Rama ik, ik sa më shpejt e kurrë mos u kthefsh!

Opinione

Rama ik, ik sa më shpejt e kurrë mos u kthefsh!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:51
Sulejman Mehazi

Pasi Vuçiqi i Serbisë qenka më i vlefshëm sesa traumat, streset, tensionet psiko-fizeke të vëllezërve kosovarë, pasi miqësia dashurore është më e madhe me serbët sesa me popullin shqiptar të Kosovës, atëherë, Rama ik, sa më shpejt, kah sytë këmbët e kurrë mos u kthefshi!

Po ti a me qëllim lidhesh me Serbinë për inat të popullit shqiptar të Kosovës?

Me Vuçiqin e Millosheviqit lepe-peqe, kurse kur të erdhi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para disa muajve në Tiranë nuk e morët në dorë, tani kur ju erdhi kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, pa nam e pa nishan ikët në birë të miut.

A me qëllim "pobratoheni" me Vuçiqin për të hidhëruar popullin shqiptar të Kosovës?.

O Edi Rama i Shqipërisë, a nuk sheh se të gjitha shtetet rreth e përqark Serbisë që kanë detëra në dorë se marrin Serbinë, a ty kup e glub me infrastrukturë të gatshme, me autostrada të ndërtuara për mrekulli ia jep të gatshme Vuçiqit detin. Shikoni ç'do të bëjë kryeministri i Shqipërisë Rama?

Do ta bëjë Serbinë me det e të lë Kosovën pa det e më një anë.

O Edi Rama i Shqipërisë, a s'vë re kah jeni duke lëvizur e shkuar, mediat serbe, gazetat, portalet me komentet e tyre të kanë shpallur "srpski patriot" (patriot serb)

Jo, jo i nderuar kryeministër, natyrshmëria e gjakut, gjuhës e kombit  nuk të lejon t'ia kthesh shpinën Kosovës e të lidhesh me Serbinë, të jeni të bindur se do turpëroheni  z. Edi Rama, kujdes se edhe vet Zoti është kundër masakrave serbe në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat