A duhet të revokohet ligji për përfitimin e ish zyrtarëve të lartë?!

Opinione

A duhet të revokohet ligji për përfitimin e ish zyrtarëve të lartë?!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:59
Ismail Muqiqi

Zyrtaret e lartë të shtetit të cilët gëzojnë privilegje marramendëse siç janë Kryetari i Kosovës, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri i vendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës Supreme janë ata të cilët përmes ligjit të miratuar vetit i kanë krijuar privilegje të cilat në aspekte moralë dhe gjendjes ekonomike janë në kundërshtim me jetën dhe standardin e popullatës në Kosovë.

Është interesant të theksohet mendësia e pa ngopur e politikaneve tanë të cilët marrin të ardhura 10 fish më shumë se rroga mesatare të një qytetari të punësuar. Pavarësia e Kosovës është shpallur me 17 Shkurt 2008, ndërsa me 15 Qershor 2008 ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Republikës, dhe vetëm 3 ditë më vonë me 18 Qershor 2008 është miratuar ligji për përfitime e privilegje të zyrtareve të lartë nga Kuvendi i Kosovës dhe me 2 Korrik 2008 është shpallur me dekretin “DL-044 2008” nga ish Presidenti Fatmir Sejdiu. Kjo dinamikë e ngutjes tregon se politikanët e 2 partive kryesore të cilat atëherë ishin në pushtet “ PDK dhe LDK”  prioritet e kishin sigurimin e privilegjeve personale e financiare nga buxheti i Kosovës dhe jo zhvillimin e vendit. Ky ligj i cili edhe sot është diskriminues për pozitën materiale dhe ekonomike të qytetareve të Kosovës është përgatitur dhe miratuar me bashkëveprim të PDK-së dhe LDK-së përkatësisht Hashim Thaqit dhe Fatmir Sejdiut, deputetet e të cilve e kanë votuar këtë ligj.

Ky ligj i miratuar për interesat e grupet politike u krijon privilegje të shumta ish funksionareve të larg përmendur siç janë sigurimi i shoferit, truprojës, këshilltarit dhe një zyre në Kuvendin e Kosovës. Zyra duhet të jetë e mobiluar thotë ligji. Rroga do të marrin edhe shoferi, truproja dhe këshilltari. Po ashtu gjatë vitit për shpenzime të komunikimit {telefonit, internetit} për këto shërbime do të shpenzohen parat nga buxheti i Kosovës. Kjo katrahurë e njerëzve me emër dhe mbiemër është e pa drejtë e pa moralshme dhe denigruese për institucionet e një shteti siç është Kosova. Të gjithë e dimë se buxheti vjetor i Shtetit të Kosovës është sa buxheti i një klubi futbollistik në Austri, Zvicër apo Holandë. Këto anomali të kohës duhet ti kundërshtoj dhe kritikoj edhe Shoqëria Civile mediumet normale që kanë kredibilitet si dhe opinioni i gjerë të cilët sa më parë duhet të kërkojnë shfuqizimin e ligjit për përfitime të Zyrtareve të lartë të shtetit.

Mendoj se deputet e Kuvendit të Kosovës ata që e konsiderojnë vetën përfaqësues të popullit, do të duhej të angazhoheshin menjëherë në ndryshimin e këti ligji aq antishtetëror. Privilegjet që ky ligj i parasheh për zyrtaret e lartë janë të neveritshme përballë vendnumërit shumë vjeqarë të Ekonomisë Kosovare. Është realitet se në Kosovë ka shumë njerëz që kanë bërë më shumë për vendit se këta që i përmendem më lartë. Sot pjesa dërrmuese e qytetareve të Kosovës janë të pa punë ose një pjesë jeton me 90 euro në muaj, ndërsa një Zyrtarë i lartë i Shtetit të Kosovës vetëm për shpenzimet e telefonit dhe internetit shpenzon 120 euro në muaj nga parat e taksa paguesve të Shtetit të Kosovës. Këtyre padrejtësive duhet që sa më parë tu vie fundi, në mënyrë që të ndalet zullumi ndaj shtetit, dhe qytetareve me shumë halle. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat