Joe Biden demokrati dhe Aleksandër Vuçiq krimineli

Opinione

Joe Biden demokrati dhe Aleksandër Vuçiq krimineli

Nga: Rexhep Torte Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 12:22
Rexhep Torte

Karshi Joe Biden-it dhe SHBA-ve, krimineli Aleksander Vuçiq dhe Serbia kriminale nuk peshojnë as sa një pikë uji në oqean dhe as sa një fije floku.

Joe Biden-i, presidenti i SHBA-ve dallohet me shpirtin e tij demokratik, me moralin e tij të lartë dhe me karakterin e tij të pathyeshwm njerëzor.

Joe Biden-i i pajisur me këto cilësi të larta njerëzore, nuk do të lejojë kurrën e kurrës që të mashtrohet nga hipokrizia, gënjeshtrat dhe nga qëllimet ekspansioniste të Serbisë ndaj Kosovës.

Pas zgjedhjes së Joe Biden-it president i SHBA-ve, Serbia e ka shtuar dukshëm agresivitetin e saj retorik dhe diplomatik ndaj Kosovës fisnike dhe paqedashëse.

Pas zgjedhjes së Joe Biden-it president i SHBA-ve, Serbisë i ka hy frika në palcë, gjë që e dëshmon çdo ditë duke e shtuar agresivitetin e saj retorik dhe diplomatik kundër Kosovës.

Pas zgjedhjes së Joe Biden-it president i SHBA-ve, Serbia e ka kuptuar qartë se nuk mund t’i fshehën më krimet e kryera ndaj mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.

Serbia është e vetëdijshme për krimet kanibaliste të kryera në Kosovë dhe se tashmë e ka kuptuar, se domosdoshmërisht duhet t’i pranojë krimet e kryera në Kosovë në agresionin gjenocidal e vrasës të viteve 1998/99.

Me ardhjen e Joe Biden-it president i SHBA-ve, Serbia e ka kuptuar se domosdoshmërisht duhet ta njeh Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Me ardhjen e Joe Biden-it president i SHBA-ve, Serbia e ka kuptuar se kukuvajkat e saj kundër Kosovës më nuk pijnë ujë, dhe se kungulli serb nuk do të qëndrojë më mbi ujë me rrenat e gënjeshtrat serbe.

Me ardhjen e Joe Biden-it president i SHBA-se, Serbia e ka kuptuar shumë mirë se, po qe se shkrepën edhe një plumb të vetëm kundër Kosovës, ky do të jetë edhe fundi i Serbisë në Ballkan, sepse do ta pësojë më keq se sa e pësoi Serbia e kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Serbia do ta pësojë fillimisht nga NATO-ja nën ombrellën e të cilës është përfshirë gati tërë Ballkani.

Serbia do ta pësojë edhe nga afër 7 milionë shqiptarë që jetojnë në Ballkan, e që kanë plotësisht të drejtë t’i hakmerren Serbisë për gjenocidin shekullor që Serbia e ka ushtruar ndaj shqiptarëve autoktonë, fisnikë dhe paqedashës.

Serbia këto kërcënime i ka puro falso dhe si përpëlitje të fundit, sepse e din shumë mirë se, po t’ia heqish hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe romët, nuk mbeten serbë as për ta mbushur edhe një shuplakë.

Edhe pas zgjedhjes së Joe Biden-it president i SHBAve, Serbia me Aleksandër Vuçiqin president, po vazhdojnë me të njejtën retorike mospërfillëse, kërcënuese, nënçmuese dhe shantazhuese ndaj Kosovës, duke kryer edhe armatosjen ne vazhdueshme të Serbisë.

Këtë mospërfillje, kërcënim, nënçmim, shantazhim dhe armatosje, Serbia është duke e manifestuar ndaj Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal e vrasës të Serbisë në vitet 1998/99, por edhe ndaj paralajmërimeve të Joe Biden-it, presidentit të SHBA-ve në angazhimin e tij për njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi dhe për garantimin e paqes dhe të sigurisë në Ballkan.

Serbia mospërfilljen, kërcënimin, nënçmimin, shantazhimin dhe armatosjen i intensifikoi gjatë mandatit të Donald Trump-it, ish presidentit të SHBA-ve, duke shfrytëzuar emisarët Mathew Palmer-dhëndërin e Beogradit dhe Richard Grenell-proserbin e dësmuar, si edhe emisarët e BE-së, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, gjithashtu proserbë të dëshmuar.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë gjatë mandatit të Donald Trump-it, ish presidentit të SHBA-ve, filluan të krekosen se, “ kishin arritur ta thyejnë akullin në marrëdhenet Serbi-SHBA, se tashmë SHBA-të kanë gatishmerinë të na dëgjojnë që t’i shprehim opsionet tona lidhue me çështjen e Kosovës”.

Serbia dhe Aleksandër Vuçiq gjatë mandatit të Donald Trump-it, ish president i SHBA-ve, intensifikuan dhe imponuan propozimin e tyre që dialogu Kosovë-Serbi të udhëhiqet mbi bazën e arritjes së një kompromisi, sepse sipas tyre Kosova nuk mundet të merr çdo gjë, dhe Serbia asgjë.

Serbia nëpërmjet kompromisit synon administrimin e kishave, manastireve dhe patriarkanave nga Beogradi, edhe pse kwto objekte kulti fillimisht ishin objekte kulti të krishtera shqiptare, por Serbia pas pushtimit të Kosovës, këto objekte kulti të krishtera shqiptare i ndryshoi dhe i përvetësoi, pë çka ekzistojnë dëshmi të shumta.

Serbia nëpërmjet kompromisit synon themelimin në Kosovë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe pse pakica serbe në Kosovë i gëzon n të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbia nëpëmjet kompromisit synon të ketë hise edhe në resurset nëntokësore e sipëfaqësore në Kosovë.

Serbia nëpëmjet kompromisit synon t’i vendosën këto tre vatra kanceroze në Kosovë, për ta penguar Kosovën që të vetevendosën për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.

Kjo solli edhe Marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 Kosovë-Serbi në Uashington, në praninë e ish presidentit Donald Trump, marrëveshje që Donald Trump-it do t’i shërbente për fushatën e tij parazgjedhore për tu zgjedhur edhe njëherë president i SHBA-ve, por që me këtë marrëveshje Kosova u kurban për interesat e Serbisë.

Fitorja e Joe Biden-it president i SHBAve dhe humbja e Donald Trump-it në këto zgjedhje, Serbisë ia shuajti shpresat ëndëruese për t’i realizuar qëllimet e saj hegjemoniste dhe ekspansioniste ndaj Kosovës.

Serbia para syve të adinistratës së Donald Trump-it, ish presidentit të SHBA-ve dhe para syve të BE-së, pa asfarë ngurimi filloi kolonizimin e Veriut të Mitrovicës, duke ndërtuar koloni me shtëpi të reja e të mobiluara dhe duke vendosur serbë, shumica e të cilëve asnjëherë më parë nuk kanë qenë banorë të Kosovës, dhe kjo bëhet vetëm për ta ndryshuar strukturën demografike në dobi të serbëve.

Serbia edhe pse agresore gjenocidale e vrasëse, mospërfilljen, arrogancën, nënçmimin, shantazhimin dhe kërcënimin ndaj Kosovës dhe SHBA-ve e demonstroi edhe gjatë dialogut Kosovë-Serbi, duke vendosur kushte në aspektin e zhvillimit të dialogut teknik, duke kërkuar dialog kompromisi dhe jo dialog për njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Serbia dialogun Kosovë-Serbi e filloi pa kërkuar falje publike për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal e vrasës në vitet 1998/99.

Pa i pranuar 400 masakrat ekryera në Kosovë nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, mes tyre edhe masakrën e Reçakut, që ishte shkak i fillimit të bombardimeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Pe e pranuar vrasjen e më shumë se 13 mijë shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.

Pa e pranuar dhunimin në mënyrën më shtazarake e më makabëre të 20 mijë frmrave shqiptare.

Pa e treguar fatin e 1650 shqiptarëve të pafajshëm që Serbia i rrëmbeu nëpër shtëpitë shqiptare në kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Pa e treguar vendodhjen e varrezavë masive në Serbi ku janë transportuar mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë e të varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet.

Pa i treguar hekuranat në Serbi ku janë djegur në mënyrën më mizore njerëzore mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë e të transportuar në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet.

Fajin kryesor për nje sjellje të këtillë mospërfillëse, arrogante dhe nënçmuese të Serbisë ndaj Kosovës, e kanë Hashim Thaçi me PDK-në, Isa Mustafa me LDK-në, Ramush Haradinaj me AAK-në, Fatmit Limaj me Nisma dhe Behgjet Pacolli me AKR-në, të cilët e udhëhoqën Kosovën në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Fajin kryesor për një sjellje të këtillë mospërfillëse, arrogante, nënçmuese, shantazhuese dhe kërcë nusese të Serbisë, e kanë udhëheqësit dhe partitë e sipërpërmendura, të cilat përpos mijëra dëshmive e fakteve nuk bënë asgjë që kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

Fajin kryesor për një sjellje të këtillë mospërfillëse, arrogante, nënçmuese, shantazhuese dhe kërcënuese të Serbisë ndaj Kosovës, e kanë udheheqësit dhe partitë e sipërpërmendura, që për iteresa egoiste dhe karieriste për pushtet i harruan dëshmorët e luftës, viktimat e luftës dhe popullin e Kosovës.

Partitë dhe udhëheqësit e tyre të sipërpërmendur me paturpësinë më të madhe edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, bënë një fushatë të egër plot nëpërkëmbëza për të mbetur në pushtet.

Por votuesit e Kosovës nuk u mashtruan dhe fitoren ia dhanë Vetëvendosjes, duke i deklasuar partitë dhe udhëheqësit e sipërpërmendur, duke ua dhënë shuplakën e merituar për dëmet që këto parti dhe udhëheqësit e tyre ia shkaktuan Kosovës në 21 vitet e kaluara.

Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu-Stanishiqi, në historinë shqiptare janë gdhendur thellë si renegatë dhe faqezinj tradhëtarë mbarë shqiptarë, sepse për qëllimet dhe pazaret e tyre të pista e përgatitën edhe ndarjen e Kosovës sipas tekeve të kriminelit serb Aleksandër Vuçiq.

Aleksandër Vuçiqi, më 18 shkurt 2021 deklaroi se, “Pesë shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë të gatshme t’i tërheqin ato, në momentin që presidenti Vuçiq të jep sinjalin. Duke shtuar “se pesë tërheqje të njohjes pavarësisë së Kosovës i ka në xhep”.

Vuçiq më tej u shpreh se, “ Me Marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 tq nënshkruar në Uashington në praninë e presidentit Donald Trump, u pajtuam që Kosova për nje periudhë kohore të mos kërkojë anëtarësime të reja ne organizatat ndërkombëtare, dhe as Serbia të mos kërkojë ç’njohjëe të Kosovësnga shtetet që tashmë e kanë njohur kosovën shtet të pavarur e sovran”. Vuçiq më tej u shpreh se, “ Ka informacione se Kosova do të kërkojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të drejtësisë, nëse kjo ndodh Kosova da ta merr përgjigjen e merituar”.

Nikolla Selakoviq, ministri i Jashtëm i Serbisë, në konferencën për media me rastin e vizitës së Bujar Osmanit, ministrit ta jashtëm të Maqedonisë në Beograd, më datë 18 shkurt 2021, deklaroi se, “Serbia po u përmbahet detyrimeve nga Marrëveshja e 4 shatorit 2020 nq Uashington, në të kundërtën Serbia nukl do të jetë memece”.

Me ardhjen e Joe Biden-it president i SHBA-ve, Aleksandër Vuçiqi me një nervozizëm të paparë deklaron në vazhdimësi se, “Gjersa të jem unë gjallë nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës”.

Ana Bërnabiq, kryeministre e Kosovës, më datë 22 shkurt 2021, deklaroi se, “ Nga dialogu varet cilësia e jetës në Kosovë”, që lë të kuptohet se Serbia është e interesuar që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë, por mbi bazën e kompromisit”.

Joe Biden-i, presidenti i SHBA-ve me vizionin e tij demokratik, ua shuajti përgjithmonë Serbisë dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq synimet e zeza për ta mbajtur koloni ose për ta ndarë Kosovën.

Serbia nuk do të jetë më edhe agresore gjenocidale e vrasëse e, e lazdruar, duke shkelur pamëshirshëm mbi mijëra e mijëra viktima të pafajshme shqiptare në Kosovë.

Kriminelët e Serbisë që i kryen tërë ato krime monstruose në Kosovë domosdoshmerisht do të dalin para drejtësisë për ta marë dënimin e merituar, duke mos përjashtuar në asnjë mënyrë as kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorët e ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Sërbia tani ka vetëm tri rrugë, e para ta njeh Kosovën shtet të pavarur e sovran, duke i paguar edhe tërë reparacionet e dëmeve të shkaktuara njerëzore e materiale, e dyta të disiplinohet, edukohet, kulturohet e të demokratizohet, dhe e treta nëse Serbia eventualisht e sulmon Kosovën, Serbia do ta fshihet nga Ballkani dhe faqja e dheut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat