Serbia gjenocidale kriminale shtiret si humane

Opinione

Serbia gjenocidale kriminale shtiret si humane

Nga: Rexhep Torte Më: 6 prill 2021 Në ora: 18:36
Rexhep Torte

Serbia gjenocidale kriminale siç thotë shprehja popullore, “ Natën të vret dhe ditën të qan”

Vaksinimi kundër Coronavirusit që Serbia e organizoi për banorët e shteteve fqinje, quhet si vepim humanitar, por ka prapavijë politike tinzare rajonale dhe ndërkombëtare, për të treguar se Serbia gjenocidale e vrasëse na qenka lidere e rajonit dhe solidare e humane.

Ky veprim i Serbisë na e rikujtoi “Minishnegenit ballkanik”, idenë së Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës për ta faktorizuar Serbinë gjenocidale kriminale e vrasëse dhe për t’i mundësuar Serbisë dalje në Detin Adriatik si realizim i ëndrës së saj shekullore.

Serbia gjenocidale kriminale e vrasëse është shumë larg demokracisë, solidaritetit dhe humanizmit njerëzor, sepse është e ndotur gjer në fyt me krime, sidomos ndaj shqiptarëve, sa që i duhet gjatë kohë dhe një lavatriçe e fuqishme për ta pastruar dhe demokratizuar.

Shqiptarët i kanë provuar mbi shpinë edhe Titon, Leninin, Stalinin, Krushçovin e Putinin e Rusisë , por edhe Mao Ce Dunin dhe Xi Gjinpongun e Kinës.

Për ta kuptuar më mirë Serbinë gjenocidale e vrasëse mjafton të rikujtojmë Konferencën e Bujanit, dhjetor 1943-janar 1944, ku u pru Rezoluta që Kosova dhe Rafshi i Dugagjinit pas çlirimit më 1945 t’i bashkangjiten Shqipërisë, e që u shkel brutalisht nga Serbia.

Mjafton të rikujtojmë Masakrën e Tivarit 1945, kur u mobilizuan mijëra e mijëra të rinj shqiptarë të Kosovës, gjoja për të luftuar nazifashizmin nëpër frontet e luftës në ish Jugosllavi, e që u vranë pabesisht e mizorisht, duke qenë duarthatë, të uritur, të etur e të mërdhirë nga të ftohtit në gollgotën e vitit mars-prill 1945 në udhëtimin Tivar- Raguzë (Dubrovnik) – Trogir.

Mjafton t’i rikujtomë burgjet famëkeqë në ish Jugosllavi duke përfshirë edhe Goli Otokun, ku u burgosën dhe vuajtën dënme drakonike shqiptarët që kërkuan vetëm barazi me popujt e tjerë në ish Jugosllavi.

Serbia gjenocidale kriminale me klikën e kriminelit Aleksandër Vuçiq nuk mund të bëhen humane, gjersa mbajnë mbi shpinë tërë atë barë të krimeve që ua shkatuan popujve fqinj, e më së shumti shqiptarëve.

Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq këtë e dëshmuan edhe me rastin e letrës dashamirëse dhe uruese për ditën e shtetësisë së Serbisë, që Joe Biden, presidenti i SHBA-ve, ia dërgoi Alksandër Vuçiqit në shkutr të vititi 2021, i cili në vend që kësj letre të Joe Bidenit t’i përgjigjet në mënyrë zyrtare protokolare, Aleksandër Vuçiqi iu përgjegj si mburravec qyqar gjatë një stërvitje ushtarake, duke deklaruar se, “ Faleminderit për urimin. Ndëra sa i përket njohjes së ndërsjellë Serbi Kosovë, ajo nuk qëndron në asnjë akt të organizatave ndërkomëbëtare, as në BE dhe në asnjë rezolutë”.

Alekandër Vuçiqi këtë e dëshmoi edhe ditë më parë, kur deklaroi se, “Do ta shkyej Marrëveshjen Kosovë-Serbi të nënshkruar në praninë e ish presidentit Donald Trump në Uashington më 4 shtator 2020, dhe pse kjo marrëveshje ishte në favor të Serbisë kriminale dhe në dëm të Kosovës Viktimë.

Aleksandër Vuçiqi këtë e dëshmoi edhe me deklaratën e tij më 30.03. 2021, kur tha se, “ Nëse do ta njihja Kosovën dhtet të pavarur, do ta merrja çimin “Nobel”.

Aleksandër Vuçiqi këtë e dëshmoi edhe me rastin e letrës së Antony Briker, sekretarit shtëtëror të SHBA-ve , dërguar më 23 mars 2021, duke deklaruar me dyfytyrësi para mediave më datë 29 mars 2021 se, “Letra e Antony Briker është e mirë nëse nuk llogaritet pjesa për njohje të ndërsjellë me Kosovën”.

Aleksandër Vuçiqi këtë e dëshmoi edhe me rastin e reagimit duke komentuar raportin e Parlamentit Evropian lidhur me pranimin e Serbisë në BE, duke deklaruar me prepotëncë më datë 27.o3. 2021 se, “ Do të vazhdojë të punojnë për “delegjitimin” e pavarësisë së Kosovës”.

Edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mmë 22 korrik 2010, e refuzoi këkesën e Serbisë kundër Kosovës dhe e legjitimoi pavarësinë e Kosovës, që tashmë e kanë njohur më shumë se 110 shtete, mes tyre edhe shtetet më me ndikin në botë.

Qeveria kriminale e Serbisë javën e fundit të muajit mars 2021 bëri hapin tinzar diplomatik të radhës, duke informuar shtetet fqinje të Ballkanit se ka hapur qendra vaksinimi kundër Coronavirusit në Beograd dhe në Nish për banorët e shteteve fqinje, dhe se ka siguruar një numër vaksinash për të gjithë qytetarët e shteteve fqinje që dëshirojnë të vaksinohen.

Ky informim u bë nëpërmjet Odës Ekonomike të Serbisë drejtuar odave simotrave të saj në shtetet fqinje.

Kjo bëri që disa mijëra banorë të Bosnjë e Hercegovinës, të Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut të udhëtojnë në Serbi për tu vaksinuar me vaksinën anti Coronavirus.

Ky aksion i Serbisë do të ishte human në kuptimin e plotë të fjalës po ta organizonte një Serbi demokratike dhe me vizion të qartë e të dëshmuar paqedashës.

Të gjithë e dijmë se Serbia sot udhëhiqet nga Aleksandër Vuçiqi, president dhe nga Ivica Daçiqi, kryeparlamentar, që të dy bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili me doktrinën e tij okupuese hegjemoniste se, “Kufijtë e Serbisë duhet të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm”, nxiti dhe shkaktoi në fundshekullin e 20-të tre luftëra gjenocidale e vrasëse , në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Në këto luftëra gjenocidale e vrasëse që i shkaktoi Serbia, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë dhe masakruan dhjetëra mijëra persona të pafajshëm, dhunuan dhjetëra mijëra femra të pafajshme, i bënë shkrumb e hi qytete e fshatra të tëra, dhe detyruan të marrin rrugën e eksodit miliona banorë të pafajshëm.

Serbia gjenocidale e vrasëse pas të gjitha këtyre krimeve të shkatuara me qëllim okupimi të këtyre territoreve, gjer në ditët e sotme nuk e ka parë të arsyeshme të paktën të kërkojë falje publike për krimet e kryera.

Serbia gjenocidale kriminale e vrasëse, pas të gjitha këtyre krimeve , po sillet me një arrogancë sadiste dhe me përpjekje nga më të ndryshmet për t’i mbuluar këto krime, të cilat i ndoqi dhe i shikoi e tërë bota.

Serbia gjenocidale kriminale e vrasëse, nëpërmjet organizimit të këtij vaksinimi kundër Coronavirusit, synon ta tregojë veten se gjoja është shtet human e solidar në raste të vështira, siç është aktualisht ballafaqimi ne pandeminë e Coronavirusit.

Serbia gjenocidale kriminale e vrasëse, nëpërmjet këtij vaksinimi synon ta dëshmojë veten se është shtet më i organizur dhe më i aftë për t’u ballafaquar me këtë pandemi, dhe se është më e aftë t’i sigurojë vaksinat për imunitetin e qytetarëve të vet por edhe të shteteve fqinje.

Sipas informatave që vijnë kuptojmë se të gjitha shtetet fqinje të Serbisë, i kanë bërë përpjekjet e duhura në kohë, qoftë për përballjen me këtë pandemi të rrezikshme, qoftë për sigurimin e vaksinave anti Coronavirusit.

Sigurimi i vaksinave kundër Corobnavirusit nuk është vetëm problem i Ballkanit, por është problem në tërë botën, e para sepse kapacitetet e prodhimit të vaksinave nuk mund t’i pëballojnë të gjitha kërkesat, sepse e kërkesat për këto vaksina vijnë nga të gjitha anët, e dyta në treg ekzistojnë disa lloje të vaksinave, që dallohen edhe për nga cilësia dhe e treta është fakti se çështja me vaksinat edhe është komercializuar.

Të gjitha shtetet e Ballkanit kanë bërë përpjekje maksimale mjekësore, spitalore dhe këshilldhënëse, duke i caktuar edhe masat mbrojtëse parandaluese kundër këtij virusi rrezikshëm vdekjeprurës mbi bazën e rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Fajtorë për këtë gjendje të rëndë me të cilën po përballemi aktualisht jemi edhe ne banorët, sepse nuk i kemi respektuar dhe nuk po i repektojmë sa duhet masat mbrojtëse, mbajtjen e maskës, distancën, dezinfektimin dhe mosgrumbullimin e njerëzve.

Profeti Muhamed para 14 shekujve me rastin e paraqitjes së sëmundjes infektive që asokohe ishte leproza, ka dhënë porosinë e shenjtë profetike e dobiprurëse për mbarë njerëzimin, e cila thotë, “Nëse kjo sëmundje ju godet, mos dilni nga shtëpia, ose nga vendlindja që t’i infektoni edhe të tjerët.

Nëse kjo sëmundje ju godet jashtë vendlindjes, qëndroni aty dhe mos u ktheni në vendlindje që t’i infektoni edhe të tjerët”.

Të gjithë jemi dëshmitarë se verën e kaluar përkundër paralajmërimeve plazhet ishin përplot me vizitorë, grupimet dhe klubet e natës përplot me vizitorë, duke mos përjashtuar edhe dasmat dhe ahengjet e organizuara.

Mosrespektimi i masave mbrojtëse dhe parandaluese ndaj Coronavirusit nga ana e banorëve për fat të keq vazhdon edhe në ditët e sodit.

Me kësi mos përkujdesje, fluksin e madh të të infektuarve nuk po e përballojnë as shtetet ekonomikisht më të zhvilluara në botë, e jo më ne shtetet e varfëra të Ballkanit duke mos e përjashtuar as edhe Serbinë gjenocidale e kriminale , e cila shtiret si humane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat