Çka po i thotë Dema Kadrisë – a ja din renin burrnisë...

Opinione

Çka po i thotë Dema Kadrisë – a ja din renin burrnisë...

Nga: Luz Tomaj Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 10:30
Luz Tomaj

Fjalët e moqme nuk jan trillime, janë fjalë të urta, të vërteta dhe e kan domethënjen, kuptimin e plotë dhe autentike. Folklori shqipëtar është mjaft I pasur dhe e argumenton urtin, bujarin dhe përkushtimin kombëtar. Për ruajtjen dhe ardhmerin e këti thesari u angazhua dhe kontriboi miku I im personal I madhi Anton Çeta.

Më erdhi në mend edhe kjo - çka po I thot Dema Kadris – a ia din rendin burrërisë. Kadriu ishte përgjegj - ia kam dit dhe ia di. Kjo dhe shum fjalë të tjera janë folë, janë përserit nga gjenerata në gjenerat, ndonse ato gjenerata, kryesisht kanë qenë autodidakte. Por, rrespektimi, sinçeriteti dhe përkushtimi gjithnji ka qenë prezent. Askush nuk ka rrah gjoks, nuk ka pretenduar se është më I urti por populli e ka kuptuar e ka rrespektuar të urtin.

E SOT

E kam fjalen për shtresen politike. Arsimimi funkcionon por e thonin edhe këtë se shkolla ndihmon por nuk e bën njeriun njeri.

Kur ishte më se e nevojshme, në ditet më kritike për popullin shqipëtar, sëpaku në Kosovë, e filloi aktivitetin IBRAHIM RUGOVA, për ruajtjen e popullit, për hapjen e rrugës për ardhmerin e Kosoves, madje në kushtet që ishin prezente, e vuri koke nën gërshër, I kanosej rreziku për jeten e tij por nuk u ndal. Pata fatin që edhe atë figurë kombëtare, e njoftova, askund tjeter por në zyren e Anton Çetes. Është e tepert të flitet për atë figurë nga se flet, për ata që kan mend në kokë, veprimtarija e tij.

Në traditen e kultures shqipëtare, (edhe pse ka patur ndonji tentativë) nuk ka ndodhë që dikush të eliminon diken në mënyrë që ta zën ballin e axhakut. Kjo ndodhi në Kosovë. Thuaja të gjitha subjektet politike, të cilat u formuan pas LDK, Rugoven dhe LDK-n nuk donin ti shofin me sy dhe, pretendonin me e grabit bajraktarllakun. Për të qenë e keqëja më e madhe, me kalimin e kohes, me ndryshime në struktura, edhe vet LDK-ja doli nga binarët.

Që nga shpallja e pavarsisë, shtetëformimi I kosoves nuk u rrumbullaksua, nuk ndodhi asnji sukses në proceset politiko-shtetërore, edhe asnji levizje në aspektin e zhvillimit ekonomik, vite me rradhë nuk ka ndodh donji njohje e re e shtetit të Kosoves, në aspektin e afrimit gjithkombëtar as mos të flasim. Komunikimi në mes shteteve shqipëtare nuk I përngjan komunikimit konstruktiv ndërshtetëror, bëhet përzgjedhja e bashkbiseduesit por jo edhe institucioneve. Shkoi Hashimi,” Rama nuk ka me ken të bisedon nga Kosova”.

Tani në Kosovë lindin Qeveri pas Qeverisë. A jeni në gjendje me kuptuar, ju shtresa politike, ju liderët e subjekteve politike, të gjitha këto të meta, këto marrëzira janë pasoj e korruptimit të juaj, a iu shkon mendja donji herë te populli I shkret. Për zhvillim as që mund të flitet, por mbajtja e shtetit gjindet në tunel dhe nuk shifet drita.

POPULL

Që nga fillimi, shtresat politike siellen si kali rreth mullarit, kryesisht, që nga fillimi, në pozita të liderëve vetëm ndrrohen figurat e njejta - Hashimi, Isa, Ramushi... Mjaft more ma, ia mbyllet perspektiven

shtetit, populli nuk shef dritë ndërsa juve personalisht mjaft jeni pasuruar dhe shpresoj se nji ditë, gjërat do të dalin për ledinë

Personalisht jam mjaft kokëfort por gjithnji jam shpreh se subjektet I simpatizoi ose I urrej, varsishtë nga kontributet. Mjerisht, nuk e simpatizoi asnji subjekt, nga se nuk kontribuat. Më mbetet shpresë në LVV. Te gjitha subjektet tjera, thjeshtë, e urreni LVV-n. Besoj se edhe populli e ka kuptuar. Mendoj se, tani për tani, vetëm aty shifet nji sinçeritet dhe shpresë për të miren e shtetit, poplullit.

U.D. së Presidentit, posti I përkohëshëm I erdhi pa pritë pa kujtu. Thua se u bë nami, Ises dhe të tjerve gadi iu ra pika. Tani e mbaj bindjen se, shtresa e korruptuar, e ka frigen nga individi apo subjekti I cili premton ndryshime pozitive. Shpresoj se populli e ka kuptuar këtë. Gjindemi para zgjedhjeve dhe është koha e duhur që çdo qytetar të mendon për të miren e shtetit, popullit por jo për subjektin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat