Pasojat e hartës së Janez Jansha dhe rreziku nga Serbia e Madhe

Opinione

Pasojat e hartës së Janez Jansha dhe rreziku nga Serbia e Madhe

Nga: Adem Bytyçi Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:49
Adem Bytyçi

Harta e këtij politikani slloven për ndarjen e dy shteteve Bosnjës dhe Kosovës në favor të krijimit të Serbisë së Madhe, nuk i kontribuon forcimit të paqes në Ballkan, përkundrazi e ndez luftën.

Sipas doktrinës së Janez Janshës, Kosova për t'u bashkuar me Shqipërinë, si një përpjekje kjo e kamotshme e shqiptarëve, duhet të ndahet dhe pjesa e territorit të Kosovës me resurset natyrore më të mëdha t'i jepej Serbisë, ndërkaq pjesa e mbetur e territorit të Kosovës t'i bashkohej Shqipërisë londineze.

Për ata që i kuptojnë pasojat e një zgjidhje të tillë në dëm të tokave shqiptare mund ta marrin me mend, se në përpilimin e ideve të tilla kanë qenë pikërisht autorë serbë, ani pse z. Jansha nuk e bënë publike një të vërtetë të tillë.

Një fakt dihet, një opsion të tillë do ta përkrahte edhe Millosheviqi, po t'i jepej mundësia.

Politika dhe diplomacia evropiane dhe ajo amerikane duhet ta ndalojë një opsion të kësaj natyre, që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve në Ballkan, qoftë edhe siç thuhet me marrëveshje në mes shteteve, sepse më në fund lufta edhe ashtu do të jetë e pashmangshme, për shkak se pretendimet territoriale në mes shteteve të këtij gadishulli akoma janë të gjalla në vetëdijen e popujve të tyre.

Natyrisht se z. Janez, nuk e ka ditur, se Serbia ka territor të shqiptarëve me sipërfaqe sa dy Kosova, prandaj edhe i ka vënë në spikamë ca harta që do t'i ri definonin kufijtë në mes shteteve në Ballkan, në favor të Serbisë së Madhe .

Ka edhe diplomatë evropian, të cilët e përkrahin idenë e politikanit slloven, Janez Janshës, siç thonë ata nëse shtetet merren vesh në mes tyre, pa e ditur se një zgjidhje e tillë mund ta ndez luftën në Ballkan për territore.

Sidoqoftë, politika dhe diplomacia aktuale shqiptare, sugjerimin e diplomatit slloven, Janez Jansha, për ndryshim të kufijve në Ballkan, duhet ta marrë shumë seriozisht dhe ta kundërshtoj me kohë, posa të konstatoj se është në dëm të tokave shqiptare...

Qëllimi i Serbisë në raport me Kosovën dihet, zhbërja e shtetit të Kosovës dhe aneksimi i një pjese të territorit të Kosovës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat