Pa VETTING nuk shërohet sistemi i drejtësisë

Opinione

Pa VETTING nuk shërohet sistemi i drejtësisë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 09:00
Muhamet Kelmendi

Aktiviteti i tashëm policor dhe i prokurorisë duhet shikuar si një hap pozitiv në luftën kundër keqpërdorimeve të pozitës, si dhe kundër dukurive tjera kriminale.

Arrestimet e bëra të 10 punëtoreve të administratës në Ministrinë e Bujqësisë dhe të sekretarit të KPK, duken në shikim të parë, se po futet në sistem mekanizmi i luftimit të lidhjeve informale me politikë dhe me ekonomi, megjithatë është shumë herët për të konstatuar.

Mund të interpretohen ashtu, përkatësisht si një kthesë në sistem, por me këto masa edhe nga ato nuk mund të them se kemi kohë të madhe.

Arrestimet janë të drejta, priten të tjera veprime. Pse dhe si? Duket se është një hap i sistemit të drejtësisë për të treguar brenda dhe te faktori ndërkombëtar se në Kosovë nuk ka nevojë për VETTING. Drejtësia po e thotë fjalën. Mirëpo deri më tash çdo aksion i tillë i kryer me pompozitet ka përfunduar me disa dënime me kusht ose janë liruar të akuzuarit nga veprat. Kështu do të jetë edhe kësaj radhe.

Pritet që të kaloj koha dhe në procedurë do të lejohen në mungesë të provave ose do të dënohen me kusht. Por, pavarësisht kësaj, aksionim duhet përshendetur dhe duhet kërkuar që aksioni të thellohet dhe të zgjerohet në vend. E kjo nuk do të thotë se duhet të hiqet dorë nga VETTING.

Sistemi i drejtësisë, ai i luftimit të krimit dhe të korrupcionit, vetë administrative dhe pushteti politik nuk shërohen kështu dhe me këto masa. Lypset masa të gjëra politiko-juridike dhe profesionale.

Në Kosovë është shkuar shumë largë me dukuritë negative. Kudo kemi lidhje korruptive dhe veprimtari antiligjore. Masat kërkohen të shtrihet thellë. Nuk është vetëm KPK, por janë edhe vetë prokuroritë, sikundër edhe KGJK dhe tëra gjykatat që duhet të vihen nën kontrollim të VETTING. I vetmi mjet shërues është kjo masë juridike dhe vetëm me masa penale shërohet sistemet juridike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat