Qytetar mbushni ‘strajcat’ me premtime nga fushata elektorale

Opinione

Qytetar mbushni ‘strajcat’ me premtime nga fushata elektorale

Nga: Luz Tomaj Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 07:07
Luz Tomaj

14 shkurti troket në derë. A mund të pritet që të shënohet si një ditë kthesë, më në fund, për të mirën, perspektiven e Kosovës, e ndoshta, pak më vonë, votohet edhe në Shqipëri, edhe për të mirën gjithëkombëtare? Rrjedhat e gjertanishme, mjerisht, flasin se, shtresat politike që të dyja shteteve, jo që nuk vepruan dhe nuk kontribuon në drejtim të zhvillimit apo mbajtjes së shtetit, në drejtim të perspektives së kombit por, përkundrazi, I fiken shpresat se jemi apo do të jemi të zot e vetit.

Fushata elektorale e Kosoves

Kjo fushatë, në një mënyrë, paraqet një betejë në mes subjekteve politike. Grupet e ngushta apo bartësit e subjekteve politike, që nga shpallja e pavarësisë, janë të pandryshueshme, me përjashtim te disa ndryshimeve, të cilat ndodhen si rezultat I fuqisë së lartë. Si zakonisht, edhe në këtë fushatë, premtojnë dhe vetëm premtojmë. Premtojnë se, përmes natës, do të ngritën - pagat minimale, ato sociale, pensionet, pagat në arsim etj etj etj. Pra, populli do bëhet qirak. Kam frigë se populli po ftohet sikur delet që vrapojnë pas krypes. Mjaft është mjaft.

Ç’bëret për 13 vite?!

Të gjitha subjektet politike, në një apo tjeter mënyrë, me përjashtim të LVV, po bëhen 13 vite nga shpallja e pavarsisë, me koalicione të ndryshme, ishi në pushtet. Shtresa pushtetare është ajo, nga e cila, populli pret, vizione dhe masa të cilat shpiejn në drejtim të mbajtjes dhe zhvillimit të shtetit, I cili I takon popullit dhe vetem popullit. Për zhvillim të shtetit as që mund të flitet, ndërkaq, nga armiku historik, kërcërohet edhe mbajtja e shtetit. Mbaj bindjen se, gjatë tërë të kaluares, shtresa politike apo pushtetare, as që u furnizua me të gjitha njohurit të cilat mundësojn mbajtjen dhe zhvillimin e shtetit. Në këtë drejtim, kërkohen njohuri maksimale të shkencave juridike, politike, ekonomike, sociale etj etj. Do I potencoj vetem disa momente.

Kushtetuta përmban aq të meta sa që shtrohet pyetja se a mund të quhet Kushtetutë. Iu lutem, Kosova është proklamuar si shtet me sistem parlamentar. Ashtu e mban në evidencë edhe OKB. Dallimi I sistemeve ka të bëjë me kompetencat e institucioneve të shtetit. Në shtetet me sistem parlamentar, kompetencat e Presidentit të shtetit, zakonisht jan dhe quhen ceremoniale. Shiqoni kompetencat e Presidentit të Kosoves - janë më të gjëra se kompetencat e Presidentit në shtetet presidenciale, ku Presidentin e zgjedhë populli drejtpërdrejt. Përveç kësaj, Kushtetuta, përmban paqartësira të shumta, kështu që, për çdo levizje politike, zakonisht, kërkohet mendimi I Gjykatës kushtetuese, edhepse nuk mund të përjashtohet subjektivizmi I këti institucioni.

Populli është bartës I sovranitetit. Shtrohet pyetja, për 13 vite, a është konsultuar populli donjë herë. JO, populli nuk u konsultua as për përmbajtjen e Kushtetutes madje as kur shtrohej pyetja e lojrave me kufinj - çakorri, çështja e kufinjëve në veri...

Para dhe gjatë luftes, për Kosovë ranë sa mijra viktima, përjetuan dhunime sa mijra femra kosovare, as sot e kësaj dite nuk dihet fati I shum kufomave, ku me ditë sa familje, nën presionin gjenocidial serb, u shpërngulen nga trojet e veta...!! A nuk është turp apo mëkat a gjynah, pushteti, nuk e ndërmuarr qoftë edhe një hap në drejtim të përmbushjes se obligimit ndaj popullit, ndaj familjeve të viktimave.

Shtresa politike e ven anash interesin e popullit, ndërsa, në anen tjeter, hyn në njëfar dialogu me Serbin gjenocidiale, për gjoja të drejtat e një grushti serbësh, të drejta që në asnjë mënyrë nuk janë të kanosura. Çdo shtet tjetër, në të kaluarën, në cilësi të viktimës, në asnjë mënyrë, nuk ka hyrë në çfarëdo dialogu me armikun, para parashtrimit të kërkesës për kompensimin e dëmeve të luftes. Jam I sigurt se kjo I ndodhë vetëm Kosovës.

Nuk I përkas asnjërit subjekt politik. Sinçerisht, për hirë të ndjerit Ibrahim, të cilin e kam patur edhe shok, e kam simpatizuar dhe e simpatizoi emrin LDK por jo edhe funksionalizimin e saj. Edhe LDK, së bashku me subjektet tjera, gjatë të kaluarës, dështuan totalisht.

Vite me radhë, pushteti, thjeshtë e gënjen popullin për liberalizimin e vizave, I cili pritet nga UE. Nuk çendron faji te populli por mu ke shtresa politike. Personalisht kam njohuri nga shërbimet kompetente se SHBA e ka të çartë krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë. Jam I sigurt se një gjë të tillë e din edhe UE, dhe ky faktor është një ndër faktorët më relevant në procesin e liberalizimit të vizave.

Në këtë situatë vetëm LVV premton

LVV është I vetmi subjekt, kundër të cilit ishin, në të kaluarën, thuaja te gjitha subjektet tjera politike. Mendoj se LVV premton sinqeritet dhe, vërtetë, vullnet për përmirësimin e gjendjes së shtetit të Kosovës. Të shpresojmë se do furnizohet me profesionalizëm të duhur, nuk do të vrapoj, nuk do të harroj se kur bëhet fjalë për shtetin, fjala është për popull, ndaj edhe nuk do të ç’vishet nga ndërgjegjja që paraqet faktor të rëndësishëm në procesin e mbajtjes dhe zhvillimit të shtetit.

Edhe një sugjerim

Pas zgjedhjes se Presidentit të ri në SHBA, e sidomos pas një letre të cilen ia dërgoi Serbisë, në Kosovë u bë një bujë e madhe. E kuptoj se Kosova, madje kombi shqiptar, e simpatizon dhe shpreson në përkrahjen e SHBA-ve. Nuk do hy thell në këtë moment por, sygjeroj kujdes të veçant. Amerika kërkon përkrahje dhe nep përkrahje por, njëherit Amerika edhe e përcjell çdo aleat, sidomos, në aspektin e zhvillimit dhe pjekurisë së mbajtjes së shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat