Zhvllimet historike të demonstratave në kosovë me 1981

Opinione

Zhvllimet historike të demonstratave në kosovë me 1981

Nga: Sadri Rexhepi Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:57
Sadri Rexhepi

Populli i Kosovës, i gjetur menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, pra, pas vendimeve antishqiptare që mirren në Kuvendin e Prizrenit të zhvilluar me 8-10 korrik vitit 1945 Kosova u vu në një shtet rrethim nga ripushtimi i tretë jugosllav nuk u pajtua me atë gjendje ku haptas u shkelen vendimet e Konferencës së Bujanit 31 dhjetor 1943 dh 1 e 2 janar 1944, ndaj sikur edhe në historitë e mëhershme e vazhdoi rrugën e çlirimit. Por, ajo rrugë e çlirimit nga sundimi i ri serbo- jugosllav nuk ishte i lehtë, sepse me të mbaruar Lufta e Dytë Botërore nisi Lufta e Ftohtë, në të cilën periudhë, Jugosllavia në krye me satrapin Aleksander Rankoviq, përkatësisht Serbia e thelluan sundimin mbi popullin e Kosovës dhe përgjithësisht mbi popullin shqiptar i ndarë nga trungu shqiptar. Në ato rrethana tepër të vështira ku Drenica u la me gjakun e burrave me të mirë të Drenicës dhe Kosovës janar-shkurt 1945, pasoi Masakra e Tivarit 1 prill 1945, pastaj vrasja e 72 mijë shqiptarëve në Kosovë për katër vite (1945-1949)etj, vetëdija kombëtare e shqiptarëve për çlirim dhe për bashkim me shtetin amë, Shqipërinë sa vinte dhe ngrihej edhe më fuqishëm.

Historia flet se, hapa të rëndësishëm të rezistencës tonë kombëtare ndaj pushtimit serbo-jugosllav u intensifikuan menjëherë pas vitit 1945, dhe në këtë vend duhet veçuar themelimin e Organizatave atdhetare ilegale me në krye Halim Spahiun, Prof. Ymer Berishen, Gjon Sereçin.Pastaj vijn organizata e Ramë Govorit, Ajet Gërgurit, Hysen Terpezës, Bahtir Dumnicës e Adem Gllavicës.Pastaj ajo e Shaban Shales, Metush Krasniqit, Adem Demaçit, dhe kështu me radhë. Marrveshja jugosllavo-turke për shpërnguljen e 500 mijë shqiptarëve në Turqi në vitin 1953. Aksioni i mbledhjes së armëve në vitin 1955-1956, etj etj. Pra, populli i Kosovës, pavarësisht rrethanave shumë të pa volitshme për te, asnjëherë nuk u gjunjëzua nga terrori politik, ushtarak, policor dhe ideologjik i shtetit jugosllav, përkatësisht i Serbisë. Mbi këtë qëndrim heroik, do të thoshim të pa mposhtur të popullit tonë, betejë ajo kombëtare e udhëhequr nga Ilegalja Shqiptare u ngritën themelet, jo vetëm të rezistencës sonë kombëtare, por edhe të kundërshtimit të rreptë kundër atij pushtimi sllav. Të gjitha ato veprimtari, i gjithë ai aktivitet i rezistencës shqiptare, i prirë nga Lëvizja Ilegale për Çlirimin e shqiptarëve i dha shpirt, i dha zemër, i dha fuqi rezistencës sonë kombëtare e cila me demonstratat e vitit 1968 e fuqizoi epopenë e lavdishme të rezistencës sonë kombëtare ndaj ripushtimit serbo-jugosllav.

Këtu nuk duhet harruar se në vitin 1980 pat ndodhur perplasja e Ismet Gusis me një delegacion serbosllav nga Beogradi kur ai flet haptas dhe guximshëm per shfrytzimin e pasurive nëntoksore dhe mbitoksore të Kosovës nga Beogradi, malverzimet dhe shfrytzimin e energjisë elektrike të Kosovës nga Serbia dhe Maqedonia. Gusia flet edhe për ngritjen e vetdijes kombëtare të popullit shqiptar në Jugosllavi, për numrin e madh të studentëve në Universitetin e Prishtinës që kalonte mbi 50 mijë e që kjo për delegacionin sebosllav konsiderohej si kërrcnim prandaj kulmoi atë natë me helmimin e Ismet Gusis.

Prandaj, edhe në këtë 40 vjetor të demonstratave të mëdha të vitit 1981 të popullit të Kosovës themi se, historia e luftës për liri, për emancipim kombëtar dhe për fuqizimin e rezistencës sonë ndaj pushtimit nuk ka pasur ndërprerje, nuk ka pasur shkëputje, por ishte kontinuitet i luftës për çlirim, pavarësi që, kulmoi me luftën e UÇK-së dhe themelimin e shtetit të Kosovës.

Së këndejmi, zhvillimet historiko-politike të demostratave të vitit 1981 në Kosovë kanë qenë objekt i trajtimeve në studimet e shkollës së re të historiografisë së Kosovës në veçanti e historiografisë së re shqiptare në përgjithësi. Rreth kësaj çështjeje me interes për historiografinë shqiptare, për ndriçimin e një prej etapave të rëndësishme nëpër të cilat kaloi Kosova, janë bërë studime shumëdimensionale, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar më 1991 më rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të demostatave të vitit 1981 dhe në fillim të dekadës së parë të këtij shekulli në vitin 2001, më rastin e shënimit të njëzetë vjetorit të demostratave të vitit 1981. Në shënimin e vitit 2001 zhvillimi i demostratave u ndriçua deri diku në njëfar mase. Ndërkaq në vitin 2011 më rastin e shënimit të 30 vjetoerit të demostratave të vitit 1981 për 3-4 ditë rresht u organizua një simpozium shkencor në Prishtinë e ku merrnin pjesë mbi 100 referues nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora e ku mmernin pjesë edhe shumë pjesëmarres e organizator të atyre demostratave të vitit 1981.

Organizimi ishte i nivelit të lartë në dy sesione shkencore e ku merrnin pjesë edhe ajka e shkenctarëve dhe intelektualve të Kosovës, Ilirides, Malit të Zi dhe të Shqipërisë. Kumtesat që u lexuan në simpoziumin e vitit 2011 don të thotë në fillim të dekadës së dytë të shekullit XXI ishin shumë të pasura dhe të argumentuara. Së këndejmi, në fillimin e dekadës së dytë të shekullit në fjalë ishin bërë disa hulumtime me të vetmin qëllim që të behej një hap përfundimtar në hulumtimin shkencor se si kishin filluar se si ishin zhvilluar dhe cilat ishin personalitetet udhëheqse të atyre demostratave të vitit 1981.?!? Në fakt, ato shumë shkrime, studime, apo më mirë të themi trajtesa lidhur me temën e lartcekur, kryesisht kishin karakter publicistik, memoristik, madje, gazetaresk se sa shkencor.

Është e ditur se, sipas pikëvështrimit të historiografisë së periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore, historiografi e ideologjizuar, çdo iniciativë rezistuese shqiptare për bashkimin e viseve të banuara me shqiptar në një Republikë në kuadër të Jugosllavisë avnojiste apo bashkimit të Kosovës me shtetin amë, Shqipërinë, e konsideronte, e cilësonte si armiqësore, kurse personalitetet udhëheqëse të asaj rezistence,(të betejave, kryengritjeve) konsideroheshin, përndiqeshin si armiq të shtetit jugosllav.

e lexuara, diskutimet dhe debatet e ndërsjella në atë simpozium na kanë ndihmuar të hedhim dritë të re se si kishin filluar demostratat si ishin zhvilluar ato, kush ishte organizator, si ishte zhvilluar dhuna shtazarake ndaj studentëve dhe studenteshave nga njësitet speciale policore serbosllave që kishin hyrë nëpër konvikte dhe nëpër dhoma pa i pyetur fare organet legjitime të Kosovës për të parë se çfarë kishte ndodhur në atë kohë pas revoltimit të shqiptarëve të Kosovës, si kishte ndodhur, si ishte zbatuar politika shtetërore jugosllave e gjenocidit, që kishte ndërmarrë pushteti jugosllav mbi atë pjesë të popullsisë shqiptare të pafajshme dhe të pa mbrojtur. Natyrisht, në sipoziumin e vitit 2011 është bërë përpjekje që të ndriçohet edhe qëndrimi i diplomacisë evropiane të kohës, e cila, si reflektim edhe i Luftës së Ftohtë, i ndarjes së sferave të interesit, siç dihet, nuk e kishte në fokus çështjen shqiptare dhe aq më pak çështjen e Kosovës. Për këtë temë studimi deri pas rënies së diktaturës nuk qe objekt i ndonjë studimi më të thellë nga fusha e studimeve historike në Kosovë. Pa dyshim, historiografia jugosllave ka shkruar për këtë periudhë, për këtë temë, për zhvillimet historiko-politike nga periudha 1945-1990, por, dihet se ato qasje janë plotë politizim, idologjizim dhe mitizim, siç tradicionalisht ka bërë dhe bënë historiografia e proviencës jugosllave serbe. Prandaj, nisur nga qëndrimet e mësipërme, qëllimi, objektivi kryesor hulumtues i simpoziumit të vitit 2011 ishte studimi i menyrës se si kishin filluar dhe si ishin zhvilluar demostratat e vitit 1981 si dhe trajtimi, keqtratimi i tejkaluar dhe masakrimi i gjithanshëm që kishte përjetuar ajo popullatë shqiptare e Kosovës dhe viseve tjera ku jetonin shqiptarët gjatë sundimit jugosllavo-serb. Filluan diferencimet, spastrimet dhe largimet nga shkollatë fillore deri në Universitetin e Prishtinës si dhe nëpër organizatat tjera punuese. Nëpër duart e policisë sekrete të UDB-së antishqptare e antinjerëzore kaluan mbi 900 mijë shqiptarë. Shumë shqiptar pjesëmarres të demostratave apo organizator të ndonji grupi, si me heret edhe pas vitit 1981 një pjesë të jetës e kaluan nëpër kazamatët serbosllave duke larë me gjakun e tyre të njomë muret e kazamateve ku qëndronin. Nën mbikqyrjen serbosllave Gjykatatë e Kosovës denuan shumë shqipatrë, madje disa me vite të gjata burgimi. Shumë shqiptarë u helmuan dhe u mbyten nën turtura msakruese nëpër burgje. Nëpër kazermat ushtarake filloj keqtrajtimi dhe vrasja e ushtarëve shqiptar në ish APJ. Gjykatatë ushtarake serbosllave denuan shumë shqiptarë me burg edhe në të ështëquajturen e ish APJ-së.

Në këtë kontekst, gjithsesi, me admirim akademik dhe kombëtar do të shprehi respekt të veçantë për shumë familje shqiptare te cilat, brez pas brezi luftuan për lirinë e Kosovës dhe bashkimin e trojeve shqiptare në të ardhmen me shtetin amë, Shqipërinë Etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat