Modeli i tregëtisë në ish BRSS “kleringu”-mall për mall, është mjet për shlyerjen e borgjeve në Kosovë

Opinione

Modeli i tregëtisë në ish BRSS “kleringu”-mall për mall, është mjet për shlyerjen e borgjeve në Kosovë

Nga: Agim Vuniqi Më: 29 prill 2021 Në ora: 07:34
Agim Vuniqi

Sistemi më i thjeshtë i tregëtisë "klering" është shkëmbimi direkt mall me mall, kështu sot shitet dhe blihet në Kosovë. Këtë sistem kanë instaluar qeverite njëra pas tjetrës, PDK-ja, por edhe LDK-ja, sidomos pushteti komunal, e cila merrte "cash-in" nga publiku përmes tatimeve dhe investonte në godina shumëkatëshe, duke rritur mafinë ndërtimore. Toka huazohej, ndertoheshin godinat, paguheshin ndërtuesit "klering"-mall për mall, me apartamente... Ndërsa mafiozët ndërtimorë ua shitnin apartamnentet mërgimtarëve të cilet paguanin "cash" dhe te gjitha “berret ne stan”. Numri i borxhlinjeve është rritur shumë në Kosovë, njëra ndër arsyet e largimit nga Kosova është edhe borgji galopant, fajdeja...

Borxhlinj ndjehen edhe ato kompani që kanë punuar me “klering”, që kanë ndërtuar rrugë dhe kanë ngritur pallate të mbetura “stuck”, se nuk shiten dot…Por borxhliu më i madh, tani për tani, është vetë shteti. Ky borxhli gjigant nuk ngopej së marri borxhe për të larë borxhet e vjetra me një borxh të ri… As duke shitur asetet kombëtare. Dhe nuk vuante  për këtë qeveria, përkundrazi, ndiheshin krenar dhe të lumtur, teksa thuhej nga koalicionet qeveritare se ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk ka krizë, në kohë kur Amerika ishte në secesion, kishin ra dukshëm aksionet, ndërsa tregu i pasurisë së paluajtshme ishte para falimentimit. Fatmirësisht partitë “hargjuese” u përpoqën që shumë hajni t’i mbulojnë nga mjetet e trustit, ku përfitonin sërish “grykësit” e buxhetit. Fatmirësisht më 14 shkurt vota e popullit i përndjeki nga pozita duke ua dhënë shkelmin përfundimarë.

Kronikët e ngjarjeve nuk harrojnë kohën kur realizoheshin marrëveshje të majme koalicionesh, per t'ua lehtesuar "jeten" koalicioneve “narko-mafi” dhe mafise ndertimore. Nuk harrohet fakti se qeveria Haradinaj pat shpikur formulën paradoksale  të faljes se borgjeve. Shtypi vendor pasqyronte të dhëna tmerruese se falësit kryesorë ishin prodhuesit e krizës, e mungesës s së parave "cash".

Nuk dihet sa mijëra euro në vit i bie të ketë detyrim një qytetar nga ky borxh, i cili nuk ka të ndalur. Sa është borgji publik që shteti u ka bankave të huaja dhe të vendit, si dhe informaliteti, i cili shkon deri në 40%, atëherë mund të përfytyrohen sadopak përmasat gjigante e një shteti që mbijeton i mbytur fund e krye në borxhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat