Vendimet e KQZ-së ua vështirësuan mërgatës të drejtën e votimit!

Opinione

Vendimet e KQZ-së ua vështirësuan mërgatës të drejtën e votimit!

Nga: Sami Arifi Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 18:00
Sami Arifi

KQZ-ja, konformë gjendjes së jashtëzakonshme nga pandemia, ka qenë dashur të veproj në mënyrë të jashtëzakonshme për t’ju dhënë mërgimtarëve mundësinë e realizimit të drejtës së tyre elementare për të votuar.

KQZ-ja, që në fillim mërgimtarëve për aplikim, për të pasur të drejtën mërgata për votimit, ua ka vështirësuar atyre (mërgimtarëve) këtë të drejtë duke thënë se: Nëse nuk iu përgjigjen ata telefonatave herën e parë e humbin drejtën e aplikimit d.m.th nuk kanë të drejtë votimi.

Pas ca reagimeve nga ana e mërgatës KQZ-ja ndërron mendim duke thënë se do t’ju bëjmë telefonata dy tre herë, por, përkundër kësaj pengese që bëri KQZ-ja, megjithatë u arritën mbi njëqind e ca mijë aplikime të vleshme të ardhura jashtë atdheut.

Mënyra jo e drejtë e KQZ-së në menagjim për të drejtën e votimit të mërgatës të pasuar edhe me vendime jo të drejta që ata të votojnë përmes postës në kohë pandemie, në vend se t’ju lehtësohej atyre të votonin në mënyrë dinjëtoze përmes ambasadave të Kosovës apo ta bëjnë votimin përmes postës elektronike që njëherit kjo mënyrë do të ishte e shpejt dhe pa kosto.

Dihet se në këtë kohë pandemie votimi përmes postës së shërbimeve normale për shkakun e pandemisë është jo normal, meqë për Kosovë vonohet posta me muaj të tërë nga shtetet e ndryshme ku ndodhet mërgata, ndërsa votimin përmes shërbimeve të postës së shpejt se kanë këtë mundësi ta bëjnë një numër familjarësh të mërgatës.

KQZ-ja bëri qëllimisht pamundësi për votim të mërgatës jashtë atdheut me pengesat e saj të njëpasnjëshme. Në kushte normale për një shtet demokratik për keqmenagjimin dhe

vendimet e tyre në pengimin e votimit të më se 40% të popullatës që ndodhet jashtë atdheut, leje që do të ishte shkarkuar kjo KQZ por në mënyrë ligjore ndaj tyre do të ishin marrë masa ndëshkuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat