W. J. Bill Clinton me rastin e dorëzimit të postit të presidentit i preferoi Xh. W. Bushit

Opinione

W. J. Bill Clinton me rastin e dorëzimit të postit të presidentit i preferoi Xh. W. Bushit

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 7 prill 2021 Në ora: 20:24
W. J. Bill Clinton, Xh. W. Bushit

Pas skadimit të mandatit dhe zgjedhjeve presidenciale, në SHBA, zakonisht,  takimin e fundit, Presidenti në largim e zhvillon me Presidentin e zgjedhur. Përjashtim bëri largimi i tani ish Presidentit Trump!

E mbaj në memorie, shikoja në TV, zhvillimin e takimit në mes Presidentit William Jefferson Cllinton dhe Xhorxh W Bush. Pas përfundimit të takimit, Presidenti Bush, doli nga Shtëpia e Bardhë. Përfaqësuesit e mediave vrapuan në drejtim të tij.

Shkurtazi, Xh. Buash u shpreh se gjatë takimit me Presidentin Bill Clinton, diskutuan gjer e gjatë dhe, dua të veçoi një nga referimet  e Presidentit Clinton:

Gjithnjë, bëje atë, për të cilën je i sigurt se është në favor dhe në të mirë të shtetit.

Bile bile, këtë e komentonim me shokun tim, në atë kohë anëtar I Kongresit, z. Chris Shays.

Të njëjtën gjë ia preferoi edhe Presidentes së Kosovës, Z. Vjosa dhe, shpresojmë që shteti të vihet në binar të duhur.

Sigurisht, edhe unë, vuaj nga fiks ide të ndryshme. Ajo që, vazhdimisht më brengos është profesionalizmi I cili sjell njohuri të duhura për shtetin dhe mbi shtetin, dinjiteti dhe ndërgjegjëshmeria kur veprohet për shtetin, për kombin, të cilat  në mënyrë permanente I munguan Kosovës. Në postin e Presidentit të Kosovës ishin edhe të çmuarit Fatmiri dhe Atiftja por në kohë dhe kushte të ndryshme, pra, në kohë kur edhe filloi ajo e keqëja - kapja e shtetit, të cilin, mjerisht, posti I Presidentit si një nga institucionet edhe nuk mund t’ia del në krye.

Ndaj, të shpresojmë, më në fund, që sëbashku të funksionojnë institucionet e shtetit dhe, Kosova të bindë, së pari vetveten dhe boten se është shtet.

Mos harroni, realizimi I objektivave edhe kombëtare edhe atyre të shtetit nuk I sjellin fjalët e mëdha por vetëm veprimet e mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat