Kush do të ushtrojë detyrën e presidentit të vendit, kur të zgjidhen organet e reja të pushtetit?!

Opinione

Kush do të ushtrojë detyrën e presidentit të vendit, kur të zgjidhen organet e reja të pushtetit?!

Nga: Dibran Demaku Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:37
Dibran Demaku

Shqiptarët në përgjithësi dhe ata të Kosovës në veçanti dinë t‘i ngatërrojnë gjërat dhe t‘i bëjnë „rrmok“-siç thuhet në popull si askush tjetër.Këtu dhe në këtë shkrim e kemi fjalën për politikën!

Të hënën e ardhshme(me 22 mars)pritet të bëhet konstituimi i kuvendit të ri,apo siç thuhet në zhargonin politik i legjslaturës së radhës,sipas rezultateve të votimeve të fundit.

Siç thuhet në media në atë ditë do të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe pastaj do të votohet qeveria e re.Ndërkaq gjithnjë sipas raportimit të mediave,votimi apo zgjedhja e presidentit(es) do të bëhet me 19 prill,që i bie plotë një muaj pas.

Meqë në rolin e pozites së presidentes së vendit aktualisht gjendet z.Vjosa Osmani,e cila njëkohësisht është edhe kryetare e kuvendit,çfarë do të ndodhë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të kuvendit(që thuhet se do të jetë Glauk Konjufca,lind pyetja se a do të kalojë ai,pra z.Konjufca automatikisht edhe në rolin e ushtruesit të presidentit të vendit,apo edhe më tutje(për një muaj rrjeshtë)do ta ushtrojë atë pozitë z.Osmani?!

Pra,kush do të jetë në postin e presidentit të vendit,kur të konstituohen organet e reja të pushtetit?!A egziston ndonjë nen në kushtetuten e vendit që e sqaron këtë çështje?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat