve luftarakë F-35 të Gardës Kombëtare Ajrore të Vermontit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat