Fermeret e mjedrës të Kosovës të zhgënjyer nga Qeverie e Bujqësisë

Opinione

Fermeret e mjedrës të Kosovës të zhgënjyer nga Qeverie e Bujqësisë

Nga: Ali Hertica Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:42
Ekrem Rrahmani

Ekrem Rrahmani mendon se fitimet nga kultivimi i saj do të rriten dhe planifikoi që ta zgjerojë sipërfaqen me mjedra. Djersa ime dhe e familjes është më e rëndesishme dhe e vlefshme se parfumi i zyrtarëve të Agjencionit të Pagesave ne Ministrnsë e Bujqësisë. Kam punuar dite e nate familjarisht, pa u ndalur kurr qe te fitoje me djerse e hallall, ndersa ne aplikimin qe kam per per subvencione pran Ministrise se Bujqesise, te Agjencioni i Pagesave, pa te drejte ligjore mi kane larguar 5000 kg rendiment mjeder, nga 11400 kg qe i kam dorezuar ne pike grumbuluese, te deshmuara me pagesa permes transferit bankar, te cilat deshmohen edhe me dokumente percjellese eksporti per ne vendet e BE-se.

Le te dijne zyrtaret e Ministrise se Bujqesise se pozitat qe i kane nuk i kane te trasheguara, por i kane ne sherbim te fermereve. Jemi ne organizim me fermer nga e gjithe Kosova, per te ja japur nje pergjigje te merituar hajnave te Ministrise se Bujqesise (kerkim falje per shume zyrtar te ndershem te kesaj ministrie) REAGIM nga Shoqata Nacionale e Mjedrave ‘Mjedra e Kosovës’ ndaj padrejtësive që po ju bëhen fermerëve punëtor të mjedrës në ndarje të subvencioneve nga Agjencioni i Pagesave pran Ministrisë së Bujqësisë

Viti 2020 ishte padyshim vit i mjedrës, çmimet e larta, kthimi i interesimit të fermerëve që të mbjellin mjedër, kërkesat jashtëzakonisht të larta nga vendet e BE-së për mjedrën e Kosovës, fillimi i eksportimit të mjedrës së freskët etj.

Gjëja më e quditshme dhe jokorrekte që ka ndodhur ditëve të fundit është maltretimi i fermerëve të mjedrës gjatë aplikimit për subvencione nga Agjencioni i Pagesave pran Ministrisë së Bujqësisë. Siç e dijmë në vitin 2020, fermerët për 1 kg mjedër mbështeten me 12 cent (+4 cent/kg për pandemi =16 cent/kg), dhe pragu minimal për të fituar të drejtën për të aplikuar për subvencione për vitin 2020 ka qenë 1200 kg.

Shumë fermer për dhjetra kilogram nuk e kanë mbërri pragun prej 1200 kg për sipërfaqen e tyre, të cilët janë larguar nga skema e subvencioneve, që për zyrtarët e Agjencionit të pagesave është çdo gjë në rregull ndërsa shumë fermerë të tjerë kanë vjelë rendimente shumë të larta për njësi sipërfaqeje, të cilët në mënyrë të padrejtë dhe pa ndonjë bazë ligjore ju është zvogëluar rendimenti gjatë aplikimit dhe Ju është caktuar rendimenti në bazë të kriteriumeve të tyre. Pra kjo është një lojë jo korrekte ndaj shtresës më puntore në Kosovë që janë fermerët. Rendimentet e mjedrës për ha në Kosovë dhe Evropë mund të jenë nga 0 kg – 25.000 kg për ha, varësisht prej favoreve klimatike dhe punës që e bënë fermeri.

Subvencionimi në bazë të kilogramëve është bërë që të përkrahen fermerët punëtor, dhe të evitohen keqpërdorimet, dhe jo të trajtohen në këtë mënyrë duke Ju zvogëluar bereqeti të cilin e kanë mbërri me mund gjatë ditëve të nxehta të verës.

Ndërsa fermerëve të dëmtuar Ju njoftojmë që Shoqata Nacionale e Mjedrave ‘Mjedra e Kosovës’ që do të bëjmë qmos për të drejtat të cilat Ju takojnë me ligj.

Në ditët në vijim do të kërkojmë takim me ministrin e Bujqësisë, z. Besian Mustafa për të qartësuar padrejtësinë që është duke Ju bërë fermerëve punëtor të mjedrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat