Në qytetin e Kërçovës filloi parkimi me pagesë. Qytetarët që parkoheshin paguanin përmes SMS porosive.
Disa kërkonin ndihmë nga kalimtarët e rastit ose lajmëroheshin në numrin e telefonit në fletushkat informuese që ishin vendosur nëpër vetura.
Qytetarët thanë se është vendim i drejtë dhe nuk është aspak shtrenjtë krahasuar me qytetet tjera të Maqedonisë-së.
Për momentin është duke funksionuar vetëm Zona A në bulevardin e qytetit, ndërsa pritet që këtyre ditëve të fillojnë me punë edhe Zona B dhe C.