Arrestohet shkupjani i cili me armë plastike tentoi të grabisë një bastore

Maqedonia

Arrestohet shkupjani i cili me armë plastike tentoi të grabisë një bastore

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 15:45
Policia

Policët e SPB Shkup sot e kanë arrestuar P.J.(32) nga Shkupi për shkak të dyshimit se sot rreth orës 9 ka tentuar të kryejë grabitje në një bastore sportive në fshatin Volkovë.

Nga MPB njoftojnë se tek P.J. u gjet një armë plastike dhe rrobat që kishte përdorur gjatë kryerjes së krimit.

“P.J dyshohet edhe për grabitje të tjera të kryera në zonën e Shkupit.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik kompetent do të bëhet kallëzim penal”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat