Peshkopi orthodoks serb Irinej Buloviq, e kërcënon pavarësinë e Kosovës

Opinione

Peshkopi orthodoks serb Irinej Buloviq, e kërcënon pavarësinë e Kosovës

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 3 janar 2021 Në ora: 13:37
Irinej Buloviq

Serbinë nga faqja e dheut do ta zhdukën Zoti për shkak të mëkateve që Serbia i ka bërë dhe po i bën ndaj shqiptarëve, për shkak të mëkateve që po i bën edhe Kisha Orthodokse Serbe, duke e dëgjuar djallin për kryerjen e krimeve, dhe jo Zotin që urdhëron në paqe, mirësi dhe mëshirë.

O Peshkop Irinej Buloviq, Ju dhe tërë klerikër e Kishës Orthodokse Serbe besimin fetar e keni kuptuar krejtësisht gabimisht dhe mbrapsht.

Ju klerikët e Kishës Orthodokse Serbe jeni duke jetuar me haram, me tokën, gjakun dhe vuajtjet e shqiptarëve.

Ju klerikët e Kishës Orthodokse Serbe nuk e fisnikëroni shpirtin e serbëve, nuk i edukoni serbët për paqe, mirësi dhe mëshirë, por përkundrazi i nxitni për luftëra dhe grabitje të pasurisë së shqiptarëve.

Pas të gjitha krimeve mizorive shtazarake që Serbia i kreu në Kosovë në agresionin gjenocidal e vrasës në vitet 1998/99, nga asnjë klerik i Kishës Orthodokse Serbe nuk dëgjuam as edhe një fjalë dënimi, pendimi apo mëshire për tërë aro krime, vrasje masakra, dhunime e rrëmbime, që serbët i kryen në Kosovë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, e që ishte obligimi i Juaj parësor i edukimit shpirtëror, nëse me të vërtetë besoni në Zot.

Ju klerikët e Kishës Orthodokse Serbe nëse vërtet besoni në Zot, duhet të jeni të parët që ta tregoni vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar në serbi për t’i fshehur krimet.

Ju klerikët e Kishës Orthodokse Serbe, nëse vërtët besoni në Zot, duhet të jeni të parët që t’i tregoni hekuranat në Serbi ku janë djegur në mënyrë mizore trupat e mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm të vrare e të masakruar në Kosovë e të transportuar e të djegur në Serbi për t’i fshehur krimet.

Ju klerikët e Kishës Orthodokse Serbe, kujtojeni Zotin, dhe mos nxitini urrejtje dhe luftëra kundër shqiptarëve, sepse edhe në jetën e përtejme vendin e keni në Xhehenem.

O Peshkop Irinej Buloviq, Ju po e ndiqni rrugën e Patriarkut Irinej dhe Peshkopit Amfilohije, të cilët i zuri mallkimi i Kosovës dhe dënimi i Zotit, duke ndëruar jetë në vitin 2020 nga COVID-19.

Serbia mbetet kanceri i Ballkanit, e etshme për konflikte, luftëra, vrasje, masakra, dëbime dhe okupime të trojeve shqiptare për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë.

Në historinë e Serbisë dhe të serbëve të ardhur në Ballkan në shkullin e 6-të nga Kaukazi, nuk mund të gjesh asnjë periudhë historike pa luftëra dhe pa sulme ndaj popujve autoktonë për tua okupuar trojet, dhe më së shumti kanë pësuar shqiptarët.

Serbia dhe serbët me të njejtin opsion të luftës jetojnë edhe sot në shekullin e 21, kur tërë Ballkani bën përpjekje dhe është angazhuar për forcimin e paqes dhe të sigurisë.

Në Serbi për fat të keq për opsionin e luftës dhe të hegjemonisë janë bërë sëbashku edhe udhëheqësit fetarë të Kishës Orthodokse Serbe edhe udhëheqësit shtetërorë të Serbisë.

Patriarku Irinej i Kishës Orthodokse Serbe, tërë jetën e tij e kaloi si luftënxitës ndaj shqiptareve dhe Kosovës.

Peshkopi Amfilohije, i Kishës Orthodokse Serbe në Mal Të Zi, më 20 tetor 2020, në një fjalim të tij deklaroi se, “ Me luftë ta rikthejmë Kosovën. Do të kthehemi në Kosovë, është toka jonë. Ajo Ushtri është e përkohshme, do ta shuajmë”.

O Peshkop Irinej Buloviq, me datë 31 dhjetor 2020 në një intervistë për “Peçat” deklaruat se, “Nëse pajtohemi që të na e marrin Kosovën, Serbia do të zhduket nga faqja e dheut. Kosova është djepi i Serbisë. Kosova është zemra e Serbisë. Serbia është e përcaktuar për Kosovën, ne do ta mbajmë atë gjithë kohën. Kush tenton ta merr Kosovën, tenton ta merr Serbinë. Është e qartë se ai që dëshiron të na e merr një pjesë të territorit . Ai dëshiron gjithçka tonën. Kosova Është thesari shpirtëror që ne kemi trashëguar në faltoret tona kudo që jemi populli serb, besimi që kemi me përpjekjet tona , të gjithë ne si një komunitet lirisht dhe pa frikë mbrojmë atë që ata duan të na e marrin. Kosova mund të rrëmbehet, të pushtohet siç është sot. Ne e japim atë. Sepse ajo që adhurohet humbet përgjithmonë, dhe ajo që merret me forcë një ditë do të kthehet”, Informoi “Bota Sot” në WEB faqen e saj të datës 31 dhjetor 2020.

O Peshkop Irinej Buloviq, mos e mashtroni veten, as popullin serb dhe as të rinjtë serbë, sepse të dhënat historike flasin, por edhe Ju e dini fort mirë se serbët në Ballkan kanë ardhur nga Kaukazi, dhe mos gënjeni.

Vendlindjen, oigjinën dhe identitetin e serbëve duhet t’i kërkoni në Kaukaz, e jo në Kosovë.

Në Kosovë nuk ekziston asgjë serbe. Tërë ato që pretendoni se janë serbe, janë puro shqiptare, dhe se i keni okupuar, rrëmbyer dhe përvetësuar me forcë.

Kosova është denbabaden shqiptare dhe e larë me gjakun e shqiptarëve.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare të cilat serbët i kanë pushtuar, ndryshuar dhe përvetësuar. Për këtë ekzistojnë prova bindëse që i mbani të fshehura në arkivat kishtare.

O Peshkop Irinej Buloviq, mos e mashtroni veten, sepse historia e serbëve mbështetet vetëm në mitologji dhe gënjeshtra.

Image
Kjo hartë e Enciklopesisë Ruse e vitit 1817, ku Serbia figuron si një shtet i vogël përreth Beogradit, flet qartë se Serbia është zgjeruar duke vrarë, masakruar dhe dëbuar shqiptarët.

Si është e mundur që nje Serbi aq e vogël siç e tregon harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, të ketë luftuar kundër Perandorisë Osmane në vitin 1389?!

O Peshkop Irinej Buloviq, shqiptarët historikisht kanë jetuar gjer përtej Nishi, mirëpo serbët ardhacakë i kanë zgjeruar kufijtë e Serbisë me luftëra të pëgjakshme, me vrasje e masakra duke i dëbuar shqiptarët nga trojet shqiptare.

Nuk ekziston s edhe një pëllëmbë tokë e huaj që të jetë pushtuar nga shqiptarët.

Shqiptarët janë populli më i vjetër autokton, me identitet, gjuhë e kulturë më të pastër në Ballkan, dhe se shqiptarët janë kombi më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan.

Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”, paraqet protestën e tij si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm.

Siç shkruan ky shkrimtar hebre në këtë libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich asokohe me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

Po Ju paraqesim disa fragmente nga ky libër ku pasqyrohen mizoritë barbare serbe ndaj shqiptarëve.

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlich i përshkruan si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushtria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër.

O Peshkop Irinej Buloviq, , po Jua kujtojmë se vetëm në fund të shekullit të 20-të Serbia filloi dhe kreu lutëra gjenocidale në Kroaci, Bosnje e Hercegocinë dhe në Kosovë, duke bërë gjenocide trishtuese, duke vrarë, masakruar e dhunuar me mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm.

Në agresionin gjenocidal që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë dhe masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmije duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunuan në mënyrën më shtazarake e makabëre 20 mijë femra shqiptare.

Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve.

Ja edhe disa nga rrëfimet autentike nga libri me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara në Koasovë gjatë luftës 1998/99” i autores kosovare Luljeta Selimi.

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

Pas të gjitha mizorive shtazarake që Serbia i kreu në Kosovë në agresionin gjenocidal e vrasës në Kosovë në vitet 1998/99, nga asnjë klerik i Kishës Orthodokse Serbe nuk dëgjuam as edhe një fjalë dënimi, pendimi apo mëshire për këtërë aro krime, vrasje masakra dhunime e rrëmbime, që serbët i kryen në Kosovë ndaj shqiptarëve, e që ishte obligimi i Juaj parësor i edukimit shpirtëror, nëse me të vërtetë besoni në Zot.

Ju klerikët e Kishës Orthodokse Serbe, kujtojeni Zotin, dhe mos nxitini urrejtje dhe luftëra kundër shqiptarëve, sepse në jetën e përtejme vendin e keni në Xhehenem.

O Peshkop Irinej Buloviq, në Kosovë jeton një grusht i vogël i serbëve që i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbia dhe Kisha Orthodokse Serbe nëpërmjet kishave, manastireve dhe patriarkanave, të cilat fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, dhe se serbët i kanë okupuar, ndryshuar dhe përvetësuar, synojnë të dominojë në Kosovë.

Feja Orthodokse Serbe është i vetmi besim fetar në botë që në vend që ta fisnikërojë shpirtin e serbëve, ajo i nxit për luftëra, gjakderdhje dhe okupim të trojeve shqiptare.

Serbinë dhe serbët pë krimet e kryera ndaj shqiptarëve do t’i dënojë Zoti në këtë jetë dhe në jetën e përtejme.

O Peshkop Irinej Buloviq, larg duart nga Kosova, sepse Kosova është tokë e shenjtë dhe e bekuar shqiptare, e larë dhe e njomur me gjakun shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat