Plan-programet e arsimit fillor e të mesëm për nxënësit shqiptar, janë përpiluar nga intelektualët shqiptare me prejardhje maqedonase

Opinione

Plan-programet e arsimit fillor e të mesëm për nxënësit shqiptar, janë përpiluar nga intelektualët shqiptare me prejardhje maqedonase

Nga: Sulejman Mehazi Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:44
Sulejman Mehazi

Qeveritë në RMV vijnë e shkojnë, po intelektualët shqiptarë që kanë qenë maqedonas e më vonë janë bërë shqiptarë me prejardhja të lashtë çerkeze, rome e turke çdoherë e përherë janë në krye të komisioneve nacionale politike, arsimore e kulturore.

Maqedonasit që janë konvertuar në shqiptarë me prejardhje çerkeze, rome e turke çdoherë e përherë si në komunizëm si tani në demokraci, kanë qenë e janë në parlament, në qeveri e ministri, në institucionet më të larta arsimore e shkencore, në Universitete e drejtori, në çdo pore të elitës qeverisëse shtetërore.

Epo atëherë pse hidhërohemi, shumë mirë na e bëjnë, çfarë mund të pritni prej shqiptarëve intelektualë me grada të larta shkencore, po me prejardhje çerkeze, rome e turke.

Plan-programet e shkollave fillore e të mesme të shqiptarëve kush i ka përpiluar, mos prindërit tanë të vdekur?, po normale se elita intelektuale shqiptare me prejardhje çerkeze, rome e turke që edhe pse qeveritë ndërrohen, po ata kurrë nuk ndërrohen duke përpiluar plane e programe shqiptare me prejardhje çerkeze, rome e turke.

"Ky është libri skandaloz i gjeografisë që gjendet në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit të RMV-së

Faqja 99 : Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.

Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.

Në faqen 104 : Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.

Në faqen 103: Shqipëria okupatore e Maqedonisë Perëndimore."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat