DMSH: Zjarr në hyrje të Velesit, ekipet e zjarrfikësve dhe QMK-ja në terren

Maqedonia

DMSH: Zjarr në hyrje të Velesit, ekipet e zjarrfikësve dhe QMK-ja në terren

Më: 29 korrik 2026 Në ora: 19:27
Fotoilustrim

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informon se pasditen e sotme shpërtheu një zjarr në vendin e quajtur “Dorutovec” pranë Velesit, i cili ndodhet pas stacionit të benzinës “Makpetrol”, para hyrjes në Veles nga ana e djathtë e rrugës.

Njoftimi:

“Për shkak të erës së fortë dhe rrezikut të përhapjes së mëtejshme të elementit të zjarrit, drejtuesi i Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, aktivizoi dy avionë të tipit “er traktor” në pronësi të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në terren aktualisht po veprojnë ekipe të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve (TPPE) Veles. Në përballimin e zjarrit janë angazhuar 6 zjarrfikës me dy mjete zjarrfikëse'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat