Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski është takuar me ministrin Lloga

Maqedonia

Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski është takuar me ministrin Lloga

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka ftuar një drekë jo formale me grupin e punës të cilët hartuan ndryshimet kushtetuese.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Në rrethana jo zyrtare mësohet se në takimin jo formal u diskutua mbi draft-amendamentet e dorëzuara në Qeveri, para se organi ekzekutiv t’i shqyrtojë dhe dorëzojë në Kuvend.

Shërbimet e Qeverisë në rrethana jo zyrtare thanë se sot nuk është paraparë mbledhje e Qeverisë, ndërsa nisma mund të merr dritën jeshile javën e ardhshme, përkatësisht në mbledhjen e së martës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat