Pas emocioneve të Valdete Dakës në emisionin kur emocionohet për djalin e saj

Opinione

Pas emocioneve të Valdete Dakës në emisionin kur emocionohet për djalin e saj

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 06:41
Gani I. Mehmeti

Zonja Daka, a ke vetëm ti djalë dhe familje, që asgjë nuk qenka më e rëndësishme se familja?

Shteti çka është, sa është ai i rëndësishëm, që ju fare nuk jeni munduar e lodhur për të?

E sheh, se nuk është asgjë interesi personal?

Interesi personal është i barasvlershëm me një zero, pra hiç, asgjë, sa një fletë dushku!

Më e rëndësishme se djali dhe se familja është SHTETI, pse ai të mbron kur e ke!

Kënaqësia dhe vetëkënaqësia!

Kënaqësia është kur janë të gjithë të kënaqur, vetëkënaqësia është kur je vetëm ti i/e kënaqur në mesin e të gjithë të pakënaqurve! Kjo do të thotë se nuk do të jesh as ti i/e kënaqur. Po, po. Kjo kështu po del, po na e thua ti vetë, me gojën tënde, por me vonesë, përmes lotëve që të dalin.

Po e thua me vonesë, pse t’është dukur se nuk ka njeri më të lumtur se ti! Kështu ke menduar një ditë e një kohë.

Eh, po! A ka kush që ta këputë shpirtin më shumë se ai më i afërti, se ai i yti, se fëmija yt? Jo. Nuk ka. Nuk është askush.

Pra, ti harrove të gjithë heronjtë, harrove dëshmorët, harrove Nënat që mbetën me duar në gji në luftë po edhe pas luftës! Harrove ata njëmijë e më shumë fëmijë që u vranë në luftë nga Serbia që u morën nga duart dhe nga ngryku i prindërve!

Ti humbe krejt e tëra! Unë nuk të kam parë të përlotur duke folur, por lexova këta pak rreshta në “BOTA SOT”, që tani po të drejtohem.

Zonjë, nuk po të them as e nderuar e as e panderuar, ti e di vetë më mirë nga unë se cila je, ti ke qenë edhe gjyqtare. Ti ke ndarë “drejtësinë”!

Sa herë e ke ngritur dorën kundër padrejtësive që u janë bërë gjatë gjykimeve të ndryshme? A ka ndonjë rast, që, kur ke parë se po i bëhet ndonjërit e padrejta, e ke luftuar atë për të vendosur drejtësi, jo për ta falur, por nuk është dashur as të rëndohet me pa të drejtë.

Unë nuk i di të gjitha rastet. Ti i di mirë vetë ato, kur ke parë se po dënohet me pa të drejtë dhe nuk ke bërë zë, por ndoshta edhe e ke ndihmuar.

Ti ke qenë këtu me të tjerët dhe me Emine Kaçiku, në këtë ditë:

GJYKATA SUPREME E KOSOVËS

PKL. KZZ – 36/11, datë 25 korrik 2011:

Lars Dahlstedt, kryetar i kolegjit,

Gerrit Mart-Sprenger

CharlesL. Smith III, gjyqtar ë t ë EULEX-it

Emine Kaciku,

Valdete Daka, gjyqtare të Gjykatës Supreme të Kosovës

Adnan Jusufi, Këshilltar Ligjor I EULEX-it, si procesmbajtës

Në këtë Aktgjykim ju keni vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovësme datë 26 nëntor 2010.

Keni qenë nivel më i lartë dhe keni mundur të paktën ta ktheni lëndën në rigjykim për padrejtësinë që i është bërë aty birit tim, Shkumbin Mehmetit pse i vetmi ai ka qenë i dënuar nga 13 të akuzuar, dhe, kur ka pasur fakte edhe për të tjerët se kanë qenë bashkë me birin tim. Se, vetë në Aktgjykim ceket se në sulm kanë marrë pjesë prej katër deri në tetë veta. Ju keni mundur vetëm këtë ta bëni, të konstatoni se ose është dashur të lirohet edhe ky ose të dënohen edhe të tjreët, secili sipas peshës së fajit.

Unë as atëherë e as sot nuk mundem ta shfajësojë birin tim, por jo edhe ta ngarkojë edhe për të tjerët sikur ju. Kaq, nuk ka pasur më shumë. Vetëm të zbatoni drejtësinë. Keni mundur të kundërshtoni një dënim aq të rëndë, kur të tjerët kanë qenë liruar. Keni mundur ta thoni se nuk është përdorur në gjykim ligji më i favorshëm për të që ka qenë në fuqi ditën e ngjarjes, siç ju e thoni për ata kur doni t’i dënoni sa më pak, apo sa më drejtë – nuk e di.

Unë vetë nuk kam pajtuar asnjëherë me rastin, jam tejet i brengosur pse biri im është gjendur në një sulm të tillë, ani pse nuk ka gjuajtur. Ka mjaftuar edhe vetëm pjesëmarrja, sepse të gjithë të vrarët aty kanë qenë të nënave dhe të etërve të tyre, kanë qenë të familjeve të tyre.

E, unë, në ditën kur ka mbushur 15 vite burg biri im, më 7 prill 2019, po këtu, kam shkruar se tani e tutje mbahet peng, pse nuk ka faje më shumë. Edhe aq vite ishin ndoshta shumë. Ju e latë me 30 vite burg! Dhe askush më nuk u mor me të!

Valdete Daka, ju dhe klasa juaj e deritanishme nuk keni qenë të interesuar as për drejtësi, as për shtet, prandaj ne i kemi punët kështu si i kemi.

Për mua nuk ka qenë as fëmija më i rëndësishëm se sa Liria dhe Shteti! Liria dhe Shteti kanë qenë më e rëndësishme edhe se jeta për djalin tim, Shkumbin Mehmeti, i cili, posa ka mbushur moshën 17-vjeçare ka shkuar në luftë deri në përfundimin e saj, e që u dnua nga ju padrejtësisht aq rëndë, ndoshta edhe me ndërhyrjen e dikujt nga lart! Po them nga ju, pse nuk është analizuar, hulumtuar as vlerësuar faji i secilit pjesëmarrës aty. Unë e di se Gjykata e UNMIK-ut në Prishtinë ka qenë gabim, këtë është dashur ta shihni edhe ju. Ky është faji juaj.

Nejse, po shihet sot, se pse nuk kemi shtetin tonë të fortë, pse nuk kemi shtetin tonë të drejtë, pse nuk ka siguri, pse nuk ka zbatim të ligjit për të gjithë njësoj, pse nuk ka shëndetësi në nivel, pse nuk ka rsimim si duhet - pse nga lart nuk e duan shtetin për ta ndërtuar vetëm për ta plaçkitur, sot kemi ardhur deri në këtë gjendje, ku, as fëmijët tuaj, përkundër një standardi të mirë të jetës, nuk duan të jetojnë aty! Sa e rëndë kjo, beso po më shqetëson, jo pse ti mërzitesh, por pse fëmijët tuaj nuk e gjejnë veten rehat e mirë aty me gjithë atë pasuri e gjendje të mirë jetese!

Kjo është për vajtim, këtu shihet mjerimi i organeve tona të drejtësisë në radhë të parë. Po, se me drejtësi, gjithçka do të ishte më ndryshe. Me drejtësi njerëzit do të ishin të kënaqur dhe Kosova do i zinte të gjithë banorët e vetë, do i ushqente, do të jetonin të lumtur me njëri-tjetrin. E gjithë jeta do të lulëzonte.

Sa për fund, këta rreshta nuk i shkrova për t’u hakmarrë, as për t’u gëzuar që djali juaj do të jetuaka jashtë, përkundrazi – kur edhe djali juaj ka vërejtur se perspektivën nuk mundet ta gjejë në Kosovë – kush do të jetë ai/ajo që e sheh atë perspektivë për të jetuar në Kosovë, apo vallë u dashka ta lëmë pa njerëz Kosovën për të cilën vetëm në luftën e fundit u vranë mbi 13 mijë njerëz.

Sa për ty, qysh e paçe bërë, ashtu e gjetsh! Mendtë duhet t’i ketë njeriu me kohë. Aty ku njeriu nuk mund t’i dali zot punës së vetë e pa ndikime nga tjerët, më mirë është të mos e pranojë fare atë punë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat