Gjuha denigurese dhe mënyra e komunikimit para zgjedhjeve po e ulë nivelin e kulturës tradicionale të popullit

Opinione

Gjuha denigurese dhe mënyra e komunikimit para zgjedhjeve po e ulë nivelin e kulturës tradicionale të popullit

Nga: Ismail Muçiqi Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:27
Ismail Muçiqi

Shoqëria kosovare vite me radhë po ballafaqohet me sfidat më të ndryshme, të cilat po e atakojnë që nga politika ditore, mjetet jo profesionale të informimit pseodoanalistet dhe debatet streotipe të politikës së dështuar, e cila është ndërtuar mbi bazën dogmatike dhe mbi interesat e liderëve dhe grupeve te klaneve të caktuara karrieriste.

Ne prag të zgjedhjeve nacionale, të cilat po priten me një interesim të jashtëzakonshëm nga ana e qytetareve, për të dalë nga kjo katrahurë, një numër i politikanëve, rivalë, gazetarëve jo profesionistë, opinionistëve pa dije dhe pa integritet dhe një numri i përfaqësueseve të partive politike kanë filluar ta helmojnë popullin, dhe ta përçajnë përmes gjuhës denigruese, e cila nuk ka qenë traditë e shqiptarëve.

Mënyra e komunikimit dhe zhvillimeve të debateve përmes mjeteve të informimit më shumë i përngjanë një klubi të një kategorie njerëzish me probleme të ndryshme shëndetësore {psikike} të cilët kanë nevojë të mbikëqyren nga institutet përkatëse shëndetësore.

Improvizimet e partive politike me slogane boshe nuk i bëjnë përshtypje më njeriut të rëndomtë {normal}.

Kosova është në krizë ekonomike, shoqëria është në krizë të identitetit moralë dhe njerëzore ndërsa pandemia e koronavirusit i ka pezulluar të gjitha parashikimet dhe planet zhvillimore të shoqërisë.

Në prag të zgjedhjeve nacionale janë aktivizuar individë me ngjyrë politike, të cilët përmes akuzave më të paskrupullta po i fyejnë bashkëpunëtoret partiak me të cilët punuan decenie me radhë.

Këto grupe të vogla dhe të ngushta karieriste, të cilat ishin pjesë e Lëvizjes Vetëvendosjes në mënyrë të fsheft dhe konspirative u munduan të organizojnë puç në këtë parti për ta marrë kalanë nga brenda.

Këto grupe tani në prag të zgjedhjeve të përgjithshme kanë humbur çdo shpresë, pasi që elektorati votues i ka eliminuar nga skena politike.

Papjekuria dhe mungesa e virtyteve njerëzore po manifestohet përmes debateve të ndryshme në prag të zgjedhjeve duke ulur nivelin deri në shkallën e mjerimit.

Të akuzosh shokun apo shoqen pa argumente përmes shpifjeve të ndryshme nuk është asgjë tjetër përpos kompleks i mos durimit, i xhelozisë me plot tipare të sadizmit patologjikë.

Se me të vërtetë Kosova po lëngon nga shumë {epidemi} vështirë të shërueshme të njerëzve të politikës nuk don koment.

Akuzat e përditshme me motive politike në luftë për pushtet e kanë katandisur vendin plot qe dy decenie.

Shtrohet pyetja kah po shkon Kosova? Me këta liderë politikë të konsumuar, të përfolur për dështime në qeverisje, për nepotizëm, për familjarizim për pasurimin e tyre  marramendës, të cilët janë shndërruar në “feud” "institucionale".

Shoqëria kosovare dhe institucionet të cilat punojnë me logon e Shtetit të Kosovës kanë përgjegjësi morale ligjore dhe kombëtare që ta ngrisin nivelin e vetëdijes dhe të punojnë për interesat e popullit dhe shtetit, i cili ende nuk është finalizuar sa duhet.

Institucionet e drejtësisë si mekanizma te pavarura duhet në mënyrë permanente të funksionojnë dhe veprojnë në interes të popullit, duke qëndruar larg ndikimeve dhe interesave politike të grupeve dhe liderëve të caktuar.

Disponimi dhe kërkesat e qytetareve për të bërë reforma dhe ndryshime në shoqëri është rruga gjenerale e një shteti demokratik, e cila duhet përkrahur.

Nëse Shoqëria kosovare shndërrohet në agjentë të akuzave dhe përçarjeve të paskrupullta për qëllime politike për diskualifikimin dhe njollosjen e njerëzve vajhalli për ne.

Institucionet e mirëfillta gjithandej botës demokratike për ndryshimin e gjendjes në shoqëri ne kuptimin pozitiv gjithmonë kanë përdorë sensin psikologjik të popullit, i cili është sovrani i të gjitha mekanizmave instuticionale dhe politikë të një shtetit normal dhe demokratik. Vetëm kështu ruhet stabiliteti dhe prosperiteti i shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat