Më 14 shkurt votoni kundër politikanëve milionaeuroshe në Kosovë!

Opinione

Më 14 shkurt votoni kundër politikanëve milionaeuroshe në Kosovë!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 janar 2021 Në ora: 13:24
Sulejman Mehazi

Mos u brengosni e mos të ju vijë keq fare për miliona eurot e pushtetarëve të Kosovës që do humbin më 14 shkurt, ata janë mbushur me para, janë të siguruar ekonomikisht dhe për katër-pesë brezat e ardhshëm të cilët pa mos punuar hiç do të jetojnë mirë e këndshëm.

Politikanët që kanë qeverisur njëzetvjet radhazi Kosovën, jo më pak se një-dy milionë euro kanë buxhetin e tyre familjar.

Një-dy milionë euro ju duken pak me fjalë, ama për t"i harxhuar e dini sa shumë dekada duhet të kalojnëpër duke jetuar për pikë të qejfit!

Argumente:

Për  dymbëdhjetë mijë euro në vit, duhet harxhuar pa punuar fare nga njëmijë euro në muaj:

-12 muaj nga njëmijë euro= dymbëdhjetë mijë euro;

- Për të harxhuar njëqindenjëzetmijë euro nga njëmijë euro në muaj e pa punuar fare duhet kaluar 10 vjet;
120 muaj nga njëmijê euro=120, 000 euro;

-Për të harxhuar njëmilionedyqindëmijë euro nga njëmijë euro në muaj e pa punuar fare duhet kaluar 100 vjet; apo
1200 muaj nga njëmijë euro në muaj= njëmilione dyqundmijë euro.

Pra, për t'i harxhuar 1000 euro në muaj pa punuar fare për 100 vjet duhet harxhuar 1200,000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat