Përgjigje ndaj apelit të Lul Rakës ”Vaksionohu!”

Opinione

Përgjigje ndaj apelit të Lul Rakës ”Vaksionohu!”

Nga: Faik Miftari Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:55
Faik Miftari

Para ca ditësh mikrobiologu Lul Raka nëpërmes një postimi në Facebook bëri apel me thirrje ”Vaksionohu” për mjekët dhe punëtorët tjerë shëndetësor që ngurojnë për t’u vaksinuar në radhë të parë, e kjo thirrje në mënyrë indirekte është drejtuar edhe të gjithë qytetarëve tjerë të Kosovës.

Jo vetëm mjekët dhe punëtorët shëndetësor me arsye po ngurojnë dhe dyshojnë në vaksinim por edhe qytetarët tjerë, jo vetëm të Kosovës por anembanë botës janë në hall të madh. Janë shumë arsye që ndikojnë në këtë skepticizëm, porse këtu do t’i cek disa sosh që bëjnë që me të vërtetë qytetarët duhet të mendojnë mirë e mirë para se të vendosin se a do të vaksinohen apo jo.

1.“ Në kohën e ardhshme duhet gjetur mënyrën se si të zvogëlohet popullsia. Do të fillojmë nga njerëzit e moshuar sepse sapo të kalojë 60,65 vite, njeriu jeton më gjatë se që mund të prodhojë, dhe kjo i kushton shumë shoqërisë njerëzore. Do të gjejmë diç që do të shkaktojë pandeminë e cila vë në shënjestër njerëz të caktuar, do të shkaktojmë krizë ekonomike të vërtetë, ose virusin i cili do të godet të moshuarit dhe të trashët, të dobëtit do të nënshtrohen kësaj, të frikësuarit dhe budallenj do të besojnë dhe do të kërkojnë të jenë të trajtuar. Do të kujdesemi që të planifikojmë trajtimin, trajtimi i cili do të jetë zgjidhje. Idiotët do të zgjedhin vet- vet do të shkojnë në thertore“.

Këshilltari i ish presidentit françez Miteran: Jacques Atali, 1981

2.”Pandemia do të mbërthejë tërë botën. Virusi do të përhapet me shpejtësi, virusi nuk do t’i mbys vetëm njerëz, por do të ketë efekt vdekjeprurës edhe për ekonominë. Për të mbrojtur qytetarët nga virusi qeveritë do të shpallin “gjendjet e jashtëzakonshme”. Gjatë pandemisë globale në tërë botën liderët do të zgjerojnë kompetencat e tyre. Përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm”.

Raporti i fondacionit Rockefeller, 25 Maj, 2010

3.” I bëjë thirrje liderëve botëror që të përgatiten për pandeminë në të njëjtën mënyrë si po përgatiten për luftë. Pasojat nuk janë super serioze, por ekzistojnë, dhe qëllimi ynë është që së paku 70-80% të popullatës në botë të vaksinojnë me më së paku nga dy dozat e pranuara për secilin njeri. Normaliteti do të kthehet gjersa të vaksinojmë të gjithë qytetarët e botës dhe atëherë pandemia globale përfundon”. Themeluesi i Microsftit, miliarderi amerikan, Bill Gates, 2015

4.“Kriza e koronës është njëra nga pandemitë me vdekshmëri më të paktë të cilën bota e ka përjetuar në dy mijë vitet e fundit. Pasojat e COVID -19 , duke marr parasysh shëndetin dhe vdekshmërinë, do të jenë më të buta në krahasim me pandemitë e mëhershme gjatë historisë. Pandemia e koronës nuk paraqet rrezik ekzistencial apo goditje që do të lejë gjurmë në popullsinë botërore... Do të jemi më efikas në menaxhimin e gjeneve tona dhe gjeneve të fëmijëve tanë. Grimcat inteligjente do të mund të futen në trupin e njeriut”.

“Covid-19 është rivendosja e madhe”, Kryetari i forumit ekonomik, Klaus Schwabi,2020

5. “Ky virus është modifikuar në laborator, të cilit i janë shtuar sekuencat e vogla të virusit HIV, ky pastaj ka dal jashtë kontrollit, të cilën gjë shumë ekspertë të njohur botëror e dinë, por nuk guxojnë të thonë, por unë si nobelist e kam guximin të them haptas në opinion. Ky modifikim është kryer në mënyrë profesionale dhe shumë precize nga mikrobiologët ”.Nobelisti për shëndetësi, françezi Luc Montagnieri

6. Ish udhëheqësi i hulumtimeve respiratorike të kompanisë farmaceutike të Pfizerit dr. Michael Yeadon dhe ish udhëheqësi i sektorit për shëndetin publik dr. Wolfang Wodarg kanë kërkuar nga EMA që të “suspendojë të gjitha hulumtimet lidhur me vaksinat kundër COVID-19, gjersa të mos përjashtohet se vaksina kundër COVID-19 të mund të shkaktojë reaksion imunologjik kundër sincitinës-1, pasi që në të kundërtën tek femrat e vaksinuara do të mund të rezultojë me sterilitet për një kohë të pacaktuar. 70% të njerëzve të vaksinuar do të zhvillojnë anti trupa, të cilët mund të krijojnë alergji të ndryshme dhe reaksione të kobshme pas vaksinimit të tyre nga vaksina anti COVID-19”.

7.Dr. Antonietta Gatti, doktore e biologjisë, specialiste e nanopatologjisë ka konfirmuar se: “vaksinat përmbajnë elemente të ndryshme inorganike të cilët mund të shkaktojnë sëmundje të shumta serioze pas vaksinimit dhe mund të ndryshojnë kodin gjenetik(RNK) të individit respektivisht të njeriut të vaksinuar”.

8.Mjeku i njohur italian dr. Roberto Petrella ka paralajmëruar:” kjo vaksinë është një ndër vaksinat më të frikshme për njerëzimin, madje më e frikshmja e të gjitha kohërave. Ky është një projekt botëror,i cili prej vitesh me radhë, evoluon hap pas hapi, por njerëzimi nuk di asgjë për këtë plan shfarosës. I madhi Zot na dhëntë dije,udhëzim,fuqi,dhe durim përballë këtyre qenieve anti-humane e anti njerëzore”.

9. Profesori francez dr. Christian Perrone, i cili ka udhëhequr komitetin teknik të vaksinimit pran OBSH-së ka porositur se:” në historinë e mjekësisë kurrë nuk kemi vaksinuar në rastet urgjente miliona njerëz për shkak të rrezikut të virusit i cili vret grupet e caktuara, të cilët mund të identifikohen dhe të shërohen. Vaksinat e Modernës apo Pfizerit nuk janë vaksina, ato janë produkte të terapisë gjenetike RNA, e jo vaksina. Munden përgjithmonë dhe në mënyrë të pakthyeshme të modifikojnë gjenet dhe kromozomet dhe eventualisht të përcillen edhe tek fëmijët tanë”.

10. ” Njerëzit janë në rrezik nga vaksinat e jo nga virusi COVID-19. Për dallim nga vaksina klasike, vaksinat RNK nuk kanë strukturën e cila në organizmin e njeriut do të ishte e njohur, por vetëm jep informatën për atë strukturë. Absolutisht nuk do të preferoja asnjë dozë të vetme të vaksinës kundër COVID-19. Po të pranojë këtë vaksinë të re RNK, njeriu shprehimisht do të ketë kryet në cungë”.

Imunologu kroat dr. Srečko Sladovljev

11.” Nuk dua të më imponohen gjërat e panjohura dhe të paverifikuara. Asnjë prodhues i vaksinave nuk jep garancione se vaksina është e mirë dhe e sigurtë. Për efektet anësore të tyre nuk japin përgjegjësi. Nuk japin përgjegjësi as qeveritë të cilët porosisin vaksina. Për produktin duhet garantuar, ndërsa për vaksina askush nuk po jep garancion. Vaksinimi kundër Covid’19 është eksperimenti që bëhet me njerëzit. Vaksinat nuk kanë kaluar tërë procedurën e cila do të duhej kaluar në praktikën mjekësore. Ajo thjeshtë është e imponuar dhe për këtë shkak unë nuk do të vaksionohem. Këtu është edhe çështja e ndërgjegjes. Në rast se thuhet se çdo njeri ka të drejtë të veproj sipas ndërgjegjes, atëherë askush nuk guxon dikë të detyrojë dhe të veprojë kundër ndërgjegjes së tij. Këtë nuk mund të imponojë as ligji, as kryeministri, as qeveria, bile askush”! Mjeku kroat, dr. Stipe Kutlesha

12. “Kur ndryshon linja e kodit apo vendoset linja e kodit (i referohet DNA-së), atëherë edhe kodi gjenetik ose DNA-ja ndryshon, që do të thotë se tek individi apo subjekti tani ka ndryshuar gjenotipi i njeriut në atë që shkencëtarët e kanë koduar. Pas kësaj, individi apo subjekti më nuk mbetet krijesë e Zotit, por shndërrohet në krijesë të njeriut, që do të thotë se individi apo subjekti do të jetë“patentë“ eksperimental” Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Moderna, Tal Zaksi

Do të shtojë se vaksinat, nuk janë të lejuara nga agjensionet për lejimin e përdorimit të ilaqeve(sikurse që është FDA-ja amerikane apo EMA e Bashkësisë Evropiane), porse kanë leje për përdorim urgjent gjersa “zgjat gjendja e jashtë zakonshme-emergency use”, që do të thotë se nuk janë kryer akoma studimet e nevojshme, e as që kanë marr leje për shpërndarje dhe shitje normale, porse janë në fazën eksperimentale të implementimit mbi njerëzit, në vend të minjve të bardhë, të cilët me zbatimin e kohëpaskohshme të “gjendjes së jashtëzakonshme” ndaj qytetarëve në botë nga rreziku i korona virusit COVID-19, po mbahen në një frikë të paparë në historinë e civilizimit njerëzore plot një vit.

Poashtu në dokumentacionin zyrtar i vaksinës Pfizer theksohet se: “Jam i njoftuar se vaksina akoma nuk është regjistruar, dhe se ka marr vetëm autorizim urgjent për përdorim, pasi që është në fazën e tretë të hulumtimit klinik dhe se efikasiteti dhe siguria e vaksinës tek do të vërtetohet. Kuptoj që pjesëmarrja në programin kombëtar të vaksinimit kundër COVID-19, nuk do të më mbrojë nga korona virusi COVID-19”.

Nga dhjetori i vitit të kaluar e gjer në ditët e sotme më shumë se 10.000 njerëz kanë vdekur si pasojë e efekteve anësore të vaksinimit, ndërsa tek më shumë se 200.000 raste janë shfaqur efekte tjera anësore. Sipas Agjensionit evropian për ilaqe(EMA) në Evropë kanë vdekur 7212 njerëz, dhe atë 4036 raste të vdekjeve nga vaksina Pfizer, 1922 vdekje nga vaksina Moderna, 1234 raste të vdekjeve nga vaksina Astra Zeneca dhe 20 raste të vdekjeve nga vaksina Johnson&Johnson. Sistemi amerikan VAERS të cilin e mbikëqyrin CDC-ja dhe FDA-ja amerikane ka paraqitur 3005 raste të vdekjeve dhe 56.868 raste të shfaqura të efekteve tjera anësore nga vaksinat kundër COVID-19. Ndërsa, Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar se vaksinimi nuk do të ndalojë përhapjen e korona virusit COVID-19, për shkak të mungesës së provave për ndikimin e vaksinimit në parandalimin e korona virusit COVID-19.

Mikrobiologu Lul Raka më tej mori guxim të paralajmërojë mantelbardhët se:“nëse ata dyshojnë në vaksinim, atëherë, ndoshta do të duhej të heqin mantelin e bardhë dhe të kërkojnë ndonjë punë tjetër për të mbajtur familjen”.

Lidhur me këtë paralajmërim të mikrobiologut Lul Rakës do t’ia përkujtojë atij, vetëm disa norma juridike për të drejtën e individit për të vendosur për integritetin e tij fizik dhe psiqik, se a do të vaksinohet apo nuk do të vaksinohet.

1.Neni 26 i Kushtetutës së Kosovës garanton të drejtën e integritetit personal: “Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj, që përfshin: (1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj; (2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin; (3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin; (4) të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij”.

2.Neni 1 i Kodit të Nirnbergut cek:”Pëlqimi i subjektit njerëzor është absolutisht i nevojshëm. Kjo do të thotë që individi i cili kyçet në eksperiment duhet të ketë zotësinë juridike që të jep pëlqimin, kërkesa duhet të jetë e arsyetuar që individi të mund të shfrytëzojë mundësin e lirë të zgjedhjes së tij, pa intervenim të çfarëdo elementi të forcës, mashtrimit, lajthitjes, imponimit, forcës së tepruar apo formës tjetër të kufizimit apo dhunës, dhe do të duhet të ketë dije të mjaftueshme dhe mirëkuptim të elementeve të lëndës në fjalë e cila do t'ia mundësonte atij sjelljen e vendimit të qartë dhe të kuptueshëm.

Neni 4 cek: “Eksperimenti duhet të zbatohet në atë mënyrë që të shmangen të gjitha lëndimet dhe vuajtjet e panevojshme fizike dhe shpirtërore”. Neni 5 cek: “Nuk guxohet të zbatohet eksperimenti kur ekziston apriori arsyeja për besimin se mund të ndodh vdekja ose lëndim i rëndë, në ato eksperimente ku mjekët eksperimentojë vetveten e tyre”. Neni 7 cek:”Duhet bërë përgatitjet e përshtatshme që të sigurohen kushtet e nevojshme për mbrojtjen e subjektit eksperimental të cilët duhet të jenë sa më larg mundësisë së paraqitjes së lëndimeve, invaliditetit apo vdekjes së njeriut”.

3.Rezoluta nr. 2361 të Këshillit të Evropës miratuar me 27 janar 2021 thekson:

7.3.1. të sigurojnë qytetarët që t’i informojnë se vaksinimi nuk është i detyrueshëm dhe askush nuk duhet të vihet nën presioni politik, shoqëror apo presion tjetër për t’u vaksinuar, në rast se ata nuk dëshirojnë të vaksinohen;

7.3.2. të sigurojnë që askush nuk duhet të diskriminohet sepse nuk është vaksinuar për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore, apo që vet nuk dëshiron të vaksinohet.

Edhe pas gjithë kësaj, ata qytetarët të cilët eventualisht vendosin të vaksinohen do të ju kisha preferuar që para vaksinimit të përpilojnë kontratën e vaksinimit me Ministrinë e Shëndetësisë, me të cilin do të obligohej Ministria e Shëndetësisë që në rast të shfaqjes së efekteve anësore nga vaksinimi kundër COVID-19 të paguajë të gjitha shpenzimet e trajtimit dhe shërimit mjekësor, ndërsa në rast të vdekjes eventuale apo paralizës të paguajë kompensimin material. Qëllimi i kompensimit nuk mund të jetë ekuivalent për traumat e përjetuara psiqike dhe shpirtërore dhe nuk mund të vendos kthimin në gjendjen e mëparshme, porse me kompensim sadopak mundësohet një satisfikacion moral nga efektet anësore të shkaktuara nga vaksinimi kundër COVID-19.

Këtë përgjigje që bëra ndaj apelit të Lul Rakës për vaksinim, përveç tjerash është edhe si rezultat i përvojës së hidhur që si prind kam përjetuar, pasi që djali im pasi i mori vaksinat DPT3, OPV3 dhe Hep B3 në vitin 2010 pa i mbushur 1 vit, si pasojë e vaksinimit përjetoi efektet anësore, nga të cilët edhe tani, 11 vite pas, akoma vuan nga efektet anësore.

Shpresoj, besoj dhe i lutem Zotit fuqiplotë që një ditë të përfundojnë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat