Albinin dhe Vjosën i ka zgjedhur populli dhe zgjedhjen e popullit duhet pranuar!

Opinione

Albinin dhe Vjosën i ka zgjedhur populli dhe zgjedhjen e popullit duhet pranuar!

Nga: Dibran Demaku Më: 19 mars 2021 Në ora: 09:40
Dibran Demaku

Se partitë politike shqiptare të Kosovës PDK,LDK dhe AAK nuk janë kurkah hiç siç thuhet në popull po e vërtetojnë edhe vetë liderët e tyre.Ata,pra liderët e tyre,sa më shumë që afrohet dita e konstituimit të organeve shtetërore sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit,bëhen më nervozë,më zhurmuesë më papërcaktues.Flasin përqartë!

Dhe nuk kanë faj.Kanë humbur zgjedhjet dhe së bashku me to edhe privilegjet me të cilat kanë jetuar(në kurriz të popullit)që nga fundi i luftës e këtej.Humbja ua ka qorruar sytë,ua ka mbyllur veshët,ua ka trullosur mendjet!As nuk shohin,as nuk dëgjojnë as nuk nuk prekin.Jetojnë si në ëndërr duke u frikësuar se përveq privilegjeve të humbura,mund të humbin edhe pasuritë e grumbulluara ndër vite!

Dhe janë bërë bashkë kundër atyre që fituan zgjedhjet.Me këtë veprim të tyre ata janë bërë edhe kundër popullit,sepse populli nuk i deshi!

Bëjnë shantazhime nga më të ndryshme,me synimin e vetëm që mos të konstituohen organet e reja shtetërore.Sepse tashmë e kanë të qartë se po u zgjodhën organet e reja të shtetit,ata nuk do të kenë më asnjë shans që t‘i rrëzojnë nga pushteti,siç bën vetëm një vit më parë!

Këtyre liderëve partiakë(trutharë)duhet përkujtuar se Albinin dhe Vjosën i ka zgjedhur populli,ndërkaq juve ju ka rrefuzuar.Andaj sa më parë që ta kuptoni këtë është më mirë për ju!

Edhe njëherë:Akbinin dhe Vjosën i ka zgjedhur populli dhe zgjedhjen e popullit duhet pranuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat