Gërvalla u kthye përsëri aty ku e kishte shtëpinë e saj politike

Opinione

Gërvalla u kthye përsëri aty ku e kishte shtëpinë e saj politike

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 13 mars 2021 Në ora: 12:19
Donika Gërvalla

Bijën e një patrioti të madhë i cili në  moshën e rinisë tij derdhi gjakun për lirinë e Kosovës, Rrahmonzit i'a mbyllën derën në shtëpinë e saj politike në LDK, zonja Donika Gërvalla  donte të hynte aty atë ditë, jo për tjetër,  por për t'ju treguar për atë që po i ndodhë sot LDK-së.

Pasi i'a mbyllën derën dhe nuk e lanë të hynte në shtëpinë e saj politike, për ta dëgjuar zërin e saj , sot ata që e larguan me forcë atë ditë dhe nuk e lanë të merrte pjesë në atë mbledhja të LDK-së,  po detyrohen të dore hiqen nga udhëheqja e partisë pasi e pruan partinë  në buzë humnere.

Me siguri, po t'i kishin dëgjuar atëherë sugjerimet e zonjës Donika Gërvalla, sot partia nuk do të ballafaqohej më humbje dhe imazh kaq negativ.

Zonja Donika Gërvalla , pas kaq vitesh përsëri u kthye në at'dheun e babës të saj heroit të kombit Isuf Gërvllës, në shtëpinë e saj politike, por nën udhëheqjen e një Rugovisteje tjetër zonj. Vjosa Osmani, të cilën edhe këtë e përzuan me forcë e dhunë nga partia e saj LDK-ja, për të cilën kishte kontribuar më shumë se cilido anëtarë tjetër i kësaj partie.

Kur u hap lajmi, se zonj. Donikë po nominohej për Ministre të punëve të jashtme në Qeverinë e ardhshme Kurti- Vjosa Osmani, nuk ka qytetarë të Kosovës, që nuk e ka pritë më aq gëzim të madh, sa që është shumë  e vështirë për të gjetur fjalë për ta përshkruar gëzimin e atij lajmi.

Zonj. Donika Gërvalla, edhe pa qenë anëtare e LDK-së, posi i'a mbyllën derën ata të cilët me turp sot po detyrohen të largohen nga udhëheqja e kësaj partie, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshme në mbrojtjen e interesave legjitime të Kosovës në takime të ndryshme ndërkombëtare dhe Kosovare- Gjermane.

Edhe në funksionin e Ministres të punëve të jashtme të Kosovës në Qeverinë Kurti - Vjosa, zonj. Donika  do ta jep një kontribut të çmuar në interes të Kosovë, pasi që e ka një eksperiencë të mirë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të  diplomacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat