Letër ambasadorëve të SHBA-VE, Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe Italisë

Opinione

Letër ambasadorëve të SHBA-VE, Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe Italisë

Nga: Rexhep Torte Më: 27 prill 2021 Në ora: 10:48
Rexhep Torte

SHBA dhe BE nëse ja imponojnë Kosovës kompromisin ne dialogun Kosovë-Serbi bëjnë tradhti.

Shekulli i 20-të dhe fillimshekulli i 21 dëshmuan se Serbia sa herë që është favorizuar padrejtësisht ajo është tërbuar maksimalisht për t’i realizuar orekset hegjemoniste për luftëra, vrasje e masakra për të okupuar troje shqiptare.

Konferenca e Ambadorëve në Lomdër 1913 dhe Konferenca e Paqes në Paris 1920, e favorizuan Serbinë duke e lejuar t’i mbajë të okupuara trojet shqiptare, gjë që rezultoi me rritjen e egërsisë okupuese gjakpirëse të Serbisë.

Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”, paraqet protestën e tij si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm.

Siç shkruan ky shkrimtar hebre në këtë libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich asokohe me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

Të nderuar ambasadorë, po Ju paraqesim disa fragmente nga ky libër ku pasqyrohen mizoritë barbare serbe ndaj shqiptarëve.

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlich vazhdon t’i përshkruajë si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushtria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër.

Serbia në fundshekullin e 20 filloi tre luftëra okupuese në ish Jugosllavi, në Kroaci, Bosnjë dhe Hercëgovinë dhe në Kosovë, duke vrarë, masakruar e dhunuar dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm dhe duke dëbuar miliona banorë të pafajshëm, për ta realizur idenë famëkeqe të Serbisë për zgjerimin e kufijve të saj, janë dëshmia e radhës se Serbia dhe serbët janë vrasës dhe gjakpirës të pangopur.

Serbët janë popull i egër, primitiv, popull pa identitet dhe kulturë njerëzore. Serbët identitetin dhe kulturën e tyre njerëzore kërkojnë t’i dëshmojnë nëpërmjet vrasjeve dhe masakrave dhe okupimit më se shumti të trojeve shqiptare.

Serbët që me ardhjen tyre në Ballkan në shekullin e gjashtë nga Karpatet e largëta, sollën vetëm egërsi, konflikte dhe luftëra të përgjakshme, e më së shumti ndaj shqiptarëve autoktonë ,fisnikë e paqedashës, duke i okupuar trojet shqiptare, që kanë qenë gjer përtej Nishi.

Shqiptarët janë kombi më i vjetër autokton në Ballkan me identitet, gjuhë e kulturë më të pastër dhe të pakontestueshme, dhe se shqiptarët janë kombi më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan.

Të nderuar ambasadorë, Serbia dhe serbët mizoritë e tyre i dëshmuan edhe në agresionin gjenocidal e vrasës në Kosovë në vitet 1998/99, duke vrarë më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, duke dhunuar në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare, duke rrëmbyer 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur dhe duke e bërë shkrum e hi Kosovën duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë të marrin rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

Po Ju paraqesim edhe disa pjesë të vogla nga rrëfimet autentike të pëshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Të nderuar ambasadorë, Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se:

“Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve.

Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosvë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez.

Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyr bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit.

Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?!

Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008.

fat të keq as policia, prokuroria e, gjyqësia dhe instirucionet e tjera të Kosovës (1999-2021) nuk e kanë hetuar këtë gjenocid të tmerrshëm kundër shqiptarëve të pafajshëm, ku kanë qenë viktimë edhe fëmijet, për çka nuk kemi numër të saktë dhe nuk dijmë ku kanë përfunduar këto mbetje mortore” ?!, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara .

Të nderuar ambasadorë, pasi t’i lexoni këto tre shembuj të mizorive të Serbisë dhe serbëve ndaj shqiptarëve, viheni dorën në zemër dhe mendoni, si do të silleshit ndaj Serbisë dhe serbëve po t’i kishin kryer Serbia dhe serbët këto krime mizore ndaj familjëve T’uaja, ndaj farefisit T’uaj apo ndaj popujve T’uaj ?

Shqiptarët janë kombi më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan, por përkundër kësaj kanë përjetuar kaqë shumë vraje, masakra dhe dëbime më mizore nga Serbia dhe serbët .

Shqiptarët në vitet 1998/99 nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishin Serbia dhe serbët ata që kryen agresion gjenocidal e vrasës nga më të përgjakshimt në Kosovë.

Vetëm pas bombardimeve 78 ditore të NATO-s ndaj caqeve të serbe , Serbia u detyrua të tërhiqet nga Kosova, me çka u ndal edhe spastrimi etnik i shqiptareve nga Kosova.

Serbia tashmë edhe pas 21 viteve nga çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, me gënjeshtra nga më të ndryshmet mundohet të rikthehet në Kosovë, ose ta dëmtojë qoftë sovranitetin, qoftë funksionimin normal të shtetit të Kosovës.

Të nderuar ambasadorë, këto argumente të sipërtheksuara flasin qartë se Serbia duhet të edukohet, korrigjohet dhe demokratizohet nëpërmjet presioneve dhe sanksioneve të fuqishme ndërkombëtare, ndryshe Serbia mbetet e papërmirësueshme dhe e gatshme për konflikte të reja në Ballkan.

Serbia viteve të fundit me tezën e saj se gjoja kujdest për pakicën serbe në Kosovë, edhe pse pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, përpiqet që në Kosovë ta krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me të vetmin qëllim që ta dobësojë dhe ta ketë nën kontroll shtetësinë e Kosovës.

Serbia nëpërmjet administrimit nga Beogradi, të kishave, manastireve dhe patriarkanave serbe në Kosovë, synon që edhe përmes ktyre objekteve fetare t’a shtrijë dominimin në Kosëvën tashmë shtet i pavarue e sovran.

Të nderuar ambasadorë, theksojmë se këto objekte orthodokse qe Serbia i quan si të saj, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera sqiptare dhe janë ndërtuar, ruajtur dhe ruhen edhe sot e kësaj dite nga vetë shqiptarët, por që serbët pas okupimit të Kosovës i kanë ndryshuar dhe përvetësuar, për çka ekzistojnë dokumente dhe prova historike bindëse të pakontestueshme.

Shumica e këtyre objekteve kishtare orthodokse serbe, duke përfshirë edhe manastirin e Deçanit, gjatë agresionit gjenocidal dhe vrasës të Serbisë në Kosovë në vitët 1998/99, kanë shërbyer si baza ushtarake ku janë torturuar, vrarë dhe masakruar shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Kisha Orthodokse Serbe në vend që ta fisnikërojë dhe pastrojë shpirtin e besimtarëve orthodoksë serbë, ajo është vënë e tëra në nxitjen dhe mbrojtjen e krimeve serbe ndaj shqiptarëve.

Të nderuar ambasadorë, kërkesa e Serbisë viteve të fundit që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë mbi bazën e arritjes së një kompromisi, për shqiptarët e Kosovës dhe për mbarë shqiptarët është e padrejtë, e papranueshëme dhe poshtëruese.

Çfarë kompromisi lyp Serbia, kur Kosovën e bëri shkrumb e hi, kur vrau e masakroi mijëra shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, kur dhunoi 20 mijë femra shqiptare, kur rrëmbeu në Kosovë 1650 shqiptarë të pafajshëm fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.

Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e i dogji në mënyrë mizore në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.

Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur sot e kësaj dite Serbia nuk po e tregon vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqipatarë pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë.

Çfarë kompromisi po lyp Serbia nga Kosova, kur sot e kësaj dite nuk po i tregon hekuranat në Serbi ku janë djegur mizirisht mijëra e mijëra shqiptarë të të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë.

Të nderuar ambasadorë, shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët shpresojnë dhe besojnë që SHBA-të dhe BE-ja, do ta detyrojnë Serbinë agresore gjenocidale, që në dialogun Kosovë-Serbi ta njeh Kosovën shtet sovran e të pavarur pa asfarë kushtëzimesh.

SHBA-të dhe BE-ja, si mbrojtëse avangarde të demokracisë në botë në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojnë vetes që Serbinë agresore, kriminale, gjenocidale dhe vrasëse ta vënë në nje rafsh me Kosovën viktimë.

SHBA-të dhe BE-ja, po qe se ja imponojnë Kosovës që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë mbi bazën e arritjes së kompromisit, kjo do të jetë tradhtia e radhës ndaj Kosovës, ndaj mbarë shqiptarëve dhe ndaj të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës.

SHBA-të dhe BE-ja dhe udhëheqësit e tyre, po qe se ia imponojnë Kosovës që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë mbi bazën e arritjes së kompromisit, do të kryejnë mëkatin më të madh për veten e tyre, për popujt e tyre dhe për shtetet e tyre.

Të nderuar ambasadorë, Kosova dhe shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi dhe vërtetësi, ndryshe kurrë në Balklkan nuk do të ketë qetësi.

Ju dhe shtetet T’uaja duhet të jeni në anën e drejtësisë dhe të së vërtetës për Kosovën dhe shqiptarët, dhe nuk duhet t’i lejoni vetes të bëni mëkate, sepse mëkatet i dënon Zoti edhe në jkëtë jetë por edhe në jetën e përtejme.

Zoti Ju bekoftë Juve, familjet T’uaja, dhe shtetet T’uaja që i përfaqësoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat