Çlirimtarët e vërtetë i keni lënë në rrugë, në emër të tyre erdhën hajnat në pushtet

Opinione

Çlirimtarët e vërtetë i keni lënë në rrugë, në emër të tyre erdhën hajnat në pushtet

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 janar 2021 Në ora: 19:15
Ilustrim

Në vazhdën e shumë takimeve, në kuadër të fushatës parazgjedhore kryetari i Nismës Socialdmeokrate, Fatmir Limaj, ka takuar bashkëluftëtarë dhe të rinjë në fshatrat Rakaj dhe Gërlicë të Ferizajt. Ndër të tjera, Limaj u “është shprehur mirënjohës e falëndërues gjithë kësaj frymë mbështetëse në Ferizaj që janë rreshtuar më Çlirimtarët pë të mbrojtur të vërtetën tonë kombëtare, faktike, juridike e historike”.

Këtë propagandë, në emër të dëshmorëvë të lirisë, të atyre që vërtetë dhanë jetën për këtë vend, e përdor më paftyrësinë më të madhe, njeriu që është ndër përgjegjësit kryesor që luftetarët e vërtetë të luftës, ata që kanë mbetur të gjallë nga lufta, jetojnë në kushte të tmerrshme. Akoma më të vështirë e bën faktin se për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale, që nuk patën mundësi t’i mbajnë familjet e tyre me bukë, 48 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë vetëvrasje që nga përfundimi i luftës. Ky është turpi më i madh i këtij shteti dhe shumë e rëndë për ne si shoqëri kur dihet se këta ushtarë i kanë bërë ballë gjithë atyre sfidave, përballë gjithë asaj makinerie të Serbisë dhe pas lufte të vëtëvriten se nuk kanë mundësi t’i ushqejnë familjet e tyre.

Nëse Fatmir Limaj i dashka kaq shumë, dhe i djeg zemra për luftëtarët, çlirimtarët, pse nuk bëri më shumë për ata, por i lanë në mes të rrugëvë. Ah, harrova, Fatmir Limaj e vlerëson si çlirimtarë vetën, Hashimin, Kadriun, dhe këtë pjesën që s'ka pasur të bëj asgjë me luftën e vërtetë, këta janë armiqtë e luftëtarëve të vërtetë. Nuk mund të jesh edhe luftëtarë edhe hajn, pra, ai që e ka kapur pushkën për të luftuar e ka konsideruar vetën të vdekur, dhe jo të bëhet i pasur. 

Fatmir Limaj e di shumë mirë se s'ka çfarë të ofroj për qytetarët, ata e kanë kuptuar se Limaj është përfitues dhe asgjë më shumë. Limaj ka qenë në qeveri, me ministratë e tij të dështuar toalisht. Fatmir Limaj edhe djalin, vëllaun, të gjithë i punësoi, apo si thonte një ish bashkëpartiak i tij “ Nisma i ka punësuar edhe minjtë në tavan”. Fatmir Limaj s'ka asnjë kredibiliteti për të folur për luftëtarët, ata të vërtetit nuk duan lëmoshë, s'duan as pasuri në kurriz të popullit, duan drejtësi, dinjitet, për të cilat edhe ia kthyen armikut pushkën.

Luftetarët e vërtetë s'janë në qeveri, as nuk kanë qenë, në vend të tyre erdhen ca përfitues, qëllim të vetëm kishin zhvatjen. Fatmir, ti s'je çlirimtarë, çlirimtarët e vërtetë i keni lënë të vdesin urie, disa jetojnë në kushte të mjerueshme. Mashtrimet tuaja kanë marrë fund, qytetarët janë vetëdijësuar, koha juaj ka mbaruar, një fund i turpshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat