Mysafirët e paftuar, kështu i përcolla Lum Haxhiun dhe Kadri Kryeziun!!!

Opinione

Mysafirët e paftuar, kështu i përcolla Lum Haxhiun dhe Kadri Kryeziun!!!

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 27 janar 2021 Në ora: 17:02
Hajdin Abazi i njohur si Lum Haxhiu

Pas njoftimit me radio lidhje nga postblloku, ku kisha vënë rojet 24 orë, janë lajmëruar dy persona të cilët kërkojnë të bisedojnë me komandantin e këtij reparti.

Në bisedë e sipër përmes radiolidhjes dhash urdhër që t’i legitimojnë se kush janë dhe për çfarë personash bëhet fjalë t’i fusin në mes dy policëve ushtarak dhe ti sjellin para objektit ku qëndroja.

Rojet e zbatuan urdhërin pikë për pikë, më njoftuan pas legjitimimit se ata persona janë ”Lum Haxhiu” emri i vërtetë Hajdin Abazi dhe Kadri Kryeziu, pas lufte prefekt i Prizrenit dhe më pas gjygjëtar i Gjykatës Kushtetuese, atëher lejova që të sillen tek unë. Dola jashtë, u ula në një ulëse të drurit e cila ishte e vendosur para objektit duke vëzhguar sjelljen e tyre, ashtu siq kisha urdhëruar.

U përshëndetëm dhe filluam bisedën. ”Lum Haxhiu” i fshehur pas asaj nofke e për mua Hajdin Abazi, sepse e njifsha nga Suedia dhe Jasiqi gjatë marshimit të njësive operative për zbatimin e fazës së dytë për hyrjen në Kosovë për telashet në të cilat hasëm me Ramush Haradinajn dhe varësit e tij !

Hajdin Abazi mu drejtua me këto fjalë: ”E kam ditur se këtu komandon ndonjë oficer i karrierës sepse në këte qendër paska rregull e disciplinë, por spo mund t’i kuptoj tri tytat e kundërajrorit 20 mm, i ke kthy në drejtim të Kuksit e jo kah Kosova”.

Përgjigja ime ishte ushtarake dhe profesionale, ” o Hajdin Abazi kjo është shumë e thjeshtë! Ky kundërajrorë ka aftësi manevruese 0 shkallë dhe në momentin e kanosjes së rrezikut me këtë diametër dhe fuqi manevruese, drejtohen tytat kah objektivi, rreziku, duke hyrë në gjendje gadishmërie për veprim. ”

Image
Major Nazif Ramabaja duke demonstru afësitë e Topit kundërajror tretytësh 3x20 mm në qendren stërvitore ushtarake të repartit të Kolshit, prill 1999.

Pyetja tjetër ishte se ne oficerët duhet të komandojmë dhe udhëheqim luftën gjithnjë. Sipas, Hajdin Abazit për mua e ”Lum Haxhiut” për te, ne s’po kërkojmë asgjë tjetër nga Bukoshi përveç t´na i kalojë të hollat tek ne! Me këtë, ju drejtova duke i thënë:” po Hajdin Abaz, ti do ma vësh kurpeshin në qafë, unë të komandoj, e bëj luftën, e ti t´më dirigjosh se kah të shkoj dhe çfarë të bëj, kjo punë s´bëhet kështu!” Kadriu nuk foli asnjëherë asgjë.

Në përfundim të bisedës, i bie dy herë filikaqës, me të cilën komandoja dhe ushtarët për sigurinë e objektit për një kohë rekorde disa sekonda pa e kaluar minutën u gjetën para meje, një rënie tjetër e filikaqes, vazhdojnë marrjen e pozitave luftarake për sigurinë e objektit dhe në këtë mënyrë, mysafirët e pa ftuar, i përcolla nga objekti i Qendrës Stërvitore në Kolsh.

Image
Nga e majta Luigj Imeri, major Nazif Ramabaja dhe Dr.Skender Ahmetaj pas largimit të personave të pa ftuar në repart (sigurimi personal)

Pas arrestit shtëpiak të presidentit Rugova dhe dërgimit peng në Beograd për tu takuar Milosheviqin, në bazë frekuentuan shumë persona, përkrahës të Presidenti Rugova. Një prej tyre, ishte Jemin Gjana, deputet i prefektit të Kukësit dhe nënkryetar i partisë Demokratike, më vonë ministër i drejtësisë në Qeverinë Sali Berisha më 2005, i cili më informoi se po bëjnë ç’mos për t’ia rajtur kredibilitetin Presidentit Rugova, nga propagandat e ndyera të cilat kishin për qëllim largimin eIbrahim Rugovës nga skena politike.

Ajo përkrahje e madhe i vinte presidentit Rugova nga Salih Berisha. Pas asaj që u informova nga ministri Gjana, pata një takim me intelektualë të larguar nga Kosova nga presioni dhe dhuna sistematike e regjimit serb, në Bicaj afër Kukësit.

Në atë takim më përcillte edhe prefekti i Kukësit me të cilin kishim bashkëpunim të shkëlqyer dhe isha në zyrën e tij për të ndarë informacione. Gjatë tërë kohës së bisedimeve më bëri të ditur prefekti se një veturë e bardhë e tipit NIV, qëndron disa metra larg lokalit, në të cilën veturë ndodhen pjesëtarët e SHIK-ut duke na vëzhguar. Pas më shumë se dy orë e gjysmë bisedime u larguam për tu kthyer në Kuks dhe Kolsh.

Gjatë kthimit para repartit të divizionit të Kukësit na ndalën policia ushtarake me uniformë dhe emblema të UÇK-së. Dola jashtë dhe pashë një epror nga oborri i repartit duke bërë me dorë, iu tha ma sillni këtu. S´kisha ide se çka po ndodhë, por e vërejta se diçka s´është në rregull, e hapën portën dhe hyra mçbrenda u përshëndetëm ushtarakisht duke u prezantuar ai si Dobruna dhe unë Nazif Ramabaja.

Më ftoi të shkojmë në objekt se ka diçka për të biseduar me mua, unë në shpejtësi ia ktheva, fol çka ke , për të biseduar se s’kam kohë, më presin ushtarët në QSUK-së, kam të planifikuar ushtrimet taktiko-teknike të cilat duhet realizuar me ushtarë ! Ai Dobruna, (nuk është fjala për Sokol Dobrunën) më pyeti se kush jam dhe ç´bëj në Kolsh ! Kurse unë ia ktheva: ”pyete komandantin tënd Kudusi Lame, ai di për mua dhe aktivitetin tim sepse isha në zyrën e tij dy herë për të biseduar për këto çështje , dhe ai më njeh mirë.”

Çështja u tensionua pas insistimit të tij që patjetër të shkojmë lartë në objekt. Në ato qaste ushtarët e të dya palëve ishin në gjendje gadishmërie me armë, ndërsa prefekti e shante Dobrunën duke i thëne: ”More shkërdhate liroje komandantin se po i ndodhi diqka kam për ta ngritur repartin në ajër!”. Unë u nisa nga porta për të dalur jashtë, atëhere ky Dobruna më tha mirë ne do të shihemi dhe takohemi prapë.

U përshëndetëm duke ma dhënë dorën dhe me tjetrën dorë mi rrahu supet! Kur të duash, ia ktheva, e di se ku qëndroj me njësi në QUSK-së Klosh./ Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat