Kosova duhet të shkojë në zgjedhje për të bërë zgjidhje

Opinione

Kosova duhet të shkojë në zgjedhje për të bërë zgjidhje

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:03
Skënder S.Kapiti

Kur demokracia zgjedh keq, kur demokracia keqfunksionon, kur demokracia i rrëmbehet popullit,  kur demokracia maninipulon dhe deformon vullnetin dhe legjitimitetin popullor atëhere  vetë kjo lloj demokracie është bërë problem i cili  kërkon zgjidhje.

Dhe zgjidhjet në demokraci  bëhen  me ligj dhe me zgjedhje të lira e demokratike, të shpeshta, por edhe të parakohshme.

Në realitetin politik ku ndodhet sot Kosova demokracia ka devijuar dhe vullneti i pakicës, pra  legjitimiteti parlamentar  ka sfiduar  legjitimitetin e madh popullor, pasi de fakto kemi nje qeveri jolegjitime e instaluar si rezultat i një puci e matrapazllëku politik, pra kemi nje qeverisje jolegjitime por edhe as te aftë politikisht për t’u pëballur me sfidat ku ndodhet sot Kosova.

Tani po vjen  koha që të zgjidhet Presidenti  i Kosovës nga parlamenti, por nga cili parlament, nga ky që i dha mandatin për qeverisje humbësve të zgjedhjeve, që do të thotë se ky parlament na e paska të drejtën që të zgjedhë edhe presidentin. Gjë që do ta dyfishonte antilegjitimitetin referendar e zgjedhor popullor të zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. Prandaj zgjidhja më e mirë është që të flasë demokracia e lirë zgjedhore, verdikti popullor. Pra, zgjidhjen e japin vetëm zgjedhjet e lira dhe demokratike , prej të cilave vijne  edhe parlamenti, edhe qeveria, edhe presidenti legjitim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat