Toma Fila. avokati serb që i mbron kriminelët

Opinione

Toma Fila. avokati serb që i mbron kriminelët

Nga: Rexhep Torte Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:50
Rexhep Torte

Avokati serb nga Beogradi Toma Fila është vënë në mbrojtje të Serbisë kriminele, të Dick Marty, ish raportuesit të Këshillit të Evropës, Carla Del Ponte,ish kryeprokurores në Tribunalin e Hagës dhe Jose Pablo Baraybar, ish kryesuesit të Zyrës për personat e zhdukur dhe mjekësi ligjore në kuadër të UNMIK-ut .

O Toma Fila avokati serb, deklarata jote lidhur me punën shumë të vyer, me përgjegjësi të lartë profesionale dhe me rëndësi morale njerëzore që po kryen avokati shqiptar Tomë Gashi nga Kosova, tregon se trurin tënd e ka kapur patologjia profesionale negative, sepse gjatë karierës tënde si avokat ke patur dëshirë të madhe t’i mbrosh gjatë procedurave gjyqësore përsonat kriminelë të dënuar me vdekje.

Këtë e dëshmon e libri tënd i botuar që moti me titull “ I kam mbrojtur të dënuarit me vdekje” (“Branio sam na smrt osugjene”).

Ty po deklarosh se, “ Kallëzimi penal dhe padia civile që avokati shqiptar Tomë Gashi nga Kosova, i ka paralajmëruar këto ditë kundër Dick Marty, Carla Del Ponte dhe Jose Pablo Barabyer, na qenka shaka”, por do të bindeni ty dhe bashkëmendimtarët e tu, se këto padi do të jenë tmerr për keqbërësit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

O Toma Fila avokati serb, vetë fakti që në Gjykatën për Krimet e Luftës në Hagë i keni mbrojtur udhëheqësit e gjenocidit serb në Kosovë, në mesin e tyre edhe kriminelin Sllobodan Millosheviq- kasapin e Ballkanit dhe kriminelin Ratko Mllladiq të akuzuar për gjenocidin serb në Bosnjë e Hercegovinë, flet për moralin dhe karakterin tënd tejet të dobët njerëzor.

O Toma Fila avokati serb, kriminelët e Serbisë që kryen krime mizore në Kosovë, në Bosnje e Hercrgovinë dhe në Kroaci, nuk mund t’i mbrosh ty, dhe nuk mund t’i mbrojë askush.

Nuk mund t’i mbrojë askush as Dick Martyn, as Carla Del Ponten dhe as Jose Pablo Baraybar-in, të korruptuar nga Serbia, të cilët u vunë në mbrojtje të Serbisë kriminale për krimet që i kreu në Kosovë dhe që i shikoi tërë bota, për të cilat ekzistojnë mijëra e mijëra dëshmi.

O Toma Fila avokati serb, as ty, as kryerësit e krimeve dhe as mbrojtësit e kriminelëve nuk mund t’i shpëtoni edhe nga dënimi i Zotit në këtë jetë, sepse Zoti tu godet me ndonjë sëmundje apo me ndonjë fatkeqësi të rëndë. Por nuk mund të shpëtoni edhe në jetën e përtejme, ku një ditë do të përgjigjeni para Zotit për veprimet e liga që i keni kryer në këtë jetë.

O Toma Fila avokati serb, puna e vyer që po kryen Tomë Gashi, avokati shqiptar nga Kosova me sa duket të ka shqetësuar shumë, ty presonalisht, por i ka shqetësuar edhe kriminelët serbë kryerësit e krimeve , por edhe Dick Marty-n, Carla Del Ponten dhe Jose Pablo Baraybar-in.

O Toma Fila avokati serb, ty nuk paske mend as për veten tënde, e lenë më t’i shesish mend avokatit shqiptar Tomë Gashi nga Kosova.

Tomë Gashi, avokati shqiptar nga Kosova do ta përfundojë punën e tij lidhur me “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri për të cilën Carla Del Ponte shkruajti në librin e saj, ndërsa Dick Marty, raportues në Këshillin Evropian sajoi dhe shpifi raportin e tij famëkeq për ta diskredituar luftën e ndershme çlirimtare të UÇK-së kundër agresionit gjenocidal e vrasës të Sebisë kriminale në vitet 1998/99, dhe për ta diskredituar tërë kombin shqiptar.

Shqiptarët janë populli më autokton në Ballkan, me identitet të padiskutueshëm, me gjuhë, kulturë, me doket, dhe cilësohet populli më paqedashës dhe më fisnik në Ballkan, sepse shqiptarët gjer më sot nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Shqiptarët nuk janë ardhacakë në Ballkan siç janë serbët barbarë, luftënxitës, vrasës, masakrues dhe kriminelë, të cilët me ardhjen r tyre nga Rusia na Ballkan, sollën vetëm urrejtje, luftëra e gjakderdhje për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë në dëm të trojeve shqiptare dhe të popullit shqiptar.

Tomë Gashi, avokati shqiptar nga Kosova ka paralajmëruar këto ditë se po përgatit padi kundër Dick Marty, Carla del Ponte dhe Jose Pablo Baraybar, për shpifje dhe njollosje të popullit shqiptar lidhur me “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri.

Tomë Gashi, avokati shqiptar nga Kosova këtyre ditëve deklaroi se “Ka marrë autorizim nga Mersim Katuçi, pronari i të ashtuquajturës “Shtëpi e Verdhe “ në Shqipëri, për të përgatirur kallëzim penal dhe padi penale kundër zviceranit Dick Marty, ish raportuesit në Këshillin Evropian, Carla Del Ponte, ish- kryeprokurores së Tribunalit në Hagë dhe Jose Pablo Baraybar, kryesues i Zyrës për personat e zhdukur dhe mjekësi ligjore në kuadër të UNMIK-ut.

Dick Marty e mashtroi dhe e vuri në lajthim Këshillin Evropian duke pretenduar se “Pjesëtarë të UÇK-së gjatë luftës dhe pas përfundimit të luftës, në të ashtuquajturën “Shtepi e Verdhë” në Shqipëri, pronë e Mersim Katuçi, paskan mbajtur qindra civilë shqiptarë, serbë dhe romë, në mënyrë të kundërligjshme, , i paskan torturuar , vrarë , dhe hequr organe trupore për trafikim ndërkombëtar”, deklaron Tomë Gashi, avokati shqiptar nga Kosova.

Tomë Gashi, avokati shqiptar nga Kosova më tej shprehet se, “Carla Del Ponte, në librin e saj përdori të dhëna të rrejshme për krimet e pretenduara të UÇK-së, e që i shfrytëzoi Dick Marty, duke shpifur akuza për trafikim organesh njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Pas kësaj u njollos tërë kombi shqiiptar, po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës.

Shteti i Shqiperisë dhe shteti i Kosovës lidhur me këtë nuk kanë bërë asgjë”, thotë Avokati shqiptar Tomë Gashi nga Kosova”, transmeton “Bota sot” më datë 10 e 11 mars mars 2021 në WEB faqen e saj në rubrikën e lajmeve.

Në WEB faqen e datës 10 mars 2021 ne rubrikën e lajmeve, shkruan se, “Toma Filota, avokati serb, lidhur me deklaratën e Tomë Gashit, avokatit shqiptar nga Kosova, deklaroi se, “ Paralajmërimi i padisë kundër Dick Marty, dhe Carla del Ponte ose Jose Pablo Baraybar, është vetëm përpjekje për dëshmimin e patriotizmit, dhe se shembuj të tillë ka edhe në Kroaci”.

O Toma Fila avokati serb, populli thotë se drejtësia vonon, por nuk harron.

Ty dhe bashkëmendimtarët e tu bëtë gjumë të rahatshëm tashmë 21 vite nga liria dhe pavarësia e Kosovës, sepse Kosova pati fatin e keq që e udhëhoqën udhëheqës që në vend të parë e vunë interesin e tyre personal, duke i lënë të shëtisin e jetojnë të lirë kriminelët e Serbisë dhe ndihmësit e tyre.

O Toma Fila avokati serb, zgjedhjet parlamentare në Kosovë që u mbajtën më 14 shkurt 2021, sollën një garniturë të re udhëheqësish, që do të dijnë t’i dalin zot Kosovës dhe do të dijnë t’i nxjerrin para drejtësisë dhe ligjit armiqtë e brendshëm e të jashtëm të Kosovës.

Në kë frymë duhet shikuar dhe vlerësuar edhe puna me përkushtim profesional e Tomë Gashit, avokatit shqiptar nga Kosova, për ta nxjerrë të vërtetën për “Shtëpinë e Verdhë”, për luftën e pastër të UÇK-së, duke i demaskuar shpifjet dhe duke mbrojtur nderin dhe fisnikërinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat