Kuvendi i LDK dhe zgjedhja e Dr. Lumir Abdixhikut kryetar

Opinione

Kuvendi i LDK dhe zgjedhja e Dr. Lumir Abdixhikut kryetar

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 16 mars 2021 Në ora: 00:10
Lumir Abdixhiku

LDK më 14.Mars 2021 mbajti zgjedhjet të jashtë zakonshme pas humbjes së rëndë në zgjedhje të jashtë zakonshme për Qeverinë e Kosovës. Kuvendi u mbajt në mënyrë jo mjaftë demokratike, nga se ky ishte kuvendi që kishte zgjedhur një kryesi që LDK i shkaktoj humbje të vazhdueshme që nga ardhja e saj.Kuvendi ka përgjegjësi për këtë humbje një e treta e këtij kuvendi ka pas mundësi që të thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm. Ky kuvend do të duhej të shpall zgjedhjet e në parti, që nga baza. Pastaj kuvendi i ri të zgjidhte organet e veta udhëheqëse.Kjo përsëri nuk është shëndet për LDK dhe as për Kosovën, është një harrnim i pa nevojshëm, i pa arsyeshëm dhe jo dobiprurës. Ardhja e Dr.Isa Mustafës në kryesi të LDK ishte nëpër rrugë jo demokratike dhe fare morale. Dr. Fatmir Sejdiu e solli LDK në kuvendin e turpshëm(që pat marrë emrin kuvendi i karrigeve) e ndau në dy pjesë dhe e solli në zgjedhje si parti të dytë.

Pastaj i solli Isa Mustafën në krye. Pas marrjes së postit për këtë nderë që i bëri LDK Dr. Isa Mustafa ia mori postin e kryetarit të LDK dhe i dha mirënjohjen “Kryetar Nderi” të LDK. Tani në këtë kuvend të LDK. Kryetari i ri i LDK Dr. Lumir Abdixhikut për humbjet që Dr. Isa Mustafa i solli LDK, duke e fundos në vendin e tretë me më pak së 13% arritje më të marruar postin e kryetarit të partisë i dha mirënjohjen “Kryetar Nderi”. Dr. Isa Mustafës.

Anëtarësia e LDK, që kishin shpresë për ndryshime në këtë parti u zhgënjyen. Ky është zhgënjimi i parë për ju z. Kryetar.Ka filluar të behët traditë dekorimi i humbësve në LDK. Bazuar në këtë traditë duhet të mendojmë së çfarë dekorate duhet të i përgatitet kryetarittë ri të posa zgjedhur nëse do të ketë “sukseset” e Dr. Isa Mustafës. Tani LDK do të ishte mirë të jetë në opozitë. Rroli i opozitës është i rëndësishëm dhe ka artin e vet në udhëheqjen e shtetit. LDK nuk duhet të merr shembull të bërit opozitë si VV. Për të treguar së LDK ka humbë zgjedhjet por jo vlerat e veta për të ruajtur shtetësinë e Kosovës, duhet të shkojë në bisedë më VV. Duhet të qëndroj në sallë për të zgjedhur Qeverinë dhe Presidenten. Pas krijimit të institucioneve duhet të filloj më rrolin e opozitës, shumë profesionale, efikase dhe shumë konstruktive.

nuk behën më dekorata për humbës, por më kritika konstruktive për gabimet dhe humbjet, më masa adekuate për korrigjime dhe ndërtim të strategjisë së re për fitore. LDK duhet që tani të formojë Qeverinë e vet në hije. Kjo ishte një ide e Presidentit të LDK. Dr. Ibrahim Rugova. Ministrat e LDK nën hije duhet që të përcjellin në çdo hap në mënyrë shumë profesionale veprimet e ministrive të Qeverisë Kurti dhe në këtë formë do të luftojnë për postet veta. Për këtë duhet të zgjidhen ministrat më të përgatitur, të guximshëm dhe të pa korruptueshëm që i ka LDK dhe të jenë më përgatitje adekuate për secilën ministri. Kjo do të jetë luftë e ndershme për pushtet dhe shumë e dobishme për Kosovën. Vetëm në këtë mënyrë LDK, partia që bëri Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur mund të kthehet në skenën politike si fituese. VV nuk ka fituar për meritat që i ka por për gabimet e humbësve të LDK, VV është zgjedhur si subjekt politik që do të ndëshkojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë nga se LDK nuk e bëri, por dekoroj humbësit në parti të vet dhe i mbajti në pushtet të pa aftit dhe inkriminuarit. Kjo parti ka përfituar votat ndëshkuese kundër humbësve të LDK dhe partive tjeraqë ishin në pushtet. Në këto zgjedhje LDK ka pësuar më shumë humbje në krahasim më partitë tjera. Nga se humbësit në LDK kanë tradhtuar besimin që elektorati e ka pas në këtë subjekt të madh politik. Kjoështë më e vogla që ka mund të ndodhë, të tjerat do të duhej të ndodhin pas formimit të Qeverisë që është zotuar për luftë kundër korrupsionit, nepotizmit, krimit dhe kriminelëve, këto figura janë fajtore për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova dhe të gjitha vuajtjet tjera që i kanë sjell vendit. Nuk do të ketë subjekt politik që shqiptaret do të u besojnë kaq gjatë. 16.03.2021 Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat