Diskriminimi, barabarësia dhe të drejtat e femrave

Opinione

Diskriminimi, barabarësia dhe të drejtat e femrave

Nga: MA. Vjollca Aliu Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:34
MA. Vjollca Aliu

Trajtimi i femrave gjatë periudhave të ndryshme historike ka ndryshuar, ashtu siç kanë ndryshuar edhe mënyrat e diskriminimit dhe hapat për trajtimin meritor të femrave.

Trajtesa të ndryshme shkencore janë bërë dhe ato mbeten si dëshmi shkencore për rrugët e vështira nëpër të cilat ka kaluar femra në shoqëri të ndryshme.

Për barabarësinë midis gjinive zëri i parë u ngrit në vitin 1792, nga Mori Asistonekroft. Ai foli për barabarsinë midis gjinive në të gjitha sferat e jetës, duke filluar nga arsimi, punësimi, politika, etj., dhe zbatimin e vlerave të barabarta.

Dyert e para të universitetit në Evropë, për herë të parë për gjininë femrore u hapën në vitin 1840, në Angli, kurse në Francë, në vitin 1875, ku një femër kishte marrë diplomën e mjekësisë, por ligji që i lejoi femrës të

ushtroj mjekësinë u miratua më vonë, në vitin 1892.

Padrejtësitë ndaj femrave në të gjitha periudhat historike nuk duhet kurrqysh të jenë arsye për padrejtësi dhe devijime pasuese! Marrë parasysh këtë, zhvillimi dhe ndryshimi i shoqërisë gjatë periudhave historike, në vende të ndryshme, ka bërë përmirësim për trajtimin meritor të femrave, mirëpo, sot, nuk mund të themi se femrat gjithkund trajtohen dinjitetshëm, prandaj edhe nuk duhet të ndalemi, jo vetëm për t'i paraqitur faktet diskriminuese, por duhet mbështetur në kërkimin e të drejtave, deri në zbatimin e plotë të tyre.

egjithëse shtet i ri dhe me brishtësi, Republika e Kosovës ka krijuar një kornizë ligjore për barabarësinë e gjinive, të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallim, por nuk mund të themi se këto akte ligjore gjejnë zbatim, ashtu siç përcaktojnë. Dhe, përgjegjësit institucional kanë një pjesë të madhe të fajit për këtë, sepse korniza ligjore ekziston, instrumentet juridike dhe mekanizmat zbatues janë themeluar, prandaj kërkohet përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë për çdo veprim e mosveprim të tyre. Pjesa tjetër e fajit i mbetet shoqërisë, për faktin se, shpeshherë femrat diskriminohen edhe në familje, pastaj në konkurset e punësimeve, në gradime profesionale, etj. Vetë fakti se, ende kemi kuotë gjinore për femrat, e cila thirret në emër të "diskriminimit pozitiv", tregon se, po mos të ishte ky kushtëzim, femrat nuk do të mund t'i gëzonin pozitat e punës të cilat tashmë i kanë. Përkundër kësaj kuote, prapëseprapë, diskriminim i dukshëm i femrave vërehet në organet vendimmarrëse, ku aty meshkujt janë dominues, e që shpesh ngjajnë në "oda burrash". Por, rezultatet preliminare të Zgjedhjeve të Parakohshme në Republikën e Kosovës, më 14 shkurt 2021, dëshmojnë sesa të vlershme janë femrat. Nga të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje, femrat kanë fituar besim të jashtëzakonshëm nga qytetarët, duke fituar numër shumë të madh të votave, saqë ua kalojnë meshkujve për nga votat e fituara. Ky fakt tregon se, kuota gjinore nuk është gjithherë meritorja pse femrat marrin pozita të larta publike, por janë vlerat individuale të secilës femër që dëshmohet e përgatitur profesionalisht, me aftësi e shkathtësi për ushtrimin e detyrës dhe marrjen e përgjegjësive në çdo pozitë pune të paraparë me ligjet në fuqi, për femra e për meshkuj, pa dallim.

Me gjithë ecjet e ngecjet në rrugët drejt përmirësimit dhe vendosjes së trajtimit meritor të femrave, një fakt është i pamohueshëm: femra dhe mashkulli janë dy anë të një realiteti, janë si dy anë të hënës, dy anë të një medaljeje. Prandaj, sado që të flitet dhe çfarëdo që të flitet për femrën dhe mashkullin, për rolin dhe funksionin e tyre në jetën njerzore, një gjë është e qartë, e qëndrueshme dhe e pakontestuar se, femrat së bashku me meshkujt janë faktor në zhvillimin e shtetit dhe për mirëqenien e gjithmbarshme të qytetarëve. Raportet mes dy gjinive janë plotësuese, jo mbivlerësuese, kurse pyetja se, cilët kanë peshë më shumë në jetë, është absolutisht e pavend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat