Pandemia shpërfaqi lojrat gjeopolitike në Balkan

Opinione

Pandemia shpërfaqi lojrat gjeopolitike në Balkan

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 7 mars 2021 Në ora: 08:17
Ilustrim

Rrethanat gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor, në dhjetëvjetëshin e fundit, kanë shënuar rritjen e ndikimit të disa shteteve që llogariten se fuqi të mëdha, pastaj ndikimi i fuqive  rajonale, që gjerë vonë nuk kishin ndonjë rëndësi të veçantë. Edhe pse sipas treguesve gjeopolitik dhe qëllimit të këtyre shteteve, anëtarësimi në BE nuk ka alternativë, kjo nuk i ndale “lojtarët” tjerë gjeopolitik të bëjnë garën e tyre për ndikim në Ballkanin Perëndimor.

Duke analizuar investimet kryesore në infrastrukturë dhe gaz në këtë rajon, më të veçuarat janë ato që vijnë nga BE, po dhe Kina, Rusia në masë më të vogël nga Turqia. Edhe pse SHBA nuk investuan para në ekonomi, por në disa nga shtetet kanë ndarë mjete në avancimin e shtetit ligjor dhe kanë mbështetur zhvillimet demokratike. Andaj edhe merita për vendosjen e paqes në regjion i takon SHBA andaj edhe mbetet për këtë fuqia më e madhe e ndikimit, e cila në vitet e fundit ka vendosur fokusin në këtë rajon, kjo vërehet qartë edhe me ardhjen e Presidentit Biden në Shtëpinë e bardhë.

Bashkimi Evropian është duke u përballë me kundërthënie të shumta brenda sajë lidhur me zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, kështu integrimet e këtij rajoni në BE është një prioritet i vogël i Unionit. Kështu kundërthëniet brenda BE, si dhe frikën nga integrimet e Ballkanit Perëndimor, po e shfrytëzojnë lojtarë tjerë të cilët këtë rajon e shohin tërheqës dhe të përshtatshëm për të shtrirë ndikimin e tyre si atë politik dhe atë ekonomik.

Rusia ka interesin e saj politik dhe ekonomik në këtë rajon, duke vepruar me ndikimin dhe qëllimin e sajë që të zvarris dhe pengoj integrimet euroatlantike të këtij rajoni. Kjo është mundësuar falë lidhjes së ngushtë me Serbinë , po edhe me Republikën Srpska – njërin nga dy entitetet politike të Bosnje dhe Hercegovinës. Nga ana tjetër, Kina ka qëllimin të mbajë nën kontroll rrugët e saja tregtare vitale drejtë Bashkimit Evropian, dhe këtu mbështetet interesi i sajë në investimin e infrastrukturës rrugore përmes Ballkanit Perëndimor.

Turqia nuk bie në fuqitë e mëdha, por mund të thuhet se paraqet fuqinë rajonale e cila bënë përpjekje të mëdha në ndërtimin e pozitës sa më të mirë gjeopolitike në Ballkan, i cili kryekëput është i karakterit ekonomik. Në tetor 2017. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan vizitoi Serbinë, duke vënë themelet e bashkëpunimit mes  Ankarasë dhe Beogradit, bazuar në investimet turke në Serbi, shembull është ndërtimi i autostradës që do lidhte Sarajevën me Beogradin.

Ngjarjet që ndodhën, po dhe tani, në periudhën e pandemisë COVID-19 na treguan se fuqitë e mëdha si SHBA, Rusia dhe Kina, deri diku edhe Turqia si fuqi rajonale, kanë një angazhim të fuqishëm të ndikimit apo edhe të mbajnë nivelin e ndikimit në Ballkanin Perëndimor, qoftë edhe përmes ndihmave simbolike.

Ajo që vërehet për një kohë të gjatë në këtë rajon, është se dominojnë qeverisjet autoritare si formë e pranuar kjo që po merrë edhe përkrahje ndërkombëtare gjithnjë përderisa garantohet një shkallë stabiliteti. Kjo stabilokraci, e mbështetur edhe nga divizioni i bashkësisë ndërkombëtare, mendohet në BE dhe pjesërisht nga SHBA, kështu në rajon është transformuar në njëfarë tendence autokrate.

Ballkani Perëndimor që kur ishte një territor ku përplaseshin fuqitë e mëdha, kryesisht për shkak të pozitës gjeopolitike që kishte, po dhe në të sotmen. Ngase ky gadishull lidhet me euroazinë ”zemrën e botës”(Heartland), Lindjen e afërt dhe atë të Mesëme, me këtë edhe kontinentin e Afrikës. Mjerisht, popujt e Ballkanit në këto përballje dhe konflikte gjithnjë më së keqi kanë kaluar, ngase fuqitë e mëdha udhëhiqeshin me principin  divide et impere (përçaj dhe sundo).

Konsiderohet se në një të ardhme mund të priten kundërvënie në Ballkanin Perëndimor, në linjën e parë mes SHBA, Rusisë dhe Kinës, por pa lënë anash edhe lojtarët anësore si Turqia, Arabia Saudite dhe disa nga shtetet e BE. Shumë analitikë pajtohen se pandemia COVID-19 në një masë të madhe ka ndikuar në marrëdhëniet politike në botë, po edhe në Ballkanin Perëndimor. Në shtetet tranzitore në këtë rajon pandemia është shfrytëzuar për forcimin e pozitave politike dhe strukturave qeverisëse, por edhe e përcjellur me mjaftë skandale korruptive.

Ajo që mund të ndikoj në ndryshimin e tablosë në marrëdhëniet globale, në një drejtim tjetër, është ndikimi  në nivelet nacionale dhe kjo duke shfrytëzuar këtë gjendje ndër fushata zgjedhore. Dhe kjo drejtë zgjimit të nacionalizmit. Shkurt mund të thuhet, se ka ndryshuar vetëm forma dhe intensiteti, por jo dhe kuptimi lidhur me ndikimin e fuqive të mëdha. Kriza e shkaktuar nga korona virusi synimet gjeopolitike i ka bërë mjaftë të dukshme.

Edhe pse të gjitha shtetet nga rajoni kanë pranuar ndihma nga SHBA, BE, Rusia, Kina, Turqia dhe disa shtete arabe gjatë pandemisë, është specifike se ndihmat ruse mbështeteshin në kapacitetet ushtarake, që edhe shkaktoi reagime të shumta. Rusia vazhdon të krijoj përcepcionin për fuqinë e saj ushtarake, aftësinë që tu përgjigjet sfidave humanitare ushtarake, po dërgesa përmes forcave ushtarake e përforcon bindjen në veçanti në hapësirat ku dominon sedimenti negativ ndaj NATO's.

Megjithatë, në botë po dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor ka shkaktuar të paparitur ndihma që Turqia u ofroj shteteve në rajon, edhe pse dhe vetë përballej me pandeminë. Ndihmat turke kudo në botë trajtohen si gjest solidarizimi tradicional dhe zemërgjerësie, po ndihma për Ballkanin Perëndimor ishte plotësisht logjike, ngase këto shtete pos lidhjeve historike dhe kulturore kanë dhe banore me prejardhje turke në veçanti në Maqedoninë e Veriut.

Bashkimi Evropian shumë nga shteteve nuk u doli në ndihmë, në veçanti nuk mbështeti vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë pandemisë COVID-19, gjë që sipas disa qarqeve diplomatike u interpretua  se BE shkon duke dobësuar interesin për integrimet e mëtejme të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

 BE qysh me fillimin e krizës, në mënyrë absolute, ka bërë një lëvizje të gabuar me marrjen e vendimit të ndalimit të eksportit të pajisjeve medicinale jashtë kufijve të Unionit. Kreatorët e sentimentit antieurounion dhe  promotorët e idesë gjeopolitikës  euroaziatike në rajon bënë këtë lëvizje dhe mediatike duke dhënë porosinë e BE, shteteve jashtë hendekut evropian, se nuk mund të presin solidaritet nga shtetet e BE. Kjo tregoi egocentrizmin e BE.

BE nuk do hekë dorë nga zgjerimi, por edhe në një të afërme nuk do ndodhë, nuk do e ketë në prioritet, duke patur parasysh se edhe pas pandemisë do ballafaqohemi me probleme si atë ekonomike, sociale dhe sfidave të sigurisë të cilat idenë e zgjerimit të BE do e shtynë në plan të dytë. Ballkani Perëndimor i përket dhe  përkiste Evropës, por është një kohë kur popujt e Ballkanit s`pari duhet rregulluar shtëpinë dhe oborret e veta para se edhe të pranohen në BE.

Besoj se kemi mësuar dhe nxjerrë porosi nga e kaluara dhe të arrijmë t'i implementojmë në mënyrën më të mirë për ditët që do vijnë. Dhe për këtë dhe duhet punuar edhe më shumë. Që të kultivojmë marrëdhënie të mira me miqtë ndërkombëtar, ngase pamë se në rrethana krizash si kjo e pandemisë mbështetja mbetet vetëm tek miqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat