Do të analizohet puna e të gjitha universiteteve dhe fakulteteve shtetërore dhe private në Maqedoni

Maqedonia

Do të analizohet puna e të gjitha universiteteve dhe fakulteteve shtetërore dhe private në Maqedoni

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Në seancën e djeshme të qeverisë u formua organi në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, i cili do të analizojë punën e të gjitha universiteteve shtetërore dhe private dhe fakulteteve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, nëse konstatohen mangësi, do t’u jepet një “afat i arsyeshëm” për t’i hequr ato, por nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të mbyllen, përkatësisht do t’u hiqet leja e punës.

“Do të kenë një afat të arsyeshëm për të hequr mangësitë. Ata që nuk do t’i heqin, do të duhet të mbyllen. Të humbasin lejen e punës, të humbin licencën, akreditimin”, tha sot Mickoski, duke theksuar se Qeveria planifikon reforma në arsimin e lartë dhe vendosjen e rendit në institucione.

Siç tha ai, i vjen turp që kolegët jashtë i janë ankuar për problemet që kanë me diplomat e marra “brenda natës” në vendin tonë dhe për këtë, tha ai, nuk mund të lejojë që kjo të ndodhë më.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat