Ibrahim Uruqi-HUSHI simbol i qëndresës e sakrificës për lirinë e vendit 

Opinione

Ibrahim Uruqi-HUSHI simbol i qëndresës e sakrificës për lirinë e vendit 

Nga: Sylejman Ismajli Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:05
Ibrahim Uruqi

Kalojnë vite, kalojnë edhe dekada, ndërsa kujtimi për dëshmorin e kombit, Ibrahim Uruqi-HUSHI, mbetet i freskët në mendjet tona në historinë e kombit tonë.

"Hushi" siq e thërrisnin të gjithë Ibrahim Uruqin, është nderi dhe krenaria e popullit të Kosovës. Vetëflijimi i tij është lapidari kryesor i lirisë. Kujtimi për "Hushin" nuk shuhet kurrë, ai është gjithmonë në mendjet e zemrat tona ashtu siq është dielli i pranishëm në tokë me rrezet e tij.

Tek Ibrahim Uruqi që nga rinia e hershme ishin vërejtur shenjat e trimërisë, guximit e patriotizmit për kombin e atdheun.

Sakrifica e Ibrahim Uruqit u ndërtua për lirii, ai shpesh thoshte," Liria ndërtohet me jetra të rënësh, ndërtohet me gjak e ndërtohet me dëshmor. Pa dashuri ndaj atdheut nuk ka liri".

Nëpër shtigjet që hapi "Hushi" me shokët e tij duke shkrirë jetët e tyre të njoma ku marshuan e luftuan krenarë, UQK-ja është amanet i cili është obligim i ynë për ta ngritur në pidestalin më të lartë të sakrificës për qlirimin e atdheut.

Ibrahim Uruqi krenaria e kombit shqiptarë, luftoi gjoks me gjoks me forcat serbe, ai ishte i vendosur e sy shqiponje me zemër luani, ai nuk diti se qka është frika edhe pse shumë herë i dërmuar nëpër kazamatet Sërbe, Ibrahim Uruqi bëhej edhe më i fortë drejt lirisë së popullit të tijë.

Dëshmori i kombit Ibrahim Uruqi-HUSHI, ra në altarin e lirisë në lagjen e Bullovit në Marec me 21 prill të vitit 1999, për të mos vdekur e harruar kurrë.

Sot me shumë krenari e nostalgji për këtë trim të kombit shqiptar, emrin e tij e mbajne edhe rrugë në Gjilan e shkolla fillore ne Bresalc.

I lart është qmimi i lirisë, ai lahet me gjak për të jetuar gjeneratat e ardhshme në liri. Lavdi, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dëshmorit të kombit, Ibrahim Uruqi-Hushit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat