Serbia në Kosovë ishte ardhacake, vrasëse, okupuese dhe grabitëse

Opinione

Serbia në Kosovë ishte ardhacake, vrasëse, okupuese dhe grabitëse

Nga: Rexhep Torte Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 14:31
Rexhep Torte

Ti dalim zot Kosovës, ta mbrojmë Kosovën dhe pasuritë e saj, nga hajnitë dhe tradhëtitë nga brenda dhe jashtë Kosovës.

Kosova është autoktone dhe e pasur, ndësa Serbia ardhacake, vrasëse dhe e leckosur.

Shqiptarët e shumëvuajtur të Kosovës nuk i kanë merituar udheheqësit kaqë të papërgjegjshëm të derisotëm në 21 vitet e kaluara në liri dhe pavarësi.

Kosova me tërë resurset e saj nëntokësore vlen 500 miliardë dollarë,ndërsa Serbia me tërë resurset e saj vlen 200 miliardë dollarë, shkruan në vlerësimin e CIA-s, me titull “Dokumentet e CIA-s sqarojnë pse serbët janë kaqë të interesuar për Kosvën”, botuar në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 26 nëntor 2020.

Kjo e zbulon dinakërinë dhe këmbëngulësinë e Serbisë në dialogun Kosovë-Serbi që synon arritjen e një kompromisi, edhe pse Serbia në Kosovë është ardhacake, agresore gjenocidale e vrasëse dhe e dëbuar nga Kosova në vitin 1999 nga bombardimet e NATO-s dhe nga luftëtarët e UÇK-së që luftonin për lirinë dhe mbronin nderin dhe pragun e shtëpisë.

Kjo zbulon pafytyrësinë dhe mosangazhimin e udhëheqësve të derisotëm të Kosovës, të cilët në vend që ta forconin drejtësinë dhe shtetin e Kosovës, u kapërn në vallen e hajnisë, pasurimit të paligjshëm, korrupsionit dhe nëpotizmit, duke ia humbur shpresat rinisë së mrekullueshme kosovare.

Kjo zbulon gabimin e pafalshëm të udhëheqësve të derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi, që pranuan të hyjnë në dialog me Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse, pa kërkuar Serbia falje publike për krimet e kryera në Kosovë.

Pa e zbardhur Serbia fatin e personave të pagjetur të rrëmbyer në Kosovë.

Pa i nxjerrë Serbia para drejtësisë kriminelër serbë që i kryen krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Pa u themeluar Gjykata Speciale e Hagës në Serbi.

Pa e pranuar Serbia reparacionin e dëmevë që i shkaktoi në Kosovë në agresionin gjenocisal e vrasës në Kosovë në vitet 1998/99.

Avdullah Hoti, kryeministri i Kosovës më datë 27 nëntor 2020, deklaroi se, “Unë nuk do të jap dorëheqje, sepse e debllokova dialogun Kosovë-Serbi dhe jam duke punuar për rimëkëmbjen ekonomike. Për zgjedhjen e presidentit, o do të merren vesh partitë politike, o do shkojmë në zgjedhje të reja”.

Kjo deklaratë e Avdullah Hotit është tejet skandaloze dhe prepotente, kur kemi parasysh zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe jashtë saj.

E para, për arsye se Qeveria e Avdullah Hotit erdhi përmes komplotit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.

E dyta, Avdullah Hoti do ta nderonte veten dhe Kosovën duke mos pranuar fare të ulet e të dialogojë me kriminelin Aleksandër Vuçiq, pa kërkuar Serbia falje publike për krimet e ryera në Kosovë.

Pa e zbardhur Serbia fatin e personave të pagjetur të rrëmbyer në Kosovë.

Pa i treguar serbia vendodhjen e varrezave masive ku janë varrosur mijëra shqiptarë të vrasë e të masakruar nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, dhe pa i treguar Serbia hekuranat ku janë djegur trupat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar në Kosovë.

Pa i nxjerrë Serbia para drejtësisë kriminelët serbë për krimet e kryera në Kosovë.

Pa u themeluar edhe në Serbi Gjykata Speciale në Hagë për Krimet e Luftës.

Pa e pranuar Serbia reparacionin për dëmet shkatërruese që i kreu na Kosovë gjatë agresionit gjenocidal 1998/99.

E treta, Avdullah Hoti, nuk duhej ta vazhdonte dialogun Kosovë-Serbi i manipuluar nga administrata e Donald Trump, meemisarin Richard Grenell me prejardhje serbe dhe me Mathev Palmer, dhëndërin e Beogradit.

E katërta, Avdullah Hoti nuk duhej ta vazhdonte dialogun Kosovë-Serbi me emisarët e BE-së, Josep Borell dhe Morislav Lajçak, që vijnë nga shtet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe që janë proserbë të dëshmuar.

Nuk duhej ta vazhdonte dialogun Kosovë-Serbi pa patur një konsensus të brendshëm politik në Kosovë, dhe pa patur një platformë për ecurinë e dialogut të miratuar në Parlamentin e Kosovës.

Nuk duhej ta vazhdojnte dialogun me një ekip kaqë të dobët negocues si mostra e Skender Hysenit.

Nuk duhej ta vazhdonte dialogun në kohën kur Serbia agresore gjenocidale e vrasëse po e kushtëzon, po e shantazhon po e kërcënon Kosovën.

Nuk duhej ta vazhdonte dialogun në kohën kur Serbia është duke e okupuar veriun e Kosovës me kolonitë e ndërtuara me shtëpi të reja dhe të mobiluara, duke vendosur serbë që asnjëherë nuk kanë banuar në Kosovë.

Nuk duhej ta vazhdonte dialogun me kriminelin Aleksandër Vuçiq, i cili në vazhdimësi e poshtëron duke i thënë Avdullah Hotit që të mos e përdorën termin dy shtetet.

Nuk duhej ta vazhdonte dialogun me diktatin e Serbisë dhe të asnjë ndërmjetësuesi nga jashtë që me dialog të arrihet një komprmis.

Serbia është e ngjitur për muri dhe dialogu duhet zhvilluar vetëm më nje pikë të rendit të ditës, vetëm për njohje të ndërsjellë Kosovë- Serbi.

Termi kompromis është kryekëput në favor të Serbisë dhe të serbëve ardhacakë, vrasës dhe të leckosur të cilët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6-të nga Kaukazi i largët.

Termi Kompromis i favorizon Serbinë dhe serbët që të krijojnë Asociacionin e komunave Serbe në Kosovë.

Termi kompromis i favorizon Sebinë dhe serbët që ta zyrtarizojnë administrimin nga Beogradi të kishave, manastireve dhe patriarkanave në Kosovë, të cilat fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqipare të cilat Serbia i ka okupuar, ndryshuar dhe përvetësiuar.

Termi kompromis i favorizon Serbinë dhe serbët që të arrijnë të kenë hise në resurset nëntokësore dhe sipërfaqësore tëKosovës.

Termi m Kompromis i favorizon Serbinë dhe serbët që të arrijnë ta dobësojnë Kosovën dhe ta bëjnë shtet jofunksional të varur nga serbia.

Kosova duhet t’i thotë stop njëherë e përgjithmonë pozicionit të këtillë në favor të Serbisë dhe serbëve.

Ky 28 nëntor dhe kjo Ditë e Flamurit Kombëtar Shqiptar e vitit 2020, le të shërbejë për një BESA-BESË kosovare e mbarëshqiptare, jo për ego të sëmura personale, apo për interesa të ngushta partiake, por për të mirën Kosovare dhe mbarëshqiptare, për t’i dalë zot Kosovës martire e krenare.

Ky 28 nëntor dhe kjo Ditë e Flamurit Kombëtar Shqiptar le të shërbejë për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, që populli me votën e lirë t’i zgjedhën idhehëqësit më meritorë për ta çuar para Kosovën dhe për t’ua ëmbëlsuar plagët shqiptarëve të Kosovës

Joe Biden president i SHBA-ve është ugur i shkëlqyer dhe shpresë e madhe për Kosovën dhe popullin shqiptar.

Joe Biden do të dijë ta mbrojë më mirë Kosovën në të drejtën e saj, nëse edhe në Kosovë mbahen zgjedhje të reja parlamentare dhe zgjidhen udhëheqësit dinjitozë, të ndershëm dhe të pakorruptuar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat