Mr. Lajçak, ti je "non grata", në Kosovë!

Opinione

Mr. Lajçak, ti je "non grata", në Kosovë!

Nga: Fadil Maloku Më: 1 mars 2021 Në ora: 11:07
Fadil Maloku

1. Nëse me “kompromis” (padyshim të dhimbshëm për Kosovën!) që është kah e përdorë njeriu qē po viziton sot Prishtinën, nënkuptojmë ndryshimet kushtetuese në Serbi( ku ajo nga Prembulla e saj duhet ta hjek gravitimin e termit Kosovë në përbërje të Serbisë) dhe në Kosovë (ku ajo do ta suspendonte mendimin e Gjykatës Kushtetuese për 23 shkelje ligjore që i kishte shkaktuar nënshkrimi i Isa Mustafës, në Bruksel në vitin 2015), atëherë Kosova duhet t’i thotë JO tē madhe kësaj forme dhe përmbajtje “kompromisi” lajçakiane!

2. Sepse, Kosova mjaft ka bë “kompromise”; 3% të serbëve të Kosovës sot duke iu falenderu Hashes dhe Ises, tash veç po kontrollojnē dhe menagjojnë 9 Komuna apo 25%_30% të teritorrit; poashtu, 3% të serbëve të Kosovës, me Prijektin ahtisarian veç e kanë të fitu të drejtën e “vetos”. Ku as edhe një presje e vetme e Kushtetutës nuk mund të ndryshohet, pa e bë ata aminin (paramendoni; Lista “Srpska”, në fakt Qeveria e Serbisë?!);

3. Tash nëse bēhet “kompromisi” pasues lajçakian (për mos me thënë bukfalisht Vuçian!) pra, të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, atëherë; i bie qē Serbia me 3% serb ta kontrollon edhe DE JURE përmes Zajednicës 25%-30% të teritorrit të gjithëmbarshëm; i bie poashtu qē Serbia përmes “kalit të Trojes” (Lista “Srpska”) pra me implementimin e Asociacionit, edhe DE JURE të mvishej me petkun e autonomisē qē do kishte njē; Kuvend (vetanak të 9 komunave aktuale qē edhe janë si facte juridike); një Polici (puro serbe që do e mbroj dhe do e zhvilloj këtë krijesë vdekjeprurëse për shtetësinë e shpallur më 2008); një Gjyqësi (autonome fillimisht, por, më vonē identike me ate të Serbisē); një sistem unik të Arsimimit; një Buxhet (që do grumbullohej nga nëntë Komunat që tash edhe DE JURE do ta kishte një “hambar” të vetëm);…
Jo zotëri Lajçak! No passaran!

Ky “kompromisi” i radhës, që po insistohet nga ana e “korrierit” të pesēshes europiane, (qē ende s’e kanë njohur edhe de jure shtetësinē e Kosovës) në fakt është ai “kompromisi” i synuar dhe i programuar i Aleksandër Vuçiqit, për ta vorrosur definitivisht pavarësinë tonë…! As KM, as Kuvendi e as qeveria nuk e ka as mandatin juridik, e aq më pak moral me këso “kompromisesh” me vorros atë që me gjak e kemi paguar në vitin 1999…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat