“Analistët” (opinionistët), të cilët po e luajnë rolin e prokurorit apo edhe të hetuesit

Opinione

“Analistët” (opinionistët), të cilët po e luajnë rolin e prokurorit apo edhe të hetuesit

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 17 prill 2021 Në ora: 17:41
Nexhmedin Spahiu

Qytetarët e Kosovës vazhdimisht po përballen me debatet e shterura pseudopolitike prej një numër të ashtuquajtur “analistë”, opinionistë apo më mirë të them nga një numër i figurave të sadistëve. Këta individë, të cilët nuk përfaqësojnë askënd janë shndërruar në tribunë duke dhënë analiza boshe, të cilat nuk i bëjnë përshtypje askujt. Këta individë asnjëherë nuk ishin në listat e votuesve për t’u matur se sa është kredibiliteti i tyre në raport me qytetarët. Kultura e komunikimit në debatet politike tregon më së miri nivelin e edukatës dhe bontonin e civilizimit. Vet natyra dhe ritmi i debatit, pa e përfill parimin për të dëgjuar bashkëbiseduesin ta thotë mendimin, duke ndërhyrë me vrull dhe pa vend, dhe duke ngritur zërin me plotë shpifje të pa vërteta, tregon mjerimin civilizues dhe emancipimin e këtyre individëve. Këta të ashtuquajtur opinionistë, të cilët janë të ngarkuar me energji negative përmes debateve të ashtuquajtura televizive në [miniatura], po mundohen ta luajnë rolin e prokurorit të shtetit duke i marr në pyetje bashkëbiseduesit e rastit, duke menduar se janë tepër të ditur.

Disa prej tyre e ndjejnë vetën se janë të veçantë në politikë, por disa nga këta opinionistë po e luajnë rolin e hetuesve duke u marr me shpifje konspirative të individëve në politikë, të deputetëve, të ministrave e deri tek kryetari i Qeverisë dhe Presidenti i shtetit. Këta vazhdimisht e kanë trazuar dhe helmuar opinionin me deklarata të pa vërteta dhe me analiza boshe, të cilat u kanë dal të pa vërteta vazhdimisht. Kjo u pa dhe u vërtetua me rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Opinionet e tyre dhe parashikimet kanë qenë të pa sakta duke dhënë prognoza rreth përqindjes së partive politike duke ia fut kot, se kjo ose ajo parti do të fitojnë kaq deputet.

Disa nga këta opinionistë para opinionit disa herë dhanë deklarata se Albin Kurti nuk do të bëhet Kryeministër i Kosovës.

Disa tjerë llomotitën më shumë se dy muaj duke shpifur mënyra dhe metoda konspirative se Vjosa Osmani nuk do të arrijë të bëhet Presidente e Kosovës. Disa prognozuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pa evitueshme. Të gjitha këto hipoteka të këtyre opinionistëve dështuan por asnjëri nga ta nuk u turpërua apo nuk i kërkoi falje opinionit për maltretimet, përmes televizioneve anemike që punojnë në Kosovë.

Ky grup i opinionistëve, idetë dhe botëkuptimet e tyre kanë arritur t’i plasojnë në disa televizione, të cilat janë të themeluara nga pronarët e biznesit, të tregtisë mos të themi të mafisë. Në emër të këtyre mediumeve kinse informative si moderatorë paraqitën gazetarët, të cilët më herët kanë qenë enigmatikë dhe të pa njohur për opinionin. Mënyra dhe stili i udhëheqjes së emisioneve tregon qëllimin destruktiv, duke shtruar pyetje provokative dhe nxitëse ndaj individëve të ftuar në emision. Çka iu duhen qytetareve? Nxjerrja apo plasimi i storieve apo deklaratave të liderëve apo politikanëve, të cilat kanë ndodhur me vite e vite më herët. Kjo mënyrë e aplikimit të politikës programore nuk i sjell asnjë të mirë shoqërisë kosovare. Kjo vetëm kontribuon negativisht në përçarjen e skenës politike dhe shkakton irritimin e popullit.

Mjerisht një numër i këtyre opinionistëve vite me radhë sillen vërdallë në mediumet e caktuara, të cilat kanë ndonjë mesazh!... Se sa meritojnë tu besohet këtyre “pseodoanalisteve” tregon rasti i mbrëmshëm i Nexhmedin Spahiut. Në televizionin e Beogradit në lajmet qendrore mbrëmë më 16 Prill 2021 në ditarin e mbrëmjes, i cili emitohet në orën 19 e 30 minuta e dëgjova live deklaratën e Nexhmedin Spahiut. Kur gazetari serbë e pyeti se çka mendon për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se a pajtohesh ti se Rusia dhe Kina të përfshihen në dialog Nexhmedin Spahiu deklaroi: Po pajtohem, nuk shoh asgjë të keqe nëse Rusia dhe Kina përfshihen në dialogun e Brukselin. Ja çfarë opinionisti apo “analisti” na e maltreton popullin përmes mediumeve, e debateve politike dhe analizave të dëmshme për opinionin dhe vendin.

Në fund, shtrohet pyetja cila është politika shtetërore e Kosovës në raport me dialogun dhe cili është opinioni i Nexhmedin Spahiut, i cili prononcohet qind për qind në kundërshtim me interesin strategjik të Kosovës. Prandaj, është koha që njerëzit, të cilët nuk kanë dije arsimore, njerëzore, dhe morale, por vazhdimisht krijojnë huti për shkak të egos së tyre, është mirë që të ndalen dhe të mendojnë me logjikën e shëndosh se është shumë e moralshme të pushojnë dhe të lënë popullin të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat