Në përkujtim të 22 vjetorit të vrasjes tinëzare të Enver Malokut?!

Opinione

Në përkujtim të 22 vjetorit të vrasjes tinëzare të Enver Malokut?!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:10
Ibrahim Rugova dhe Enver Maloku

Sa here që afrohen përvjetorët e ngjarjeve të kobëshme ne koleget gazetarë të kohës me Enver Malokun na ngjallën ndjenjat dhe emocionet për humbjen e hershme të këtij intelektuali me përmasa ndërkombëtare.

Ende i kam të pa harruara  kujtimet, takimet, bisedat dhe shkëmbimet e mendimeve me Enver Malokun.

Me kujtohet vitit 1983 kur un isha Drejtorë i shkollës në Bashkësinë Lokale të Llapashticës, ndërsa i ndjeri Enver Maloku ishte profesor i Gjuhës Shqipe në Fshatin e lindjes në Bradash.

Enveri për nder të ditës së shkollës në të cilën punonte kishte përgatitur një program kulturo/artistikë me nxënësit dhe me arsimtarët. Në atë program ishim të ftuar edhe Drejtorët e Shkollave të Komunës së Podujevës të asaj kohe.

Enver Maloku në jetë kishte ambicie, vizione dhe përkushtime që përmes profesionit të Gazetarit të cilën më vonë e ushtrojë në Radio Televizionin e Prishtinës duke lënë gjurmë të thella në Redaksinë e Kulturës dhe më gjerë.

Ky njeri nuk u ndalë asnjëherë në kohën kur Kosova përjetonte ditë të vështira nga masat e dhunshme nga pushteti Serbë Enver Maloku me propozimin e Dr. Ibrahim Rugovës emërohet Shef i QIK-ut.

Me krenari i mbaj mende takimet në qendrën e QIK-ut ku bashkë me Enver Malokun dhe me shumë kolegë tjerë Gazetarë të Redaksive dhe Mediumeve të ndryshme i kemi përcjellë konferencat për shtyp të cilat i mbante Presidenti Rugova.

Më kujtohen edhe ditët të ftohta të dimrit kur bashkë me Enver Malokun dhe koleget tjerë Gazetarë para Shtëpisë së Pavarsisë dikur { Shoqata e Shkrimtareve të Kosovës} me orë të tërë kemi qëndruar në borë dhe mote të ftohët, duke pritur ish Diplomatin Amerikanë Gellbard i cili ishte në bisedime me Millosheviqin në Beogradë, dhe i cili kishte paralajmërua se do të kthehet në Prishtinë për tu takuar me Presidentin Rugova.

Momentet e ngjashme në kohë të vështira kemi përjetua edhe gjatë vizitave të shpeshta të diplomateve të jashtëm siç ishte edhe Riqard Hollbruku i cili më vonë e detyrojë Millosheviqin të kapitulloj. Vrasja tinëzare e Enver Malokut ka mbete njollë e zezë, dhe barë e rëndë e pa zbuluar për institucionet e Shtetit të Kosovës.

QIKU në kohën kur udhëheqje nga Enver Maloku ishte shndërrua në një Agjenci Informative Kombëtare të përmasave Evropiane dhe më gjere e cila ishte e vetmja dritare informative për Shqiptaret, me të cilën në mënyrë vullnetare, dhe me përkushtimë  bashkëpunuan shumë veprimtarë politikë Komisioner për të Drejtat e Njeriut, Gazetar nga të gjitha viset Shqiptare e deri te ajka intelektuale e kohës së Enver Malokut.

Vrasja e Enver Malokut dhe e veprimtarëve politikë ka mbetur barrë  e rëndë për zbardhjen e kriminelëve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë Shteti i Kosovës u ka borxh familjareve të Enver Malokut dhe gjithë atyre familjeve që iu vranë djemtë më të mirë nga kriminelët të cilët kanë vetëm një emër anemike dhe tradhtaret e Kombit Shqipëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat