Lajçak në Beograd, procesin e dialogut e quajti Kosovë-Serbi, hatri i mbeti Vuçiqit

Opinione

Lajçak në Beograd, procesin e dialogut e quajti Kosovë-Serbi, hatri i mbeti Vuçiqit

Nga: Skënder Karaçica Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:50
Skënder Karaçica

Në përfundim të vizitës në Beograd, emisari i BE-së Lajçak, theksoi se dialogu Kosovë-Serbi (pa e përmednur Prishtinë-Beograd) është e vetmja alternativë që do të sjellë për të dy popujt shqiptarë dhe serbë, paqe dhe udhën drejt integrimeve evropiane në Bruksel.

Për këtë paraqitje të intervistës së Lajçakut në TV H1 në Beograd, që nuk e përmendi temën bosht të dialogut Prishtinë-Beograd,por ai u thirrë në emërtimin e të dyja vendeve Kosovë-Serbi,i ka mbetur hatri kryetarit të Serbisë A.Vuçiq,,i cili për këtë paraqitje të diplomatit sllovak, ka thënë se emisari i Burekselit e ka thënë si një rastësi dhe sipas Vuçiqit, BE-ja mban qendrim neutral ndaj realitetit të ri të Kosovës(sic!).

Do të ishte me interes që kabineti i ri qeveritar Albin Kurti në Prishtinë, tash tutje të mbajë këtë qëndrim diplomatik dhe kushtetues të shtetit të Kosovës, që, në dialogun në Bruksel lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në asnjë mënyrë mos të lejohet të ketë përmasën ligjore ekzekutive.

Në vazhdim procesi i dialogut të marrë emërtimin kushtetues të shtetit në dialog Kosovë-Serbi e jo Prishtinë-Beograd, ndonëse opinioni ndërkombëtar dhe fushat e diplomacisë e njohin nga afër shtetin e Kosovës me këtë emërtim kushtetues.

Diplomati Lajçak bëri mirë që pa asnjë hezitim,në Beograd nuk e tha dialogu Prishtinë-Beograd, por pati një qasje krejt normale diplomatike dhe procesin e quajti Kosovë-Serbi si dy shtete fqinje në këtë pjesë të Ballkanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat