Letër drejtuar zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, z. Dritan Abazoviçit!

Opinione

Letër drejtuar zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, z. Dritan Abazoviçit!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 07:30
Dritan Abazoviçi

Nuk po muj pa të shkruar z. Dritan!

Është gjë e njohur në politikë, pavarësisht ideologjisë, që çështja nacionale të zgjidhet për të patur bashkim qytetar dhe suksese në ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik. Ky bashkim kurrë nuk realizohet në shtete të pabarabarta dhe ku sundon dyshkalleshmëria në baza nacionale apo fetare, deri edhe krahinore.

Këtu duhet intervenuar për të mundur të ketë shtet qytetar dhe demokratik të barabartë për të gjithë. Nëse këtë barazi nacionale dhe fetare nuk e ke të realizuar del se çdo gjë tjetër gradualisht bie si fluskë e sapunit.

Pra, nuk ke as barazi shoqërore të qytetarëve. Mali i Zi është shumë larg kësaj.

Kjo sepse edhe në politikën tashmë nuk ka iniciativë për të bërë barazinë nacionale dhe fetare; barazinë qytetarëve të besimëve dhe të kombëve të ndryshme. Këto dy baza shkojnë së bashku edhe me barazi në fushën kulturës, të arsimit dhe të gjuhës.

Natyrisht se barazi duhet të ketë edhe në punësim. Kudo...! Po në Mal të Zi ku janë këto?

Larg z.Dritan! Kjo kërkon angazhimin tuaj dhe të forcave progresive e demokratike...!

Këto duhet të realizohen për çdo komb dhe bashkësi fetare. Qytetarizmi ndërtohet vetëm kur qytetarët janë të lirë, të barabartë dhe ku sundon demokracisë liberale.

Këtë duhet bërë në Mal të Zi. Përndryshe do të pëson rëndë!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat