Nuk mbrohet “Titaniku” i fundosur më dokrra e gënjeshtra

Opinione

Nuk mbrohet “Titaniku” i fundosur më dokrra e gënjeshtra

Nga: Hafiz Shala - New Nork Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 23:46
Hafiz Shala

Nuk po i kuptoj disa televizione private, por, edhe RTK-në e kontrolluar nga PDK-ja sikur ajo të ishte themeluese e lëre më këto të tjerat që për habi ua japin hapësirë atyre, të cilët kanë mbet jashtë institucioneve si të lindurit pa vakt.

Nuk po i kuptoj se si mund ta akuzojnë VV-në, pse i fitoi të gjitha ato vota duke harruar se ato i dha sovrani dhe atë për herë të dytë.

Tani, në këto emisione, lajmërohen “ gjykatës” dhe “ prokurorë” të cilët ishin pjesë e anijes “Titanik”, e cila u fundos dhe tani duhet gjetur mënyrën së si t’i nxjerrë të mbeturat nën det dhe ta rifillojë një “ titanik” tjetër siç ishte në kohën e Rugovës.

Gënjejnë disa nga ata se unë e kam thënë këtë më herët që është gënjeshtër e kulluar duke tentuar që të marrin postin e të parit e LDK-së, e që nënkupton se do ta vazhdojnë më të njëjtën filozofi, e cila përfundoi me një kataklizëm politike.

T’i kritikosh sot Albinin dhe Vjosën pse kanë marrë të gjitha ato vota, duke i akuzuar ata që do të qeverisin më një parti që pafytyrësisht harrojnë se janë në koalicion dy parti, ajo e VV-së dhe e listës së zonjës, Vjosa Osmani e cila nuk pati kohë të regjistrohet si parti politike dhe Vjosa, nuk është anëtarësuar në VV, prandaj duhet nënkuptuar se nuk është vetëm partia e Kurtit.

Zgjedhja e kryetarit të LDK-së, nëse shkon ashtu siç është zgjedhur zoti Isa Mustafa më vota të hapura e jo vota të fshehta, LDK, kurrë nuk do të rimëkëmbët, por, fatkeqësisht shkon drejt zhbërjes.

Ta akuzosh VV-në se ka qenë agresive kur e përdori gazin lotsjellës në Parlament në mbrojtjen e Republikës përderisa Isa Mustafa si kryeministër është nënshkrues i atij akti tradhtie e copëtimi të Kosovës duke fal territor Malit të Zi, është hipokrizi në vete.

Përfaqësuesit e LDK-së, nuk e pranojnë faktin se ndaj Vjosa Osmanit u rreshtuan më shumë së gjysma e votuesve të LDK-së që i bie së jo vetëm udhëheqësja por edhe anëtarësia e gjerë, ndër ta edhe pretendentët për postin e liderit apo, apetitet tjera politike, nuk e bindin anëtarësinë e thjeshtë të LDK-së, të cilët nuk kanë pasur shans të ndikojnë në ndryshimin e kahjes së gabuar të kësaj partie pasi, kryesia ka qenë hermetikisht e mbyllur dhe kjo i kushtoi më debakël.

Tehu kryesor i pretendentëve të LDK-së është, që, mundësisht në mënyrën maksimale, t’ua mohojnë fitoren historike për herë të parë që nga ekzistimi i Kosovës dhe mos të jenë të suksesshëm në udhëheqje me shtetin, sipas besimit të dhënë nga sovrani.

Mendësi e gabuar njëjtë siç po pretendojnë t’i kritikojnë fituesit duke e lënë anash interesin e popullit dhe shtetit.

Dhe në këtë mënyrë mendoni se do ta mashtroni popullin sikur deri më tani. Zotëri, duhet të pastroheni e dekontaminoheni sikur ndaj helmeve ushtarake nga grupi i Isës, Agimit e Lutfiut me shokë.

Nuk mundesh me qenë në një parim me ata të cilët tentuan ta copëtojnë Kosovën, siç ishte mendimi i Lutfi Hazirit me ato 17 fshatrat e veriut që duhet dhënë Serbisë në këmbim të Kosovës Lindore. Që i bie, jep tokë të Kosovës për të marrë tokë të Kosovës.

Të thuash në mënyrë fyese dhe denigruese ndaj zonjës Osmani së ajo “ aderoi” në Vetëvendosje, që nuk është e vërtetë, sepse, ajo hyri në koalicion parazgjedhor për hir të rrethanave, të cilat i shpjegova në fillim, përderisa nga mbeturinat e LDK-së me qëllim të mohimit të përkrahjes së gjerë ndaj kësaj zonje, nuk është realitet.

Zotëri, kur ajo e ngriti zërin kundër ndarjes së Kosovës, kur ajo u distancuar dhe iu kundërvu qëndrimeve poshtëruese e denigruese të partisë, duke iu nënshtruar diktateve të Hashim Thaçit, të cilit përmes politikës së tij, ia mundësuan të zgjidhet president, i cili udhëheqjet e LDK-së i sillte në pushtet e pastaj i rrëzonte.

Rasti me Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën dhe pastaj, bashkëpunuan në rrëzimin e qeverisë Kurti me propaganda, të cilat, as kali i e as lopa nuk i han.

Ata, në bashkëpunim dhe me dirigjimin e Grenellit dhe Trumpit duke frikësuar popullin se na i “prishi” marrëdhëniet më Amerikën, dolën në shesh së ato ishin teori naive ani pse denigruese e që më 14 shtator ua hodhi poshtë sovrani, ndërsa, strukturat e LDK-së, vepruan sikur gomari, të cilit ujku ia kishte ngrënë trupin deri në qafë, e i thoshte vetit, bërë zot ëndërr.

Zotëri, e shkatërruat partinë e Ibrahim Rugovës në të cilën ishte i rreshtuar i tërë populli i Kosovës duke i përfshirë intelektualët, atdhetarët, të burgosurit politikë nëpër burgjet e Serbisë, aktivistë të devotshëm të te gjitha moshave e gjinive.

Pse u rreshtuan ne Lidhjen Demokratike të Kosovës? Sepse, në krye te saje erdhi ai i cili ishte i gatshëm të sakrifikojë gjithçka që i kërkohej nga ai, përderisa të tjerët e refuzuan këtë post të udhëheqësit të popullit.

LDK, nuk mund të rikuperohet duke vajtuar e duke u paraqitur viktimë si gjithmonë që dikush tjetër është fajtor duke harruar se ishin në pushtet më partinë, e cila Kosovën e la, jo vetëm në vendnumëro, por e ktheu prapa kur LDK ishte pjesë e kësaj politike në koalicion më ta edhe pas “betimit” se kurrë më me PDK-në, krejt kjo si rezultat i epsheve për pushtet, ra në ujë.

Unë, në shkrimin tim të fundit, kam kërkuar që qeveria e re të ketë respekt ndaj opozitës dhe ta kyç në proceset e vendimmarrjes, duke e mos e ndier vetën të anashkaluar edhe pse ndoshta do t’i ketë mundësitë t’i marrë ato edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Duhet ikur formalitetit duke vepruar në interes të unitetit.

Pra, nuk është pushtet monist një partiak, por koalicion i dy partive të cilat morën më shumë vota se edhe në kohën e Rugovës.

Lëvizja e Vjosës dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilën e rrëzuat me kërkesën e Thaçit, i cili, edhe nga burgu i Hagës, publikisht i kërkoi popullit, pra edhe juve që të votohet Isa e jo Albini.

Zotëri, a flet kjo dhe e po e kuptoni së në çfarë humnere keni qenë e po tentoni të riktheheni përsëri por, për fat, populli më në fund e kuptojë dhe nuk do t’u përcjell në këtë rrugë qorre e të pashpresë.

Zotëri të nderuar të LDK-së, duhet të silleni si opozitë, e cila mendon, punon, vepron e angazhohet për shtetin, sipas sloganit tuaj” Shteti, shtet”, me politikën e vizionin e Ibrahim Rugovës, rrugën të cilën e keni lëshuar, e t’i riktheheni asaj filozofie e jo duke u thirrur e mbajtur në vokabularin e juaj politik emrin e tij sa për sy e faqe por, realisht duke vepruar, duke toleruar mendimin ndryshe sepse, vetëm në këtë mënyrë mund ta ktheni besimin e humbur me fajin, ekskluzivisht tuajin.

Lidhja Demokratike e Kosovës me filozofinë rugoviane, absolutisht është më së e nevojshme të rikthehet.

Punoni e veproni ndershëm duke e pranuar fitoren historike, por gjithnjë duke punuar për ta rikuperuar LDK-në duke i ndihmuar proceset shtetërore, traditë e sinqertë e LDK-së Rugoviane.

Mos bini në kurthin e të tjerëve, sepse do ta keni fatin e tyre. Rrugëtimi i deritanishëm, mendoj se iu ka dhënë një leksion të hidhur, të cilin askush në Kosovë nuk do t’ua dëshironte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat