Shqiptarët i ka zënë “zenga”1, e keqja Rama-Veliaj!

Opinione

Shqiptarët i ka zënë “zenga”1, e keqja Rama-Veliaj!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:16
Qamil Gjyrezi

Ka plot 8 vite që në Shqipëri shteti, qeveria e Edi Ramës qeveris në një mënyrë të mistershme qytetarët shqiptarë dhe njerëzit shpesh nuk e kuptojnë si funksionin ky model, që i ka varfëruar mendërisht dhe i ka lodhur fizikisht. Filozofia sot nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, mbasi njerëzit kanë nevojë, për punë, ushqim, vaksina, qetësi mendore dhe shpirtërore, argëtim dhe besim për të ardhmen. Këta kërkesa mund t’i plotësojë vetëm një model shteti që mendon dhe punon për njerëzit dhe ka sinqeritet me votuesit e tij, në situata të zakonshme dhe të jashtëzakonshme. Rilindja e Edi Ramës prezantoi në 8 vite të njëjtin model, gënjeshtër, propagandë, mistere dhe pakuptueshmëri, absurditet, bashkëpunim me mafien vëndase dhe të huaj!

Ka gadi 20 vite, që në Shqipëri u pregatit “modeli i shtetit misterioz”, i pakuptimtë, ose “Deep State”. Dyshja Rama-Veliaj janë modelet më të spikatura të shtetit misterioz, të pakuptimtë. Rama përfaqëson modelin para dhe pas viteve 90-të, kurse Veliaj është model i pas viteve 90-të. Kjo filozofi u përhap edhe në disa grupe interesi dhe individë edhe në partitë e tjera.

Por forcat tradicionale, liberal-konservatore nuk e pranojnë këtë model, duke e ndryshuar modelin e qeverisjes më 25 Prill në favor të njerëzve. Rezistenca 20 vjecare e liberal-demokracisë dhe në mënyrë të vecantë rezistenca 8 vjecare e Zotit Lulzim Basha, P.D.-së me opozitën do të sjelli ndryshimin, duke e larguar shtetin misterioz Rama-Veliaj dhe zevendësuar me një shtet normal që mendon dhe vë në plan të parë njeriun, shqiptarët.

Kleptokracia, “elitat e kapura” te Rilindjes dhe Ndrangheta

Kleptokracia (nga greqishtja "hajdut", "pushtet, sundim") është një qeveri udhëheqësit e korruptuar të së cilës (kleptokratët) përdorin fuqinë politike për të përvetësuar pasurinë të kombit të tyre, zakonisht duke përvetësuar fondet e qeverisë në kurriz të popullsisë së gjerë.

Kjo filozofi e lashtë ishte edhe “filozofia” mbi të cilën e ndërtuan shtetin që nga viti 2013 Rilindja e Edi Ramës, duke përvetësuar fondet e qeverisë në kurriz të popullsisë së gjerë.

Mbasi u pasuruan me tendera korruptivë, të modeleve kleptokrate, krijuan klasën e Oligarkëve, larguan ministrat që nuk i’a dolën ose nuk ishin të aftë për ta cuar më tej këtë filozofi mashtruese. Filozofia e Rilindjes nga viti 2013-2017 ishte “vjedh dhe sundo”. Pas 2013, me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, ka ndodhur një deformim shumë i rëndë jo vetëm politik, por dhe social, që ka dëmtuar rëndë fibrën kryesore që mban të shëndetshme raportet në një shoqëri normale (R. Varaku). Edi Rama mbas vitit 2017 mbajti vetëm ministre dhe ministra te kapur. Kabineti i vitit 2017-2021, përfaqëson ministre/a të kapur dhe të bindur për ta cuar përpara hajdutërinë.“Kapja” e elitës është një formë e korrupsionit përmes së cilës burimet publike janë të njëanshme për të mirën e disa individëve me status shoqëror superior (ministra) në dëm të mirëqenies së popullsisë, njerëzve. Filozofia e të kapurve të Edi Ramës është KCK (Kap cfarë të kapësh), deri në minutën e fundit, blej vota dhe sundo njerëzit, pavarësisht situatës së jashtëzakonshme, tërmetit, pandemisë.

Vjedh me tendera të shtrenjtë, oksigjen, maska, ilace, vaksina më qëllimin për tu pasuruar në kurriz të mirës publike, në dëm të njerëzve dhe bashkëpuno me Ndranghetën!

Sipas prokurorisë italiane, dyshja Rama Veliaj bashkëpunon me mafian, Ndrangetën. Bashkëpunimi Rama-Veliaj me mafian italiane nuk është i rastesishëm! Ky bashkëpunim që po bëhet publik këta ditë në median italiane dhe shqiptare është pjesë së filozofisë së shtetit misterioz, që për interesant mafioze i bën dëm shqiptarëve për të ardhmen, duke e krahasuar me Kalabrinë e viteve 60-të. Një tjetër përgjim i grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s ku flitet për një investim në sistemin shëndetësor, në Shkodër, u bë publik sot në media. Ndërkohë sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën ‘Princi’, deklaron:“Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë. Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo.” Axhenda kriminale e Ndranghehtes po kthehet si axhendë kombëtare për Shqipërinë, duke i rrezikuar sigurinë kombëtare dhe të ardhmen europiane, integrimin në BE. Problemi është se asnjëherë Ndranghehta nuk ka arritur të kapë nivele kaq të larta të qeverisë, dorën e djathë të Edi Ramës dhe pasardhësin kryesor në PS. Imagjionojini cfarë opinioni i keq krijohet për Shqipërinë, duke dhënë imazhin e shëmtuar për biznesin e ndershëm europian, si pasojë e filozofisë mafioze të mistershme, që ka krijuar Edi Rama me hajdutët e tij në këta 8 vite!

Elitat e shquara politike ne PD dhe “Buratini” i Rames, Veliaj!

Elitat janë shtresa më me ndikim dhe prestigjioze në një shoqëri. ‘Elita’ janë ata persona që njihen si udhëheqës të shquar në një fushë të caktuar. Kështu, ekzistojnë elita politike, fetare, shkencore, afariste dhe artistike. Elitat politike, të cilat punojnë për vendin zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social janë pjesë e rëndësishme e një kombi. Në P.D., sot ka shumë individë elitarë që krijojnë besim dhe shpresë për njerëzit e nëpërkëmbur nga një qeveri “Buratinësh” dhe “Kukullash” në 8 vite, sic është Rilindja. Një prej këtyre intelektualeve, që jep shpresë dhe krijon besim është edhe Zonja Grida Duma. Në një situatë shumë të vështirë psikologjike dhe me një shoqëri që ka humbur besimin dhe vuan qeverisjen më të shëmtuar në historinë e Shqipërisë, Zonja Duma po përpiqet të krijojë besim, shpresë për të ardhmen, kryesisht tek të rinjtë, falë formimit akademik dhe njerëzor. Pikërisht modeli i elitës kombëtare “Grida Duma”, ka kurajon civile, politike, intelektuale dhe fakte të bëjë publike skandalet mafioze ndërkombëtare të dyshes Rama-Veliaj, për bashkëpunim, të kapur nga mafia italiane, Ndrangheta. Erion Veliaj buratini i Edi Ramës kapet në përgjim nga Antimafia italiane dhe guxon të akuzojë opozitën për shpifje, përfaqësuesit më elitar si Zonjën Duma. Veliaj kapet në përgjim nga institucionet ligj-zbatuese italiane dhe deklaron se po më bëjnë “Pucin” në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit!?

Zonja Duma shkruan në statusin e saj në FB:

“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë”!

Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën!

Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta.

Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve.

Image

Ndryshimi me 25 prill, filozofia e shpreses dhe largimi i se keqes!

Ndryshimi me datën 25 Prill nuk është luks, as një ndryshim normal qeverish në një vend demokratik. Ndryshimi me datën 25 Prill, është tashmë domosdoshmëri, nevojë që do të sjelli sigurinë për jetën dhe pronën e njerëzve duke larguar me votë dhe pa mëdyshje “shtetin misterioz”, Edi Ramën me miqtë e tij. Prandaj shqiptarët duhet t’i kthehen filozofisë së shpresës dhe besimit se Shqipëria do të bëhet, duke larguar një qeveri që bashkëpunon me krimin e organizuar vendas dhe rajonal vetëm për të mbajtur pushtetin duke vjedhur e blerë vota me paratë e krimit. P.D., opozita, kandidati për kryeministër Zoti Lulzim Basha, me stafet elitare i kanë të gjitha mundësitë për të thënë njerëzve të vërtetën. P.D., opozita i kanë të gjitha potencialet dhe energjitë pozitive për ta ndryshuar me votë të lirë jo vetëm qeverinë, por për të sjellë shpresë dhe besim tek njerëzit, tek populli që e ka zënë “zenga” (e keqja ose shteti misterioz). Po e mbylli opinionin me një thënie të filozofit dhe diplomatit Faik Konica: “Populli është i duruar, po gjer në një pikë: e kur kupton dhe e zë “zenga”, tërbimi i tij bën çudira të shëmtuara”. (Vepra 3, f. 181).

Shpjegim Thenie: Faik Konica. (zenga-e keqja) Burime internet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat