Pyetje për Baton Haxhiun: Kush ia kishte dëftuar emrin e dëshmitarit të mbrojtur? Në cilin restaurant në Dukagjin...

Opinione

Pyetje për Baton Haxhiun: Kush ia kishte dëftuar emrin e dëshmitarit të mbrojtur? Në cilin restaurant në Dukagjin...

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 28 nëntor 2020 Në ora: 19:37
Baton Haxhiu, Astrit Haraqija dhe Bajrush Morina

Gjykata ndërkombëtare në Hagë dhe dëshmitarët e (pa) mbrojtur, presionet, zhdukjet fizike të tyre brenda dhe jashtë Kosove... Një kronologji ngjarjesh nga viti 2002.

Gjatë çështjes gjyqësore kundër Ramush Haradinajt, një dëshmitar u gjet i vdekur, i cili, sipas hetimit zyrtar, ishte rezultat i një aksident me makinë.

GKND-ja në vitin 2005 dënoi Beqa Beqaj, i afërmi i një prej njerëzve të akuzuar të UÇK-së, me katër muaj burg për shkak se ai ndërhyri tek dy dëshmitarë, duke kërkuar që ata të tërhiqnin dëshmitë në rastin kundër Limajt.

Zëvendës kryeadministratori i Kosovës Stiven Shuk, ndaj të cilit ishin zhvilluar hetime për lidhjet e tij me liderët e Kosovës, është larguar nga Kosova, pasi i është thënë se kontrata e tij nuk do të ripërtërihet.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Stiven Shuk mandati i të cilit në Kosovë zyrtarisht përfundon më 31 dhjetor 2007, nuk do të ftohet të shërbejë në mision, i tha agjencisë Asossieted Pres një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, që ka kërkuar të mbetet anonim.

Ky zyrtar nuk e ka treguar arsyen se përse nga zoti Shuk është kërkuar të largohet dhe po ashtu nuk ka dhënë detaje të hetimit nga ana e zyrës së Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrje.

Më vonë Stiven Shuku nga zëvendës administrator pasi e humbi vendin për shkak të mos zgjatjes së mandatit, kaloi në këshilltar të Ramush Haradinajt.

Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë kishte ngritur padi kundër Baton Haxhiut, publicist, nën akuzën se ka zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur (N.R). Siç bëhet e ditur, Baton Haxhiu ka zbuluar identitetin e një dëshmitari në një artikull të botuar në gazetën “Express” në Prishtinë në vitin 2007.

Baton Haxhiu, ish-redaktor në Kosovë, u dënua në v.2008 gjithashtu nga GJND-ja për nxjerrje të emrit të një dëshmitari të mbrojtur me 2007 në gazetën Express dhe u gjobit me 7000 euro.

Haxhiu, sipas akuzës, ka pasur njohuri për identitetin e dëshmitarit dhe më pas e ka publikuar emrin e tij në gazetë.

Prokuroria kishte kërkuar që Haxhiu të dënohet me 15.000 euro

Tribunali kishte ngritur padinë ndaj Haxhiut më 1 prill, derisa ajo ishte bërë publike më 20 maj të vitit 2008.

Gjatë paraqitjes së tij të parë, Haxhiu kishte thënë se është i pafajshëm dhe se "identiteti i dëshmitarit veç ka qenë i ditur".

Pyetje për Baton Haxhiun?

Kush ja kishte dëftuar emrin e dëshmitarit të mbrojtur dhe ku?

Në cilin restaurant në Dukagjin ishin takuar “Grupi i mbrojtjes”?

A mos ishin këta persona që ja kishin treguar emrin e dëshmitarit të mbrojtur:

Stiven Shuku zëvendës administratori i UNMIK-ut, Astrit Haraqia Ministër i kulturës, Gëzim Kasapolli apo ndonjë tjetër person që unë s’kam njohuri.

Pse e publikoi emrin e dëshmitarit të mbrojtur kur ishte i njoftuar se përbënte shkelje ligjore apo vepër penale të sanksionuara sipas ligjit në fuqi të GJND-së?

Në vitin 2008, GJND-ja dënoi Astrit Haraqin, një ministër kulture në Kosovë, për shkak se ndërhyri në administrimin e drejtësisë duke i bërë presion një dëshmitari të mbrojtur (N.R) që të mos dëshmonte për prokurorinë në gjyqin e Haradinajt u dënua me disa muaj burg duke qëndruar në burgun e Hagës në Scheëeningen.

Në takimin me “Grupin e mbrojtjes” që kishte Astrit Haraqia pas marrjes së informatës dhe pyetjes se kush mund ta ndal këtë dëshmitar të mbrojtur.

Haraqia lajmërohet se ai mund ta kryej këtë detyrë dhe se ka pas kontakte me epror ushtarak gjatë hyrjes në Kosovë, njihen mirë me dëshmitarin e mbrojtur, edhe pse asnjëherit s´ishte takuar me te dhe nuk njiheshin fare, kjo ishte një gënjeshtër e kulluar nga ana e Astrit Haraqisë i cili e lansoi para grupit për tu treguar i gjithmundshëm.

Për realizimin e këtij qëllimi apo kryerjen e kësaj detyre përzgjodhi Bajrush Morinën duke e shfrytëzuar atë për miqësinë që kishte Bajrushi me dëshmitarin e mbrojtur (N.R)

Anomalia e gjithë kësaj odiseade është se ky, pra Astrit Haraqia e kishte keqpërdor familjen Rugova sepse porosia e tij dërguar përmes Bajrush Morinës (Bedelit) ishte: “Në emër të familjes Rugova”. Me këtë kishte bërë një gabim të pa falshëm duke keqpërdor familjen Rugova e cila s´kishte lidhje me rastin në fjalë dhe shfrytëzuar Bajrush Morinën për ta arritur qëllimin e tij dhe treguar para “Grupit të mbrojtjes” se është i gjithanshëm dhe mundet të bëj çka të dojë.

I dënuar ishte edhe Bajrush Morina, të cilit ju kishte bërë të ditur se mos të udhëtoje në një vend të Evropës për ta takuar dëshmitarin e mbrojtur (N.R).

Edhe pse ju kishte tërhequr vërejtja Bajrushit për ta ndërprerë udhëtimin, ky me këmbëngulje insistoi për tu takuar, sepse kështu kishte marr urdhër nga ministri Haraqia.

Gjykimi i Bajrush Morinës në Hagë nga ana e dëshmitarit të mbrojtur (N.R) ndërroj kahje kur dëshmitari i mbrojtur u kthye kundër gjyqtarit dhe prokurorit, sepse ishte i bindur se Bajrushi ishte dërguar si sekser nga ana e Haraqisë dhe s´kishte të bëjë me ndërhyrje personale./ Vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat