Kështu kishte bashkëpunuar Bislim Zyrapi me UDB-në, ja njeriu që i përpiloi listat e vrasjeve

Opinione

Kështu kishte bashkëpunuar Bislim Zyrapi me UDB-në, ja njeriu që i përpiloi listat e vrasjeve

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 23 janar 2021 Në ora: 17:57
Bislim Zyrapi

Rasti i Paraqinit me Aziz Kelmendin (i pa planifikuar nga Azizi, por i përgatitur nga Sigurimi Ushtarak Jugosllav) pat ngritur tërë ”Ish-Jugosllavinë” në këmbë. Ai ishte rast i montuar, me pretekst se ushtarët dhe eprorët shqiptarë ishin ”Terorista”. Në këtë mënyrë bëhej përndjekja, maltretimet, burgosjet, gjyqet e montuara dhe shqiptimi i dënimeve me dëshmitarë të rrejshëm siç ishte Bislim Zyrapi.

Kjo është e vërteta e tërë, për burgosjen e kolonel Zemajt, të gjitha paragjykimet tjera nuk qëndrojnë dhe kanë për qëllim ta denigrojnë figurën e atij atdhetari dhe ushtaraku të karrierës i cili bëri çmos për çlirimin e vendit.

Agim Mehmeti, lirohet nga burgu më 03.02.1989, me kusht, dhe kthehet në kazermën ”Marshal Tito” në Sarajevë.

Ditën e dytë të punës, më 07.02.1989, Agimi në mëngjes, gjatë vizitës ushtarake që iu bëhej kadetëve në oborrin (pistën) e kazermës, vëren ish kadetin e tij, Bislim Zyrapin, i cili në cilësinë e dëshmitarit kishte dëshmuar rrejshëm për Agimin dhe të tjerët në procesin gjyqësor të grupit, ku i akuzuari kryesorë ishte Agim Mehmeti. Për dëshminë e rrejshme të Bislim Zyrapit kundër Agimit dhe të tjerëve dhe bashkëpunimin e tij me organet e UDB-së dhe të sigurimit ushtarak, si ”Dhuratë”, Bislim Zyrapin dhe disa të tjerë si ai, i kishin regjistruar në akademinë njëvjeçare. Përveç Bislim Zyrapit, nxënës-kadet të Agim Mehmetit, ka qenë edhe Mahir Hasanaj e shumë të tjerë.

I njëjti Bislim Zyrapi, gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë kishte marrë pozitën e Kryeshefit në Shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, i cili përveç se u bë i përshtatshëm dhe atdhetar në rezistencën e armatosur edhe pse ishte bashkëpunëtor i UDB-së dhe sigurimit ushtarak, në fund vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, u bë i nevojshëm për komandantat revolucionar në shtabin e Rognerit! A s´është kjo për t’u habitur e mos të thënë për të luajtur mendsh!?

Bislim Zyrapi përveç se ishte i tillë dëshmoi rrejshëm në Gjykatën Ushtarake kundër Agim Mehmetit dhe të tjerëve dhe në bazë të asaj dëshmie të rrejshme, Agim Mehmeti mori 3 vite e 9 muaj burg të rëndë. Mirëpo prape i dobishëm për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, ai përpiloi Lista për likuidimin e figurave të shquara të rezistencës sonë politiko-ushtarake, në të cilat lista figuronin këta persona:

Shalli-duke aluduar në Presidentin Ibrahim Rugova

Fehmi Agani

Ahmet krasniqi

Salih Berisha e shumë të tjerë të cilët tash s’do i përmendi. Do ia lë kohës që ti zbulojë, apo dikush tjetër…!

Eprorët ushtarak të gatshëm për kontribut në Kosovë pas luftës çlirimtare

Angazhimet e eprorëve ushtarak nuk u ndalën, por vazhduan me një intenSitet të lartë. Me 24.03.2001 u mbajt një tubim i inicuar nga koloneli Tahir Zemaj në Hedingen afër Zürich-ut, në Zvicër.

Në atë takim eprorësh, kryesinë e punës e përbënin:

Tahir Zemaj, Agim Mehmeti, Burhan Jahiu, Sylë Kollqaku dhe unë Nazif Ramabaja.

Image
Gjatë tubimit të ushtarakëve të karrierës në Hedingen afër Zürich-ut më 24.03.201, nga e djathta, Burhan Jahiu, Agim Mehmeti, Tahir Zemaj, Nazif Ramabaja dhe Sylë Kollqaku.

Ndër të tjera biseduam për situatën aktuale dhe politike në vend, çfarë mund të bëhet në këtë drejtim, dhe formimi i një Komisioni për aktivitet të ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Biseduam për zgjedhjen e një Delegacioni për t’i vizituar dhe biseduar për situatën aktuale Institucionet Ndërkombëtare, dhe për kontakte me figurat më me influencë siq ishin: Richard Hollbrooke, Ëilliam Ëalker dhe Eliot Engjel, organizatat jo qeveritare në Kosovë në këte Komision ishin: Tahir Zemaj, Nazif Ramabaja, Tafil Hadergjonaj, Shpend Shala, Burhan Jahiu, Agim Mehmeti. Sylejman Kollqaku, Ilmi Nebihu, Ismet Ibishi, Zenun Idrizi dhe Ejup Dragaj.

Shtëpia e Mhill Berishës, e hapur për atdhetarët dhe ushtarakët

Pas qëndrimit në shtëpinë e aktivistit të çështjes kombëtare, Mhill Berishës, shtëpia e të cilit ishte derë e hapur për të gjithë, duke na mirëpritur me të gjitha të mirat, ndaj për mikëpritjen tradicionale i jemi mirënjohës për jetë e mot, atij dhe familjes Berisha.

Mhilli s´ishte i tillë vetëm për ne eprorët, por nga natyra ishte i tillë për të gjithë. Shpesh herë koloneli Zemaj, në të shumtën e rasteve e thirrte ”Epror”, sepse qëndronte gaditu para çdo eprori dhe kryente detyrat me përgjegjësi të lartë, ishte i pakursyer në dhënien e kontributit atdhetar. E adhuronte edhe LDK-në, të cilës ia kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij në përkrahjen, angazhimin, ndihmën si financiare ashtu edhe fizike.

Shtëpia e Mhillë Berishës, ishte e hapur gjithmonë në çdo kohë ai priste dhe përcjellte edhe Presidentin Rugova dhe ndihmonte me mjete materiale në kohën kur Presidenti kishte vështërsi ekonomike, për të lëvizur dhe kryer vizitat në qendrat e vendosjes Evropiane.

Çdo udhëtim që kam bërë në Kosovë dhe anasjelltas, por edhe në Evropë, e kam bërë përmes Mhill Berishës dhe shtëpia e tij ka qenë si e imja, kam pas një dhomë të përgatitur me të gjitha paisjet kompjuterike, fax, kopiator, të cilat i kam përdorur dhe shfrytëzuar sikur të ishte zyrë e imja personale. Për këtë i jam mirënjohës për jetë./ Vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat